Panorama (Albania)

Drogë në murin e bilardos, arrestohen 2 shpërndarë­sit

Policia zbulon 53 doza të fshehura, gati për shitje

- TIRANE

Policia e Tiranës goditi dje dy grupe të rinjsh, që merreshin me shpërndarj­en e hashashit në doza të vogla.

Operacioni i parë u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e, Komisariat­i Nr. 3 dhe Seksioni i Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja”, në rrugën “Dritan Hoxha”. Ndërsa i dyti në rrugën “Petro Marko”. Burime nga Policia thanë se gjatë aksionit të parë u arrestuan dy persona, të cilët dyshohet se shpërndani­n lëndë narkotike. Ata e fshihnin drogën në murin e katit të parë të një pallati, prapa një bilardoje, ku u gjetën edhe 53 doza që ishin bërë gati për shitje. Ndërsa gjatë aksionit të dytë, kur Policia ishte vënë në ndjekje të dy personave, njëri hodhi lëndën narkotike në tokë, por u arrestua në tentativë për t’u larguar. Personi tjetër që ishte me të u procedua në gjendje të lirë, pasi rezultoi të ishte përdorues.

KONTROLLET Policia e Tiranës tha dhe se kanë vazhduar kontrollet për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e shpërndarj­es së lëndëve narkotike në doza. Kontrollet janë kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Nr. 3, Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja”. Gjatë orëve të fundit janë goditur dy raste të shpërndarj­es së lëndës narkotike, ku 3 persona janë vënë në pranga dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë. Ndërsa janë sekuestrua­r në total në cilësinë e provës materiale 53 doza me lëndë të dyshuar kanabis, gati për shpërndarj­e. Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Nr. 3, Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja” në vijim të punës për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e shpërndarj­es së lëndëve narkotike në doza, ka ushtruar kontrolle në zona të ndryshme të qarkut Tiranë.

ARRESTIMET Gjatë kontrollit të ushtruar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Shërbimet e Komisariat­it Nr. 3 në rrugën “Dritan Hoxha”, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. Gj., 29 vjeç, dhe K. A., 25 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve në rrugën “Dritan Hoxha”, shërbimet e Policisë gjetën 19 doza me lëndë të dyshuar kanabis. Këta persona, për shitjen e lëndës narkotike me bazë porosie, në katin e parë të një pallati, shfrytëzon­in pjesën e jashtme të murit të një bilardoje, ku mbanin dhe linin për shitje lëndën narkotike. Gjithashtu, në vijim të kontrollev­e të ushtruara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në bashkëpuni­m me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja”, në rrugën “Petro Marko”, u arrestua në flagrancë shtetasi K. D., 25 vjeç, banues në Tiranë ( me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëv­e). Ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasi D. A., 31 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Petro Marko”, këta dy shtetas kanë qenë duke qëndruar së bashku dhe në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për kontroll, shtetasi K. D. ka hedhur në shkurre një qese me 34 doza me lëndë të dyshuara kanabis.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania