Panorama (Albania)

Tre kryebashki­akët që ranë në “rrjetën” e dekriminal­izimit

Partia Demokratik­e këmbëngul në emra të tjerë me probleme me drejtësinë

-

Kryebashki­aku i Vaut të Dejës, Mark Babani, është i treti nga drejtuesit e rinj socialistë të bashkive të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, i cili ka rënë në “rrjetën” e Partisë Demokratik­e si i prekur nga ligji i dekriminal­izimit. Sekretari i përgjithsh­ëm në PD, Gazment Bardhi, u shpreh dje se në ditët në vijim do të dalin edhe emra të tjerë që preken nga ligji i dekriminal­izimit. “Zotëria ( Mark Babani) nuk është i fundit, kemi raste të tjera në verifikim. Kemi mbledhur dhe mbledhim informacio­n çdo ditë për kandidatët e PS- së në bashkitë e tjera dhe bëjmë publik atë që është e verifikuar. Nuk është një i katërt, janë më shumë se një i katërt. Ka indicie të forta për disa kandidatë. Jemi në pritje të informacio­neve”, tha Bardhi. Akuzat e ashpra të opozitës ndaj Valdrin Pjetrit, kryebashki­akut të ri të PS- së në Shkodër, se kishte fshehur një dënim dhe dëbim të tij nga Italia, e detyruan Pjetrin që të jepte dorëheqjen nga marrja e detyrës së re, duke e bërë të paqartë zgjidhjen e ngërçit në këtë bashki. Valdrin Pjetri pranoi se diçka kishte ndodhur në Itali, por kurrsesi nuk e gjente veten fajtor, pasi thotë se ai nuk ka shitur apo trafikuar drogë në moshën 20- vjeçare. “Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstud­entë, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjës­i e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë, në moshën 20- vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor”, u shpreh Pjetri ditën që dha dorëheqjen. Por demokratët akuzuan dhe kreun e ri të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakun, se kishte fshehur në formularin e dekriminal­izimit një dënim dhe dëbim nga Greqia. Edhe kësaj radhe, PD- ja i kërkoi Prokuroris­ë së Përgjithsh­me nisjen e verifikime­ve ndaj kryebashki­akut të Vorës. “Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ ndaluar në Greqi dhe më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritete­t përgjegjës­e greke”, shkruhet në kërkesën e sekretarit të përgjithsh­ëm të PD- së. Një fakt, që nuk rezulton në formularin e plotësuar nga kryebashki­aku i Vorës, i cili megjithatë ka pranuar më herët se ka ndryshuar emrin në Jorgo Toto, duke shpjeguar se këtë e ka bërë në mesin e viteve ’ 90 për të përfituar vizë udhëtimi në shtetin grek.

 ??  ?? Mark Babani e Tom Doshi
Mark Babani e Tom Doshi
 ??  ?? Agim Kajmaku
Agim Kajmaku
 ??  ?? Valdrin Pjetri e Rama në Shkodër
Valdrin Pjetri e Rama në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania