Panorama (Albania)

PD kërkon verifikimi­n e Mark Babanit: Ka qenë i dënuar në Itali e Maqedoni

Gazment Bardhi: Ekzistojnë dyshime të arsyeshme se ky shtetas, në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera

- ARISTIR LUMEZI

Partia Demokratik­e i kërkon Prokuroris­ë verifikimi­n e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babanit, për fshehje të dënimeve në Itali dhe Maqedoninë e Veriut.

Sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, përmes një shkrese dërguar Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Sektorit të Dekriminal­izimit, kërkon verifikim të të dhënave që Babani ka deklaruar në formularin e tij të dekriminal­izimit. “Mark Babani dyshohet se ka qenë i arrestuar/ ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994- 1999 dhe më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritete­t përgjegjës­e italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 20022003”, thuhet në shkresën e Partisë Demokratik­e, ku zbulohet edhe një detaj tjetër, që ngre dyshime të arsyeshme se Mark Babani i Bashkisë së Vaut të Dejës ka gënjyer në formularin e dekriminal­izimit. “Në formularin e vetëdeklar­imit, shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Itali. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani, nga periudha 1994– 2005, nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identiteti­n e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”. Bazuar në formularin e dekriminal­izimit të kryebashki­akut të Vaut të Dejës, sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Bardhi, shkruan se “pyetjeve nëse është i ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga organet ligjzbatue­se për kryerjen e një vepre penale, nëse është dënuar ndonjëherë nga autoritete­t gjyqësore të huaja apo nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masë dëbimi nga një shtet i huaj, rezulton se Mark Babani u është përgjigjur ‘ Jo’”. Sipas tij, bazuar në ligjin për dekrimilan­izimin, pasqyrimi i të dhënave të pasakta dhe të pavërteta në formularin e dekriminal­izimit përbën vepër penale dhe sjell shkualifik­imin e menjëhersh­ëm të subjektit nga kandidimi apo ushtrimi i mëtejshëm i funksionit publik.

Sipas Partisë Demokratik­e, Babani ka përdorur tri identitete të tjera përmes të cilave ka shmangur ndalimin e tij në kufijtë europianë për shkak të dënimeve të mëparshme. “Partia Demokratik­e vë në dijeni Prokurorin­ë edhe për të paktën 3 identitete të tjera që Mark Babani, i emëruar nga Edi Rama në Bashkinë e Vaut të Dejës, nuk i ka deklaruar në formular. Në formularin e vetëdeklar­imit, shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka mbajtur identiteti­n e ndryshuar Mark Ndoc Babaj, i datëlindje­s 24.12.1966. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme, sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera, të padeklarua­ra në formularin e dekriminal­izimit, si më poshtë: Mark Ndoc Babani, i datëlindje­s 24.12.1965; Marq Saimir Babaj, i datëlindje­s 11.06.1967 dhe Ylli Saimir Babaj, i datëlindje­s 02.11.1968”, thuhet në kërkesën e sekretarit të përgjithsh­ëm të PD- së, Gazment Bardhi, drejtuar Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Kërkesa e Partisë Demokratik­e i është dërguar për dijeni edhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, delegacion­it të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadave të vendeve të BE- së, por dhe zyrës së OSBE- së dhe Këshillit të Europës në Tiranë. Në kërkesën për verifikimi­n e Mark Babanit nga Prokuroria, e shoqëruar me firmat e 500 qytetarëve, Partia Demokratik­e vë në dukje se pret një verifikim dhe reagim të shpejtë nga Prokuroria, për shkak të interesit të lartë që çështja paraqet.

 ??  ?? Gazment Bardhi
Gazment Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania