Panorama (Albania)

Pronari i jahtit luksoz: Biseda e fundit me kapitenin

Autoritete­t e Malit të Zi kthejnë përgjigje për letërporos­inë

- LEZHE/

Pronari i jahtit luksoz, që gjendet në Portin e Shëngjinit prej 5 ditësh, është marrë në pyetje lidhur me rrethanat misterioze të zhdukjes së kapitenit, Sevgin Yavuz.

Nedin Akyuz ka deklaruar itinerarin që do të ndiqte jahti me emrin “Atik Bey” dhe bisedën e fundit që ka pasur me kapitenin 31- vjeçar. Gjatë marrjes në pyetje nga Policia në Lezhë, Akyuz ka qenë i shoqëruar nga sekretari i përgjithsh­ëm i ambasadës turke në Shqipëri. Sipas dëshmisë së Nedim Akyuz, kapiteni në momentin e zhdukjes ka qenë duke udhëtuar drejt Korfuzit, pasi më parë ishte furnizuar me karburant në Budva të Malit të Zi. Ai u ka bërë kërkesë autoritete­ve për marrjen e jahtit, i cili tashmë qëndron i bllokuar si provë materiale për një periudhë të pacaktuar. “Fillimisht ka shkuar në Korfuz, ku ka lënë në port familjen e vëllait tim, që po kalon pushimet në Greqi dhe më pas kapiteni i jahtit ka udhëtuar i vetëm në drejtim të Malit të Zi, ku në Budva është furnizuar me karburant dhe më pas ka marrë sërish rrugën e kthimit drejt Korfuzit. Hera e fundit që kam biseduar me kapitenin e jahtit ka qenë data 6 shtator, ku Sevgin Yavuz më ka pohuar se ishte duke lundruar në ujërat shqiptare, pranë zonës së Durrësit, por në det kishte jashtëzako­nisht shumë erë dhe lundrimi po bëhej i vështirë”, ka thënë në dëshminë e tij biznesmeni turk, duke bërë që të lindin dyshimet se 31- vjeçari mund të ketë rënë në det për shkak të dallgëve apo të ndonjë avarie gjatë rrugës. Kjo mbetet në kuadër të dyshimeve, pasi pronari i jahtit është shprehur se nuk di asgjë mbi rrethanat e zhdukjes së kapitenit. Nga ana tjetër, hetuesit kanë gjetur në bordin e jahtit me vlerë 2 milionë euro, pajisje peshkimi dhe incidenti mund të ketë ndodhur edhe ndërsa kapiteni ka qenë duke peshkuar, pasi motorët e mjetit lundrues kanë qenë të fikur.

Jahti “Atik Bey” u pikas nga një peshkarexh­ë rreth 11 milje larg Shëngjinit. Ndërkohë, autoritete­t malazeze u kanë kthyer përgjigje zyrtare autoritete­ve të vendit tonë, pas kërkesës që këta të fundit u bënë për itinerarin e jahtit luksoz në pronësi të një biznesmeni turk. Nëpërmjet letërporos­isë, porti detar i Tivarit në Malin e Zi ka pohuar se shtetasi turk Sevgin Yavuz ishte regjistrua­r i vetëm në bordin e jahtit më datë 2 shtator. Ai ka lundruar në drejtim të ujërave neutrale dhe destinacio­ni ishte Korfuzi. Burime nga grupi hetimor saktësuan se mister mbetet edhe fakti që, lundrimi i këtij mjeti në afërsi të Shëngjinit nuk është diktuar nga radarët policorë, çka dyshohet se vetë shtetasi turk mund të ketë fikur pajisjen sinjalizue­se. Për këtë gjë tashmë janë nisur edhe verifikime­t nga Prokuroria e Lezhës, për të parë nëse është ndjekur praktika standard e institucio­neve përkatëse, apo pajisja sinjalizue­se është fikur me tendencë nga turku Sevgin Yavuz. Ndërkohë, pronari i jahtit, Nedim Akyuz, do të qëndrojë në Shqipëri edhe për disa ditë, ku pritet të merret në pyetje sërish nga grupi hetimor, ndërsa është në pritje edhe të tërheqjes së jahtit, i cili është në pronësi të tij dhe ka dorëzuar pranë autoritete­ve shqiptare të gjithë dokumentac­ionin përkatës.

 ??  ?? Jahti i bllokuar në Portin e Shëngjinit
Jahti i bllokuar në Portin e Shëngjinit
 ??  ?? Shenjat e dhunimit të turistit
Shenjat e dhunimit të turistit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania