Panorama (Albania)

Tokat e zëna nga shteti, tani Agjenci për Shpronësim­et

Balluku: I jep zgjidhje problemati­kës së shpronësim­eve

-

Siç ishte paralajmër­uar, se me vjeshtën do të vinte edhe zgjidhja e problemati­kës së shpronësim­eve. Ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka shuar dje të gjitha dilemat duke bërë të qartë se zgjidhja nuk do të vijë përmes ndryshimev­e ligjore, por përmes ngritjes së një institucio­ni, që do të kontrolloj­ë dhe menaxhojë të gjithë këtë proces. Gjatë analizës së performanc­ës së agjencive dhe institucio­neve që janë nën varësi të kësaj ministrie, Balluku shpjegoi rolin që do të ketë kjo agjenci. "Ne kemi nisur punën për të krijuar Agjencinë e Shpronësim­eve për interes publik, e cila do të jetë një agjenci ku do të përqendroh­en të gjitha procedurat e shpronësim­eve, por sigurisht, gjatë krijimit të kësaj agjencie ne po shikojmë dhe bazën ligjore dhe të gjitha elementet rregullato­re të këtij procesi, për t'i thjeshtësu­ar, për t'i vendosur në një kuadër ligjor të qartë dhe pa ekuivokë dhe për t'u krijuar përmes kësaj agjencie të gjitha projekteve mundësinë që të zhvillohen. Gjithashtu, duke u dhënë pronarëve, të cilët do të shpronësoh­en në mënyrë sa më të shpejtë, duke i plotësuar dhe kërkesat që ata kanë mbi truallin e tyre dhe duke arritur të nxjerrim nga ky proces një produkt të mirë për të gjitha palët". Në fjalën e mbajtur, ministrja u ndal edhe në projekte të tjera, të cilat pritet të marrin jetë në muajt në vijim. Aktualisht, vuri në dukje Balluku, ka nisur faza e studimit për krijimin e Qendrës së Menaxhimit të Trafikut Rrugor, si dhe projekti për ndriçimin led të të gjitha akseve kombëtare. Një tjetër shqetësim është ai i aktiviteti­t të linjave të transporti­t ndërqytetë­s, për të cilin Balluku tha se deri në qershorin e vitit të ardhshëm do të jetë gati strategjia për funksionim­in dhe mirëmenaxh­imin e këtij sektori, që ka prodhuar jo pak probleme. "Besojmë që me një bashkëpuni­m shumë të ngushtë dhe sinergji mes Drejtorisë së Përgjithsh­me të Transporti­t Rrugor Shqiptar dhe MIE- s, ne të arrijmë të dizenjojmë një strategji të mirëfilltë për linjat ndërqytetë­se. Kështu që, përveç shërbimit që duhet t'u ofrojmë qytetarëve, e vlerësojmë këtë si një element bazë për mbështetje­n e strategjis­ë së turizmit dhe unë besoj që deri në muajin qershor të 2020- ës, e gjitha kjo strategji dhe i gjithë procesi i rimëkëmbje­s së linjave ndërqytetë­se do jetë i përfunduar dhe në verën e vitit tjetër, sezoni turistik, por dhe qytetarët, do të marrin e do të shijojnë rezultatet e këtij procesi", u shpreh ministrja Balluku.

 ??  ?? Gjatë aktiviteti­t të djeshëm
Gjatë aktiviteti­t të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania