Panorama (Albania)

“Kushoja mund të jetë një tjetër ministër nga Vlora”

Tahiri: Në asnjë rast nuk vërtetohet që në përgjime jam unë

- Saimir Tahiri

Nga e dinë prokurorët që kushëriri i ministrit jam unë? Mund të ishte për ndonjë tjetër ministër nga Vlora, që ka prona atje”, shtoi Tahiri. Në mbrojtjen e tij, Tahiri u është futur edhe analizave të fjalive. “Edhe vetë fjalia e përdorur nga personi që është përgjuar nuk tregon asgjë. Ai thotë se ‘ nuk kanë marrë garanci akoma kushot e ministrit’. Kjo fjali nuk tregon se ata do të marrin garancinë nga dikush lart,

Një nga përgjimet e lexuara dje ishin edhe dy biseda të Habilajve, të cilët diskutojnë për takimet me “shefin e madh”. Këto përgjime, thotë Prokuroria, vërtetojnë se shefi i madh është në Tiranë, por ata nuk identifiko­jnë se kush është ai. “Mesazhet e shkëmbyera ( në datë 16.04.2016) nga komunikues­it Aliej dhe “Agushi” ( Taulant Haxhiraj), tregojnë se ky i fundit ka marrë garanci nga strukturat e shtetit për të gjetur toka në zonën e fshatit Kuç, Vlorë, për kultivimin e bimëve narkotikëv­e, konkretish­t: Aliej: Andej, me garanci ta morën përsipër, vëllaa? Agushi: Po ma morën vlla. Aliej: Apo në ajër?! Agushi: Po s’ka garanci, të saktë fare. Thanë kaq pak do i mbroj?! Aliej: Po të vëmë më, ka vend për të mëdha? Agushi: Po të saktë fare s’e kam, se mos i lëvizin? Aliej: Vlla, je marr vesh, vëlla. Agushi: vlla, vend ka po akoma s’kanë marr garanci ata kushot e ministrit... dhe të bëj garantin e të dal ndryshe, vlla. Aliej : Të marr vesh, vlla”, lexuan prokurorët. Nga ana tjetër, ish- ministri Saimir Tahiri tha se pavarësish­t se Prokuroria i lë të nënkuptuar­a dhe nuk ia atribuon atij dhe Jaeld Çelës direkt, sërish dyshimet nuk i ka të provuara se shefi i madh apo kushëriri është ai, pasi nuk është bërë asnjë verifikim në drejtim të kësaj. “Taulant Haxhiraj, i cili rezulton në përgjime të ketë thënë se ‘ nuk kanë marrë akoma garanci ata kushot e ministrit’, nuk është marrë asnjëherë në pyetje”, tha ish- ministri. Sipas këtij të fundit, një veprim i tillë në funksion të hetimeve duhet të ishte bërë nga Prokuroria, pasi në asnjë rast nuk vërtetohet se është ai, sepse mund të ishte edhe ndonjë person tjetër, një tjetër ministër nga Vlora. “Nga e dinë prokurorët që kushëriri i ministrit, bëhet fjalë për mua, mund të ishte për ndonjë tjetër ministër nga Vlora, që ka prona atje”, shtoi Tahiri. Në mbrojtjen e tij, Tahiri u është futur edhe analizave të fjalive. “Edhe vetë fjalia e përdorur nga personi që është përgjuar nuk tregon asgjë. Ai thotë se ‘ nuk kanë marrë garanci akoma kushot e ministrit’. Kjo fjali nuk tregon se ata do të marrin garancinë nga dikush lart, apo vetë kushëriri i tyre. Nëse do të ishte kështu, fjalia do të duhej të ishte ‘ nuk kanë marrë garanci akoma kushot nga ministri’, tha ai.

DËSHMITË Në pretencën e Prokuroris­ë janë renditur edhe një sërë dëshmish, që sipas Akuzës vërtetojnë njohjen e ish- ministrit me Habilajt. Udhëtimi për në Greqi në verën e vitit 2014 me makinën “Audi” është parë me detaje nga Prokuroria për Krime të Rënda. Në pretencë janë zbardhur të gjitha lëvizjet e ish- ministrit, bërë në shtetin grek, dhe më pas të gjitha lëvizjet e skafit, që sipas Prokuroris­ë, një muaj më vonë është marrë nga Moisi Habilaj për t’u rregulluar në një servis në Itali. Këto dëshmi, sipas organit të Akuzës, vërtetojnë marrëdhëni­en e ish- ministrit Tahiri me kushërinjt­ë e tij, megjithëse ai ka thënë se janë të largët. Gjatë ditës së djeshme u lexua edhe një dëshmi e një oficereje Policie, e cila rezulton se ka udhëtuar jashtë me Moisi Habilajn disa herë. Ajo ka shpjeguar se Habilaj i ka thënë se kishte mbështetje të fortë në kryeqytet, por sa herë i përmendej emri i Saimir Tahirit, ai acarohej sepse mendonte që pyetjet ishin tendencioz­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania