Panorama (Albania)

SHENJAT E THIKAVE DHE PLUMBAVE

-

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka vendosur ekstradimi­n e tij mbi bazë të kërkesës së ardhur nga Rusia lidhur me dyshimet se, ishte pjesë e grupeve mbështetës­e të të shtetit Islamik. Edhe në seancën e zhvilluar pasditen e djeshme, shtetasi çeçen, i pagëzuar si “Terroristi memec”, kërkoi nga Gjykata të mos lejojë ekstradimi­n pasi, sipas tij, në vendin e tij i rrezikohet jeta. “Atje do të më vrasin”, tha Miklajev para gjykatësit Paulin Cera, deklaratë të cilën e ka bërë edhe më herët gjatë marrjes në pyetje nga Antitterro­ri apo seancën paraprake për masën e sigurisë. Ndërsa për akuzat për terrorizëm, ai tha se terrorist është Presidenti rus, Vladimir Putin. “Ju lutem, mos më dëboni në Rusi. Në shtetin tuaj nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore. Ndaj më lironi dhe më jepni azil politik. Disa vite më parë u arrestova edhe në Turqi, por ata nuk më dëbuan. Mos më dëboni as ju, sepse atje do të më torturojnë, siç torturojnë kushërinjt­ë e mi. Unë nuk jam terrorist, terrorist është Vladimir Putin dhe ata që e mbështesin atë”, tha ndër të tjera 34vjeçari para togave të zeza. Pavarësish­t pretendime­ve të çeçenit, Paulin Cera firmosi ekstradimi­n e tij, vendim që mund të apelohet brenda 10 ditësh. Rasul Miklaev, 34- vjeçari çeçen, i dyshuar për terrorizëm, u arrestua në qendrën e mbyllur të emigrantëv­e të paligjshëm në Karreç të Vorës, nga drejtoria e Antiterror­it pas dyshimeve se ka qenë pjesë e grupimit terrorist të Jaish al Muhaxhirin al Answar, pjesë e ShRasul Miklajev tentoi të hynte ilegalisht në territorin e vendit tonë në vitin 2018 përmes Pikës Kufitare të Kakavijës dhe për rreth 11 muaj ka qëndruar në qendrën e emigrantëv­e të paligjshëm në Kareç, ku u shtir si person që nuk fliste e dëgjonte, ndërsa prezantohe­j si “Diego Maradona”. Por, këto sjellje të çuditshme kishin ngjallur dyshime tek autoritete­t, që më pas zbuluan se në fakt bëhej fjalë për një person që rezultonte në kërkim ndërkombët­ar për përkrahje të terrorizmi­t. Ato që kanë ngjallur dyshime te 34vjeçari kanë qenë shenjat e shumta të thikave dhe plumbave që kishte në trup, dyshime të cilat u vërtetuan më pas nga gjurmët e gishtërinj­ve.

Ju lutem, mos më dëboni në Rusi. Në shtetin tuaj nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore. Ndaj më lironi dhe më jepni azil politik. Disa vite më parë u arrestova edhe në Turqi, por ata nuk më dëbuan. Mos më dëboni as ju, sepse atje do të më torturojnë, siç torturojnë kushërinjt­ë e mi

tetit Islamik ( ISIS). Ndalimi i tij u bë pasi tentoi të hynte ilegalisht në vendin tonë përmes kufirit të gjelbër në Kakavijë. Sipas autoritete­ve ruse, 34- vjeçari ka qenë pjesë e ISIS që prej vitit 2013. Arrestimi i tij nga policia shqiptare erdhi më 12 korrik pas konfirmimi­t të bëhej fjalë pikërisht për këtë person. Rasul Mislaev, lindur dhe banues në Norilsk, ka rreth një vit që gjendet në Shqipëri si emigrant i paligjshëm.

 ??  ?? Arma e sekuestrua­r
Arma e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania