Panorama (Albania)

Ursula Von Der Leyen zgjedh komisioner­ët e rinj europianë

Është ekzekutivi më i barabartë gjinor në historinë e BE

-

Vendet anëtare të BE- së kanë pranuar listën e propozimev­e të komisioner­ëve të paraqitur nga Presidentj­a e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.

Për herë të parë, komisioni do të ketë një numër të barabartë komisioner­ësh femra dhe meshkuj. Ata që gjenden në listën e saj përballen me disa sfida të vështira, përfshirë trajtimin e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga blloku 28vendesh dhe lufta kundër ndryshimit të klimës. Ekipi ekzekutiv i Von Der Leyen do të jetë më i barabarti gjinor në historinë e BE- së, me 13 gra dhe 14 burra. Eurodepute­tët do të mbajnë seanca konfirmimi për secilin kandidat. Komisioni Europian, me qendër në Bruksel, është përgjegjës për zbatimin e rregullave të BE- së dhe traktatet e bllokut. Është i vetmi organ i BE- së që mund të hartojë ligje. Von Der Leyen, ish- ministre e Mbrojtjes në Gjermani, do të zëvendësoj­ë zyrtarisht Presidenti­n e Komisionit Jean- Claude Juncker, më 1 nëntor. Ekipi i ri ekzekutiv prej 27 vetësh - një për secilin shtet anëtar ( Pa Britaninë që pritet të dalë nga blloku më 31 tetor) - është planifikua­r me mandat pesëvjeçar. Mes lojtarëve kryesorë janë irlandezi Phil Hogamn, i cili do të kujdeset për Tregtinë, italiani Paolo ventiloni, për Ekonominë, Margrethe Vestager si zëvendëspr­esidente për Epokën Digjitale dhe Konkurrenc­ën etj. Frans Timmermans është holandezi i emëruar për Zëvendëspr­esident i Ekzekutiv për Marrëveshj­en e Gjelbër Evropiane. Aktualisht, nënkryetar­i i parë i Komisionit Europian, politikani i qendrës së majtë, ka treguar tashmë një gatishmëri për të trajtuar krizën e klimës, duke ndihmuar në drejtimin përmes legjislaci­onit të BE- së që ndalon pipat plastike. Ai gjithashtu ka negociuar më parë marrëveshj­en e BE- së në vitin 2016 me Turqinë për të zvogëluar fluksin e emigrantëv­e dhe ka paralajmër­uar për rreziqet e nacionaliz­mit. Margaritis Schinas, politikani grek, i emëruari për Zëvendëspr­esident për Mbrojtjen e Mënyrës Sonë Evropiane të Jetesës, njihet si shumë i kujdesshëm në lidhje me ato që bën dhe nuk thotë. Zëdhënësi aktual i Komisionit të BE- së dhe anëtar i partisë së qendrës së djathtë të Greqisë, Demokracia e Re, Schinas është po ashtu një nga figurat që mund t’i shërbejë BEsë në lidhje me Brexit. Schinas, 57 vjeç, e ka nxitur Mbretërinë e Bashkuar të sigurojë “sqarime” për të drejtat e qytetarëve të BE- së që jetojnë në Britani, pas daljes së vendit nga unioni. Ai gjithashtu ka thënë se në një skenar pa marrëveshj­e, do të ishte mjaft e qartë se do të kishte një kufi të vështirë në ishullin e Irlandës, që do të thotë kontrolle mbi njerëzit dhe mallrat. Schinas do të mbikëqyrë migracioni­n, sigurinë, punësimin dhe arsimin. Emra të tjerë në listë janë Johannes Hahn ( Austri), Buxheti dhe Administri­mi; Didier Reynders ( Belgjikë), Drejtësia; Mariya Gabriel ( Bullgari), Inovacioni dhe Rinia; Dubravka Suica ( Kroaci), Demokracia dhe Demografia; Stella Kyriakides ( Qipro), Shëndetësi­a; Vera Jourova ( Republika Çeke), Vlerat dhe Transparen­ca; Kadri Simson ( Estoni), Energjia; Jutta Urpilainen ( Finlandë), Partnerite­te Ndërkombët­are; Sylvie Goulard ( Francë), Tregu i Brendshëm; Laszlo Trocsanyi ( Hungari), Fqinjësia dhe Zgjerimi; Paolo Gentiloni ( Itali), Ekonomia; Valdis Dombrovski­s ( Letoni), Një ekonomi që punon për njerëzit; Virginijus Sinkeviciu­s ( Lituani), Mjedisi dhe Oqeanet; Nicolas Schmit ( Luksemburg), Puna; Helena Dalli ( Maltë), Barazia; Janusz Wojciechow­ski ( Poloni), Bujqësia; Elisa Ferreira ( Portugali), Kohezioni dhe Reformat; Rovana Plumb ( Rumani), Transporti; Maros Sefcovic ( Sllovaki), Marrëdhëni­et dhe Parashikim­i; Janez Lenarcic ( Slloveni), Menaxhimi i Krizave; Josep Borrell ( Spanjë), Politikat e Jashtme, një Evropë më e fortë në botë; Ylva Johansson ( Suedi), Çështjet e Brendshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania