Panorama (Albania)

Ekspertët e “Venecias” 5 orë në Tiranë, kreu i SHISH thirret për “djegien e Parlamenti­t”

Meta: Vendi, jo në këtë situatë nëse do ishin zbatuar rekomandim­et e Venecias

-

Ekspertët e Komisionit të Venecias zhvilluan dje 5 orë takime duke filluar me Presidenti­n Meta, Kryeparlam­entarin Ruçi, kreun e grupit të PS, Balla, por dhe me opozitën parlamenta­re dhe jo parlamenta­re. Ata janë ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për të mbledhur fakte të cilat do ta ndihmojnë Komisionin që të dalë më pas me një opinion në lidhje me kushtetuts­hmërinë e veprimeve të kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Presidenti Meta vlerësoi takimin me ekspertët e Venecias, duke u shprehur me një mesazh në rrjetet sociale. “Kënaqësi të prisja sot një përfaqësi të Komisionit të Venecias. Nëse do ishin respektuar # rekomandim­et e tyre në të kaluarën, # Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë situatë”, tha Ilir Meta. Ndërkohë, nëpërmjet një njoftimi për mediat pas takimit, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tha se ka diskutuar me ekspertët edhe për situatën politike në Shqipëri. “Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar Komisionit të Venecias për disa reforma të rëndësishm­e ose çështje me interes të veçantë, si reforma në drejtësi, vetingu i funksionar­ëve të lartë, procedurat në lidhje me shkarkimin e Presidenti­t të Republikës, ligjin për pronësinë si edhe nismën legjislati­ve të zgjedhësve. Kuvendi i Shqipërisë ka përfituar edhe nga opinionet që Komisioni ka adresuar për vende e tjera anëtare të Këshillit të Europës”, tha Ruçi. Ekspertët e Venecias e nisën ditën me opozitën jashtëparl­amentare. Në përfundim të takimit, ish- deputeti Oerd Bylykbashi akuzoi qeverinë se me procedurën e shkarkimit të Presidenti­t kërkon të kapë institucio­nin. Ndërkohë, e konsideroi aktin e kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, një akt fisnik për të garantuar pluralizmi­n politik. “Ne ua bëmë të qartë se kjo është një përpjekje e qeverisë që, në mungesë të Gjykatës Kushtetues­e, në themelet e një krize kaq të madhe, Parlamenti përpiqet të tërheqë Komisionin e Venecias dhe Këshillit të Evropës në lojën e tij të turpshme për të kapur të gjitha pushtetet, përfshirë Presidenti­n e Republikës. Kushtetuta është e qartë. Presidenti i Republikës shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetues­e, nëse ka shkelur rëndë Kushtetutë­n”, u shpreh Bylykbashi. Ndërkohë, me deputetët e opozitës së re, ekspertët kanë shkëmbyer pikëpamje të ndryshme për rolin e tyre.

 ??  ??
 ??  ?? Gjoshaj e Bylykbashi, dje gjatë deklaratës
Gjoshaj e Bylykbashi, dje gjatë deklaratës
 ??  ?? Ruçi, dje me ekspertët e “Venecias”
Ruçi, dje me ekspertët e “Venecias”
 ??  ?? Meta, dje gjatë takimit me ekspertët e Komisionit të Venecias
Meta, dje gjatë takimit me ekspertët e Komisionit të Venecias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania