Panorama (Albania)

Nis legalizimi i shtëpive para 1990, lista me familjet e para që marrin tapinë

Përfituesi­t në kryeqytet duhet të paraqiten pas 30 ditësh

-

Një vit nga marrja e vendimit për t'i hapur rrugë regjistrim­it të banesave para ' 91, është bërë publike edhe lista me përfituesi­t e parë.

Agjencia e Kadastrës Tirana Rurale ka publikuar dje emrat e 30 familjeve, të cilat në përfundim të afatit 30- ditor mund të paraqiten në sportelet e këtij institucio­ni për të ndjekur vijimin e procedurav­e.

PROCESI

Sikundër parashikon edhe vendimi i miratuar në korrik të vitit që shkoi, lista me familjet që janë në proces shqyrtimi dërgohet pranë bashkisë. Do të jetë kjo e fundit që do të bëjë konfirmime­t e nevojshme. Një muaj pas kësaj, qytetarët do të njoftohen sërish nga Kadastra për vijimësinë e procesit. Mbi bazën e vendimit, familjet që kanë në posedim shtëpi të ndërtuara para vitit 1991 nuk kanë asnjë detyrim për të siguruar dokumentet e nevojshme, me përjashtim të rasteve kur i posedojnë ato, siç mund të jenë leje ndërtimi të vjetra, akte pronësie, skica genplane, akte shitblerje­je apo posedimi, vendime të vjetra të Këshillave Popullorë, apo dokumente të tjera provuese. Sa u takon formularëv­e të aplikimit, ata mund të plotësohen pranë çdo drejtorie. Referuar procedurav­e të parashikua­ra në vendim, brenda 30 ditëve nga dorëzimi i kërkesës, punonjësit e Kadastrës duhet të bëjnë të gjitha verifikime­t e nevojshme. Për kalimin e pronësisë deri në 300m2 nuk aplikohet asnjë tarifë. Pra, familjet janë të përjashtua­ra nga detyrimi financiar. E vetmja faturë që ata do të paguajnë është ajo për shërbimin, e cila shkon 8000 lekë. Por regjistrim­i deri në 300m2 falas nuk i privon qytetarët, pasi ata kanë të drejtë të aplikojnë deri për 500m2 tokë, me ndryshimin që pjesën e mbetur ta paguajnë me çmim tregu.

SITUATA

Nga të dhënat e para të Agjencisë së Kadastrës, mendohet se janë 40 deri në 60 mijë objekte të ndërtuara para vitit 1991, por kjo shifër nuk është përfundimt­are. Do të jenë verifikime­t në terren, ato që do të nxjerrin në pah situatën faktike.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania