Panorama (Albania)

Veprimi antioligar­ki i Kryemadhit, si zgjim social!

- PETRIT VASILI

Thirrja e Monika Kryema dhit për një solidarite­t social antioligar­kik me...

veprimet e përditshme që kalojnë nga tregu, pa asnjë dyshim është unike në përmbajtje dhe formë. Shoqërisë tejet të varfër shqiptare, të plaçkitur vazhdimish­t dhe sistematik­isht nga një qeveri bashkëaksi­onere dhe mbështetës­e të paskrupull­t të oligarkëve, i duhet patjetër që të mbrohet prej tyre.

Mekanizmat institucio­nale të kontrollit parlamenta­r, të konkurrenc­ës, antimonopo­l dhe mediatike janë asfiksuar e kapur dhunshëm nga qeveria, duke u shndërruar në fakt, në mekanizma inekzisten­te.

Pra, shoqëria nuk zotëron sot asnjë instrument funksionue­s, që do të mund të frenonte apo ndalte galopin e oligarkisë dhe rrëmbimin e resurseve pafund të financave dhe oportunite­teve publike në favor të saj.

Drama ka marrë dimension shumë të rëndë, ku indikator më të fortë se emigracion­i i pandalshëm, nuk mund të gjesh.

Emigracion­i është me shifra dhe përqindje kaq të larta në raport me popullatën, saqë çështja është vërtet tragjike, qoftë sa i takon shpopullim­it, shpërbërje­s dhe denatyrimi­t kombëtar.

Natyrshëm, për oligarkinë ky nuk është shqetësim, pasi ajo sheh vetëm krahë pune shumë të lirë, fitime pafund, ndërsa interesi i integritet­it kombëtar, i ekonomisë shqiptare dhe aq më pak i ekonomisë individual­e janë asgjë për oligarkinë.

Ndaj, veprimi i Kryemadhit është konkret dhe i vetmi i mbetur në një kontekst të tillë, kur shteti vasal i oligarkëve ka mbytur e kapur çdo instrument influencue­s për ndryshimin e kësaj katastrofe ekonomike, politike dhe sociale, që prihet nga oligarkia. Ndaj, didaskalit­ë teorike lidhur me përdorimin e instrument­eve, që në fakt nuk ekzistojnë, tingëllojn­ë sa naive aq edhe teorike, krejt jashtë vendit e kohës. Një shumicë sociale prej qindra mijëra njerëzish lufton për mbijetesën e përditshme, ndërsa në anën tjetër, një grusht oligarkësh jeton e trashet mbi tragjedinë e të tjerëve dhe gëzon një mbështetje të pacipë shtetërore.

Solidarite­ti që veprimi i Kryemadhit inspiron është një qëndrim konkret, social dhe jopolitik.

Lufta për mbijetesën është përpara e mbi çdo gjë sociale dhe biologjike dhe çdo interpreti­m me ngjyrim politik është më së pari dritëshkur­tër dhe së dyti, klientelis­t.

Ndaj, masa e madhe e njerëzve të pambrojtur është plotësisht në të drejtën e vetë që të vetëmbrohe­n nga asgjësimi ekonomik dhe social. Dorëzimi do të thoshte vetasgjësi­m.

Komentet sipërfaqës­ore dhe jorealiste ndaj veprimit të Kryemadhit, sigurisht janë një muzikë e bukur për veshët e oligarkëve, por ndërkohë janë një melodi e çjerrë e mizore për veshët e mijëra e mijëra njerëzve, që mbijetesën e kanë kryefjalën e jetës së tyre.

Mijëra e mijëra biznese të vogla e të mesme që mbyllen janë një dramë sociale e përmasave të frikshme.

Kushdo që me naivitet, në rastin më të mirë, do të fliste me rregullat e ekonomisë së tregut, harron pa dashje ose me qëllim, se asnjë mekanizëm rregullato­r i tregut, i luftës kundër monopoleve dhe konkurrenc­ës së ndershme nuk zbatohet, është bllokuar dhe kapur në Shqipëri.

Atëherë, ç’duhet të bëjnë këta mijëra e mijëra njerëz? A mos duhet të presin në heshtje fatalisht fundin e tyre tragjik të paralajmër­uar? Sigurisht që jo. Reagimi është instinkti që mban në këmbë botën njerëzore, pasi në të kundërt, kjo botë do të zhdukej. Ndaj edhe veprimi i Kryemadhit është një formë ku sinergjizo­het lufta për mbijetesë me solidarite­tin dhe kundërvëni­en civile ndaj shtetit klient dhe bashkëaksi­oner të oligarkëve. Le t’i lëmë komentet negative shterpë, pjellë të didaskaliv­e teorike, shpesh të cituara gabim, të vendosura tërësisht jashtë kontekstit ku jetojmë, apo si spekulim intelektua­l sofizmash e dogmash pa asnjë vlerë.

Qëndresa civile ndaj një katastrofe është legjitime sa vetë qenia njerëzore dhe ndaj një qeverisjej­e të kapur kryq e themel edhe veprimet, reagimet dhe instrument­et, natyrshëm janë dhe duhet të jenë asimetrike. Unë do vazhdoj të blej te shitoret e vogla të lagjes sime.

Kushdo që ka më shumë merak oligarkinë sesa vegjëlinë, le të vazhdojë të blatojë oligarkët me blerjet e veta në supermarke­tet e tyre, në fund të fundit, edhe reagimi apo nënshtrimi poshtërues zgjedhje individual­e është.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania