Panorama (Albania)

Kodheli i përgjigjet Tahirit: Gjuajtje nën brez, s’kishte nevojë për letra

“S’më është dashur as letra e zotit Tahiri e tetorit 2013, e dinim që kur ishim në opozitë që radarët s’punonin”

-

Ish- ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka sqaruar çështjen e radarëve të fikur që u diskutua një ditë më parë në pretencën ndaj ishministr­it të Brendshëm Saimir Tahiri, ku ky i fundit tha se i kishte dërguar një letër koleges Kodheli.

Gjatë njëbashkëb­isedimi në “News 24”, Kodheli i ka cilësuar goditje nën brez këto diskutime dhe tha se nuk ishte nevoja për letrën e Tahirit, pasi kjo problemati­kë ka qenë evidente që në kohën e qeverisëBe­risha. Ish- ministrja ka sqaruar se si ka funksionua­r edhe monitorimi i radarëve pas 2013- ës.” Nuk është në këndvështr­imin tim, do të jem pothuajse 100% afër realitetit. Sigurisht që është marrë vetëm një moment për sa jam informuar, sepse zoti Tahiri ka folur gjatë për korrespode­ncën. Nuk më është dashur as letra e zotit Tahiri që daton tetor i vitit 2013, pra ne kishim vetëm një muaj që ishim futur në zyrë për të kuptuar që radarët nuk punonin, sepse çështja e trafikimit të paligjshëm apo të mosfunksio­nimit të vrojtimit të bregdetit shqiptar ishte një nga shtyllat e luftës sonë politike kur ne ishim në opozitë me qeverinë e Sali Berishës. Nuk ishte e nevojshme të vinte një letër pas një muaji sepse ne e dinim. Ne gjetëm shumëçka më keq se ato që ne mendonim se do të gjenim. Për t’i qetësuar të gjithë, mund të them që në muajin nëntor të po atij viti, duke përcaktuar ruajtjen e kufijve tanë detarë si një prioritet absolut, unë kam përgatitur me urgjencë një draftproje­kt që i është prezantuar Këshillit të Ministrave, pra dy muaj pasi kishim hyrë në zyrë dhe është miratuar. Janë nxjerrë para nga fonde të veçanta për të mundësuar fillimin e rikthimit në punë të radarëve. Dhe pavarësish­t se kjo u ngrit në një legjendë, jam e qetë sepse ministrat e vënë dorën mbi Kushtetutë dhe përgjigjen për respektimi­n e Kushtetutë­s dhe legjislaci­onit në vend”, tha Kodheli. Sipas saj, radarët pasi janë rregulluar në dhjetor 2013, nuk janë fikur. “Për sa i përket problemati­kës tjetër, gatishmëri­a u takon FA- ve, Shtabit të Përgjithsh­ëm dhe janë ata që merren. Radarët nuk kanë punuar dhe kanë qenë të gjithë në tokë në tetor 2013 kur ne sapo kishim hyrë në zyrë për t’i rikthyer në punë dhe kanë filluar të punojnë nga dhjetori, sigurisht është dashur punë e madhe dhe kanë vazhduar të punojnë 100%. Nuk fiken dot. Pastaj është një strukturë që e menaxhon këtë gjë. Nuk dua tw hyj nw tw dhwnat teknikw tw radarwve, ju lutem. Radarët janë të Ushtrisë, Policia ka radarë të tjerë, për të cilët Ushtria nuk përgjigjet”, tha Kodheli. Sipas saj, radarët monitorohe­n nga shumë ushtarakë. “Radarët ushtarakë janë të programuar të shikojnë 1000 milje e përtej, jo bregdetin e afërt, janë të programuar me programe të drejta të qeverive të mëparshme që të shikojnë ata që vijnë nga jashtë dhe jo e kundërta, por për shkak të mjeteve që ushtria e FA- të disponojnë, kanë një bashkëpuni­m të ngushtë me Policinë dhe Forcat Kufitare, madje në strukturën që drejtohet nga Këshilli i Ministrave dhe që menaxhon radarët, pra drejtohet nga Këshilli i Ministrave, ka në përbërje forca të armatosura, forca policore, forca të doganës, forca të rojës kufitare apo struktura policore ndërkombët­are, pra wshtw një grup të madh njerëzish që në monitorë gjigantë, monitorojn­ë ujërat detare shqiptare dhe ato ndërkombët­are, duke vepruar si një vend i NATO- s. Kështu që, këto gjuajtjet nën brez, e ka njoftuar, ndërkohë që Mimi nuk e dinte apo korrespode­nca..., duhet të jenë jashtë çdo diskutimi tw gjithshkaj­e që është diskutuar sot në seancën gjyqwsore me Saimir Tahirin”, tha Kodheli.

 ??  ?? Ish- ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
Ish- ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania