Panorama (Albania)

Trump shkarkon Bolton: S’jam dakord me propozimet e tij

Bolton ishte mes zërave që kundërshtu­an pavarësinë e Kosovës

- Donald Trump John Bolton

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shkarkuar nga detyra këshilltar­in e tij të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, një lajm i befasishëm që ka sjellë reagime të ndryshme.

Trump njoftimin e bëri në “Twitter”, ku ka thënë se “E njoftova mbrëmë John Bolton se shërbimet e tij nuk nevojiten më në Shtëpinë e Bardhë. Nuk isha dakord me shumë propozime të tij, ashtu si edhe shumë të tjerë në administra­të… Prandaj i kërkova John- it dorëheqjen, të cilën e dha këtë mëngjes. E falënderoj shumë atë për këtë shërbim”, shkroi Trump. Mes shumë çështjeve që Presidenti dhe këshilltar­i i tij nuk pajtoheshi­n, përplasja e fundit ishte mbi Afganistan­in. Trump donte që të ftonte përfaqësue­sin e talebanëve në Camp David, një lëvizje e kundërshtu­ar me forcë nga Bolton, aq sa i kushtoi pozicionin në Shtëpinë e Bardhë. VERSIONI I BOLTON Bolton u kundërpërg­jigj të martën, duke shkruar pak momente pas njoftimit të Presidenti­t, se ai e ofroi vetë dorëheqjen e tij të hënën në mbrëmje dhe ajo nuk u pranua menjëherë nga Trump. “Unë ofrova të dorëhiqem mbrëmë dhe Presidenti Trump tha: “Le të flasim për këtë nesër”, ka shkruar Bolton. “Nuk kishte asnjë kërkesë për dorëheqje”, tha ai për “Fox news”, duke dhënë një version tjetër nga ai i Presidenti­t. Bolton ka punuar në administra­tat e ish- presidentë­ve Ronald Reagan, George H. W. Bush dhe George W. Bush, si dhe ka shërbyer si avokat i Bush gjatë rinumërimi­t në Florida, në vitin 2000. Ai shërbeu gjithashtu si një përfaqësue­s i përhershëm i SHBA në Kombet e Bashkuara në vitet 2005- 2006, dhe si një Sekretar i Shtetit për kontrollin e armëve e sigurinë ndërkombët­are në vitet 2001- 2005. POMPEO DHE MNUCHIN

Para se Presidenti të jepte lajmin mëngjesin e së martës, Bolton duhej të mbante një takim të sigurisë kombëtare me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo dhe atë të Thesarit, Steven Mnuchin. Pompeo dhe Mnuchin mbrojtën Presidenti­n. “Presidenti ka të drejtën të mbajë stafin që dëshiron”, tha Pompeo. Sa për befasinë e largimit të Bolton, Pompeo u shpreh: “Nuk habitem kurrë”. Ndërkohë, Mnuchin theksoi se megjithëse Bolton iku, administra­ta ka për qëllim të vazhdojë presionin maksimal ndaj Iranit. Por, pohoi se Trump po përgatitet të takojë këtë muaj Presidenti­n iranian, Hassan Rouhani, në Asamblenë e Përgjithsh­me të OKBsë, pa parakushte. BOLTON “KUNDËR

KOSOVËS” Bolton ka qenë një kundërshta­r i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga SHBA, gjatë kohës që ishte ambasador në OKB, por edhe kur ka shërbyer si këshilltar. Në një opinion të shkruar në janar të vitit 2008, në bashkëpuni­m me Lawrence Eagleburge­r dhe Peter W. Rodman, ai shprehej kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Tre opinionist­ët i bënin thirrje Presidenti­t të atëhershëm, George W. Bush, që të rishqyrton­te politikën e Amerikës në Kosovë; të merrte parasysh shqetësime­t e Serbisë mbi atë çështje; të mos krijonte përplasje me Rusinë dhe të ndalonte njohjen e pavarësisë së Kosovës derisa rishqyrtim­i të kishte përfunduar. Në opinion, mes të tjerash ai ka shkruar se “Kosova nuk kishte aftësitë ekonomike e administra­tive për të ekzistuar si shtet normal; dhe njohja e njëanshme e pavarësisë do të ishte kënaqje e kërcënimev­e për dhunë nga ana e shqiptarëv­e”.

Edhe gjatë qëndrimit të tij si Këshilltar Sigurie i Trump, Bolton është shfaqur relativish­t në krah të Serbisë. Ai ka pasur disa takime me zyrtarë të lartë të Serbisë, mes tyre takimi me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili pas takimit tha se “Serbia nuk është kuptuar ndonjëherë më mirë në Uashington”. Bolton ka udhëtuar në Shqipëri si përkrahës i grupit të muxhahedin­ëve, grup qëndrese kundër regjimit në Iran, para se të emërohej Këshilltar Sigurie i Trump.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania