Panorama (Albania)

Ndryshon Reja, Kombëtarja spektakël dhe katër gola ndaj Islandës

Shënojnë Dermaku, Hysaj, Roshi dhe Cikalleshi

-

Fitore me zemër, reagim në momentin e duhur dhe spektakël kuqezi ndaj Islandës.

Shqipëria shkëlqen me "poker" golash, diçka që nuk ndodhte prej 6 vitesh në një ndeshje të kuqezinjve. Mënyra e lojës, kthesa e menjëhersh­me pas humbjes dëshpërues­e në Francë dhe mbi të gjitha futbolli sulmues që aplikoi dje Shqipëria, ia shtoi edhe më tepër vlerat fitores 4- 2. I vetmi defekt që mbajti "të ngrirë" skuadrën për rezultatin deri afër fundit ishte shpërqendr­imi i pabesueshë­m në mbrojtje. Ishim në panik sa herë kundërshta­ri i afrohej zonës, por lodhja bëri të vetën, për më tepër që përballë ishte një kundërshta­r me freski fizike. Triumfi me Islandën u bë i veçantë edhe për faktin se kapiteni Elseid Hysaj shënoi për herë të parë me fanellën kuqezi. Serinë e golave e hapi qendërmbro­jtësi Kastriot Dermaku, për të cilin gjithashtu ishte hera e parë që realizonte si pjesë e Kombëtares. Ndërsa kur shifrat ishin "stampuar" në 2- 2, në skenë dolën Odise Roshi dhe Sokol Cikalleshi. Mesfushori fierak shfryu pas "lumit" të kritikave prej gabimeve në Francë, ndërsa sulmuesi kavajas shënoi për të tretën ndeshje radhazi, duke u konfirmuar si bomberi kuqezi. Shtyllat tashmë janë harruar dhe Reja ka gjetur lojtarin- gol.

PJESA E PARË

Shqipëria e nis me "marsh të pestë", me Manajn që bëhet protagonis­t që në start, madje godet edhe shtyllën. Kuqezinjtë shfaqen një skuadër e guximshme, me Memushajn, i cili mundohet të bëjë pasimin e fundit, por që mungojnë aksionet me një rrjedhë logjike për të shkuar te goli. Manaj dhe Cikalleshi vuajnë për të marrë pasimet e duhura dhe detyrohen të kthehen më shumë se duhet, duke ulur rrezikshmë­rinë. Lojtarët kuqezi janë dukshëm më të përqendrua­r, por shpesh futen në veprime individual­e dhe vonesa e goli i streson. Megjithatë, të besuarit e Rejës e gjejnë mënyrën për ta goditur Islandën. Një skemë nga goditja e këndit dhe koka e Dermakut e çojnë skuadrën të qetë në dhomat e zhveshjes, por me kundërshta­rin që ende nuk kishte treguar asgjë.

PJESA E DYTË

Islanda na godet pa u futur "ende" në fushë. Kuqezinjtë janë të shpërqendr­uar dhe gati i dhurojnë barazimin kundërshta­rit. Duket si mëkat për të pësuar atë gol, por dje ishte dita e Shqipërisë dhe kapiteni Hysaj shënon një gol manual. Pas një aksioni fantastik, që nis me pasime të sakta që nga zona kuqezi, Gjasula nxjerr topin dhe më pas shkodrani shpalos nga repertori disa veprime klasi, për të finalizuar si një sulmues i vërtetë në një aksion ku asisti i Manajt ishte një spektakël më vete. Por, në vend që Kombëtarja të administro­nte lojën dhe të ishte e qetë në fushë pas rikthimit në avantazh, ndodh e pabesueshm­ja. Sërish e pësojmë nga një mungesë përqendrim­i në mbrojtje, teksa i sapofuturi Sigthorson na ndëshkon. Për 10 minuta Shqipëria është e shokuar dhe rrezikon të pësojë golin e tretë, por edhe fati është me ne. Në momentin më delikat del në skenë Roshi, i cili këtë herë i vendosur në krahun e majtë, rikthen kuqezinjtë në avantazh. Lojtarët janë në delir, ndërsa minutat në vijim bëhen më të thjeshta për Shqipërinë edhe për faktin se Islanda nuk ka forcën e duhur në sulm për të bërë dëm sërish. Në fund është Cikalleshi, i cili vulos gjithçka me një të majtë perfekte. Një mbrëmje magjike dhe që mban në lojë Shqipërinë për të kapur një vend nderi në grup. Në tetor luajmë në Turqi, aty ku mund të vendoset gjithçka.

 ??  ??
 ??  ?? Festa e Kombëtares pas fitores me Islandën
Festa e Kombëtares pas fitores me Islandën
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania