Panorama (Albania)

Drogë dhe armë, dy në pranga, dy të tjerë në kërkim

Lënda narkotike ishte fshehur në bidonë plastikë

-

FIER – Dy pjesëtarë të një familjeje në Cakran janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi nga një kontroll i befasishëm në banesën e tyre, Policia gjeti lëndë narkotike dhe armë. Ndërhyrja e forcave të Policisë mësohet se është bërë pas sigurimit të informacio­neve se, në një shtëpi në Cakran kishte kanabis. Lënda narkotike, një sasi prej 57 kg, u gjet e fshehur në një ambient të përshtatur si magazinë. Përveç drogës, nga kontrolli, Policia gjeti dhe një armë kallashnik­ov dhe municione. Gjatë operacioni­t antidrogë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve të Paligjshme në KG KANABIS është sasia e lëndës narkotike që Policia sekuestroi gjatë kontrollit të banesës në Cakran. Dyshohet se kanabisi është kultivuar gjatë vitit të fundit, në një zonë pyjore duke mos u identifiku­ar dot nga Policia gjatë kontrollev­e. Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Fier vunë në pranga dy prej pjesëtarëv­e të kësaj familjeje, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. “Në kuadër të punës për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e, në vijim të kontrollit të pandërprer­ë të territorit, si edhe mbi bazën e informacio­neve të mara në rrugë operative, nga ana e Komisariat­it të Policisë Fier në bashkëpuni­m me specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është organizuar dhe finalizuar operacioni ‘ Cakrani’. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: N. D., 61 vjeç, banues në Cakran. J. D., 47 vjeç, banues në Cakran. Gjithashtu. u bë shpallja në kërkim e shtetasve: M. D., 38 vjeç, dhe D. D., 24 vjeç. Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak”, bëhet e ditur nga Policia. Çështja i ka kaluar Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania