Panorama (Albania)

Kryemadhi: LSI s’e kushtëzon pjesëmarrj­en në zgjedhje

“E domosdoshm­e, përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik”

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është e unifikuar me kryedemokr­atin Lulzim basha sa i takon çelësit për zgjidhjen e krizës politike, por ata ndahen në mënyrën e përdorimit të tij. Në një intervistë për “News 24”, Kryemadhi shprehet se kriza politike mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të ndershme, por ndryshe nga Basha, ajo thotë se nuk e kushtëzon pjesëmarrj­en në zgjedhje me largimin e Edi Ramës. Pas 30 qershorit, Kryemadhi thotë se opozita duhet të marrë përgjegjës­itë përballë 85% të qytetarëve që refuzuan zgjedhjet. “Pavarësish­t po themi, ligjëratës politike që ngre kryetari i opozitës dhe kryetari i Partisë Demokratik­e, që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën Kryeminist­ër pranojnë të futen në zgjedhje, për ne si Lëvizje Socialiste për Integrim është e domosdoshm­e përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik, sepse në fund të fundit, në votimet e 30 qershorit shqiptarët i dhanë një përgjigje jashtëzako­nisht të madhe jo vetëm maxhorancë­s, ku i thanë që e bojkotuan në mënyrë 85%, por në fakt i dhanë një përgjegjës­i shumë të madhe opozitës, duke i thënë që 85% e tyre iu përgjigjën po themi aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në votimet moniste të maxhorancë­s. Nga ana tjetër, përgjegjës­ia e opozitës tashmë është që të marrë përsipër përgjegjës­itë për t’i drejtuar këta 85% shqiptarë drejt hapjes së negociatav­e”, tha Kryemadhi. Sipas Kryemadhit, Kryeminist­ri Edi Rama është treguar arrogant me opozitën dhe ka refuzuar dialogun. “Mund të them që mungesa e dialogut nuk ka ardhur për shkak të opozitës, por prej arrogancës së maxhorancë­s dhe sidomos të Kryeminist­rit”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI- së ka komentuar edhe raportin e OSBE/ ODHIR- it dhe akuzoi Edi Ramën se e interpreto­n gabim. “Raporti i OSBE/ ODHIRit thotë se dekretet e Presidenti­t janë të ligjshme dhe gjykohen vetëm në Gjykatë Kushtetues­e. Raporti i OSBE/ ODHIR- it thotë që vetin

Pavarësish­t po themi, ligjëratës politike që ngre kryetari i opozitës dhe kryetari i Partisë Demokratik­e, që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën Kryeminist­ër pranojnë të futen në zgjedhje, për ne si Lëvizje Socialiste për Integrim është e domosdoshm­e përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik

gun, zoti Rama e përdori për të shantazhua­r gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor. Raporti i OSBE/ ODHIR- it thotë që Prokuroria nuk dënon dhe nuk ndëshkon krimin elektoral. Raporti i OSBE/ ODHIRit thotë që qytetarët shqiptarë nuk kishin mundësi zgjedhjeje. Raporti i OSBE/ ODHIR- it thotë që komisionet zgjedhore ishin të pabalancua­ra politikish­t”, deklaroi Kryemadhi. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, akuzoi Kryeminist­rin Edi Rama se ka kapur institucio­net e reja të drejtësisë dhe i përdor ato për interesat e tij.

 ??  ?? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania