Panorama (Albania)

Vrau gruan dhe veten, 53- vjeçari vuante nga depresioni

Fqinjët tregojnë zënkat e fundit të çiftit me dy fëmijë

- Çifti Gjokola

LIBRAZHD - Qyteti i vogël i Librazhdit dhe rrethinat e tij vazhdojnë të komentojnë vdekjen e dyfishtë të çiftit Gjokola, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së premtes. Dauti dhe Luljeta kishin dy fëmijë, një vajzë studente dhe një djalë, i cili kishte përfunduar studimet dhe punonte me bizneset e prindërve të tij. 53- vjeçari, ish- kryetar i Këshillit Bashkiak, respektohe­j shumë nga elita e këtij qyteti, por kohët e fundit ai kishte një ngarkesë të rëndë psikologji­ke, e cila duket se ishte e akumuluar edhe nga marrëdhëni­a me bashkëshor­ten e tij, duke bërë që të merrte mjekim për depresion. Luljeta, edhe pse kishte thuajse 3 dekada që jetonte me bashkëshor­tin e saj, herë pas here, sipas miqve të tyre, shfaqte shenja histerie xhelozie. Ky fakt ishte vënë re shpesh nga miqtë e tyre të përbashkët, të cilët darkonin dhe drekonin me çiftin. Madje, ka pasur raste që nga xhelozia në ekstrem, Luljeta, kur bashkëshor­ti kthehej vonë mbrëmjeve në banesë, i mbyllte derën dhe i thoshte “shko fli te shtëpia e nënës tënde”. Xhelozia e kaluar në ekstrem e Luljetës e ka lodhur bashkëshor­tin, i cili nuk ka qenë në gjendje ta përballojë edhe stresin e shtuar kohët e fundit për një pronë të tij. Miku i tij, njëherazi dhe kryetar i PDsë në Librazhd, Bujar Vreto, në një denoncim të hapur, duke shprehur keqardhjen për mikun e tij, pohon se Dauti ishte në një situatë kritike. Ai kishte kaluar në depresion, pasi i ishte tjetërsuar prona. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes, pasi bashkëshor­tët janë kthyer nga xhiroja dhe kanë hipur qetësisht me ashensor në banesë. Ndërkohë, vetëm disa minuta më pas, mes tyre ka lindur një debat dhe Dauti ka qëlluar bashkëshor­ten me thikë rreth 15 herë. Pasi ka parë djalin të ulërinte sipër trupit të nënës së tij dhe Policinë që po mbërrinte në banesë, 53- vjeçari ka dalë në ballkon dhe është hedhur prej andej duke vdekur menjëherë. Luljeta ndërroi jetë sapo arriti në spital. Fqinjët, miqtë dhe qyteti pohojnë se Dauti ishte njeri i qetë dhe se e donte bashkëshor­ten e tij. Luljeta kishte bërë një jetë të mrekullues­hme, me kushte të mira dhe nuk i kishte munguar asgjë, pasi bashkëshor­ti plotësonte çdo dëshirë të saj. Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga tragjedia, djali i çiftit vazhdon të jetë në gjendje shoku nga humbja e prindërve të tij në mënyrën më të tmerrshme.

 ??  ??
 ??  ?? Nedin Akyuz, pronari i jahtit
Nedin Akyuz, pronari i jahtit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania