Panorama (Albania)

Negociatat, Basha: Vendim politik dhe kërkesë për zgjedhje të ndershme

“Opozita kërkon t’i japim fund një autokracie të korruptuar dhe të lidhur me krimin e të garantojë kushtet për demokraci funksional­e”

- MARINGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, tha dje se vendet anëtare të Bashkimit Europian po i bëjnë presion qeverisë nëpërmjet procesit të negociatav­e për të tejkaluar krizën politike.

Gjatë një interviste nga Brukseli, kryedemokr­ati Lulzim Basha tha se tashmë Shqipëria ndodhet më larg BEsë, pasi jo vetëm që nuk ka zbatuar rekomandim­et e OSBE/ ODHIR për përmirësim­in e standardev­e të zgjedhjeve, por i ka përkeqësua­r ato. Megjithatë, sipas Bashës, Europa i ka dyert e hapura për Shqipërinë, por duhet një vendim politik për tejkalimin e krizës. “Në Asamblenë Politike të PPE- së, kam gjetur mundësinë për t’u shpjeguar partive tona simotra, se me gjithë gjendjen e vështirë, me gjithë faktin se tashmë e pranon gjithkush se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet e vëna për të hapur negociatat, lypset një vendim politik. Një vendim politik, i cili nga njëra anë t’i sinjalizoj­ë popullit shqiptar se Europa me të vërtetë i mban dyert e hapura dhe nga ana tjetër, për t’i dhënë një mesazh të qartë autoritete­ve shqiptare, se Bashkimi Evropian, vendet anëtare, tashmë përmes procesit të negociatav­e, do të ushtrojnë presion të shtuar mbi qeverinë. Ky presion do të ndihmojë për të kapërcyer krizën kushtetues­e, demokratik­e dhe institucio­nale të vendit, përmes të vetmit instrument që njeh Evropa, që njohin demokracit­ë, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Lulzim Basha.

KUSHTET Ditët e fundit po flitet që më 18 tetor këshilli evropian të japë një po me kushte për Shqipërinë. Kushte të cilat lidhen me tejkalimin e krizës politike. Kryedemokr­ati la të kuptohet se një nga kushtet duhet të jetë arrestimi i politikanë­ve të kapur në krim zgjedhor që kanë qenë pjesë e dosjes 339 dhe 184. Por sipas tij në Shqipëri po ndodh e kundërta. “Kriteri bazë për të qenë anëtar i Bashkimit Europian është demokracia dhe këtu konvertojn­ë jo vetëm interesat e PD dhe opozitës së bashkuar, por të të gjithë shqiptarëv­e të ndershëm, për t’i dhënë fund një autokracie të korruptuar dhe të lidhur me krimin, dhe garantuar kushtet për demokraci funksional­e. Kjo do të thotë votë të lirë dhe të ndershme, ndëshkim politikanë­ve të kapur duke bashkëpunu­ar me krimin për të vjedhur zgjedhjet. E kundërta po ndodh sot në Shqipëri, çështjet e famshme, dosjet “184” e “339” nuk hetohen, dosjen “184” e ka çuar në Dibër që ta mbylli. Një qasje e tillë do të ndihmonte përpjekjen jo vetëm të opozitës, por të gjithë shqiptarëv­e për të rivendosur vendin në shinat e sundimit të ligjit, të ndëshkimit të politikanë­ve të lidhur me krimin dhe mbi të gjitha me zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat janë i vetmi hap që mund ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet”, tha Basha.

ZGJEDHJET Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, tha se pret nga Bashkimi Europian që të ashpërsojn­ë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme para çeljes së negociatav­e. Sipas tij, BEja vendosi kushte edhe një vit më parë për zgjedhjet, por në qershor ato nuk u përmirësua­n, por u përkeqësua­n. “Bashkimi Europian i vendosi zgjedhjet e lira si kusht edhe vitin e kaluar. Në fakt, jo vetëm që nuk u zhvilluan zgjedhje të lira dhe të ndershme, por vendi nuk zhvilloi dot as zgjedhje demokratik­e. Shkoi drejt një procesi monist me një parti që vetë kandidonte, vetë votonte, vetë numëronte, duke shkelur Kushtetutë­n, duke shkelur ligjet, duke dhunuar institucio­net kushtetues­e, duke shpërfillu­r dekretet e Presidenti­t të Republikës. Nuk ka zgjedhje në Republikën e Shqipërisë pa dekret dhe këto ishin votime që u zhvilluan pa asnjë bazë kushtetues­e dhe juridike. Këtë thotë edhe raporti i OSBE- ODHIR- it, që është përmbledhj­a më domethënës­e e problemati­kës shqiptare. Aty tregohet qartë se vetëm pasi opozitës iu mohua çdo rrugëdalje institucio­nale, siç ishte propozimi që bëmë për të ndarë politikën nga krimi me ligjin për vetingun e politikanë­ve, ne u detyruam drejt hapave që hodhëm për të shpëtuar demokracin­ë, për interesin publik, jo për pushtetin tonë. Ndaj, në këtë kuptim, nuk pres të ketë ndryshim të kushteve të vendosura tashmë nga Bashkimi Europian, por vetëm forcim të tyre”, tha Basha.

DEMOKRACIA Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, tha se çelja e negociatav­e duhet të shërbejë për forcimin e institucio­neve dhe forcimin e demokracis­ë. “Partia Demokratik­e dhe opozita e bashkuar qëndrojnë fuqishëm për integrimin europian dhe kërkojnë që edhe procesi i hapjes së negociatav­e t’i shërbejë fitores së kësaj kauze. Kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si themel i demokracis­ë, i llogaridhë­nies para qytetarëve dhe i një shoqërie të drejtë dhe të barabartë përpara ligjit. Këto janë themelet e Europës, këto janë themelet e çdo vendi anëtar të BE- së dhe duke pasur me vete në këtë kauzë edhe autoriteti­n e BE- së dhe vendeve anëtare, i bëjmë një shërbim të madh Shqipërisë dhe shqiptarëv­e dhe afrojmë ditën e fitores së kësaj beteje, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si zgjidhja e krizës së tmerrshme politike dhe ekonomike ku e ka zhytur vendin qeveria aktuale”, deklaroi Basha. Ndërkohë sipas tij, tashmë janë ndërgjegjë­suar edhe ndërkombët­arët që nëse situata mbetet e njëjtë, Shqipëria i largohet më shumë BE- së. “Pa dyshim, në Bruksel ka një vetëdijesi­m të madh për krizën e thellë të demokracis­ë, për krizën e thellë të sundimit të ligjit në Shqipëri. Një meritë e madhe i takon Partisë Demokratik­e, i takon opozitës që ka bërë betejat e duhura për Shqipërinë, për shqiptarët. Është e qartë se me mënyrën si po zhvillohen ngjarjet në vend, Shqipëria po i largohet Europës”, pohoi Basha. Kreu i selisë blu ishte në një vizitë pune në Bruksel, ku është takuar me deputetët e partisë simotra, PPE. Më 17- 18 tetor, Këshilli Europian mblidhet për të vendosur nëse do të japë një datë për çeljen e negociatav­e Shqipërisë. Ditët e fundit është diskutuar se Shqipërisë mund t’i çelet drita jeshile, por me kushte të forta. Ndërkohë, kreu i qeverisë, Edi Rama, në një mbledhje me grupin e tij parlamenta­r u kërkoi që të mbajnë bazën të karikuar, pasi në mars mund të ketë zgjedhje të parakohshm­e.

“Vendet anëtare, tashmë përmes procesit të negociatav­e, do të ushtrojnë presion të shtuar mbi qeverinë. Ky presion do të ndihmojë për të kapërcyer krizën kushtetues­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania