Panorama (Albania)

Polakët e duartrokit­ën për 35 minuta, Robert Bisha rrëfen projektin në piano solo

“Shtëpia e çdo njeriu, fryma e tij”, artisti: Evident është ritmi i valles së Dropullit, natyrisht i risjellë në një formë kontempora­ne

-

Nuk bëhet fjalë për ishullin imagjinar e të largët të Piter Panit, e megjithatë udhëtimi për të arritur “Home Neverland” të muzikantit Robert Berisha është sa sonor, aq edhe shpirtëror.

Fantazia nuk bën përjashtim në këtë magji tingujsh pianistikë e klipi i realizuar ‘ live’ në ishullin Møn të Danimarkës bëhet katalizato­r i ndjesive të bardha. Për të, kjo ka qenë përpos të tjerave një ide për të lidhur muzikën me natyrën. “Udhëtimet vetmitare, muzika e çdo vendi, takimet e vëllazërim­it më kanë bërë të besoj se shtëpia e çdo njeriu është fryma e tij, këndimet që ai merr me vete në nisje të kërkimit. E se çdo veri, është gjithashtu një jug. Të humbasësh dhe të gjesh veten në takime pa kohë”, tregon poliinstru­mentisti. Klipi “Home Nevereland”, tanimë i publikuar në “Youtube”, është kompozimi që i jep emrin projektit të tij solo për piano. E muzikanti ia dedikon asaj që ai e quan “krijesa më e bukur në botë”, nënës së tij. “‘ Home Neverland’ lindi disa muaj më parë, në një rrugëtim në vendet nordike të Europës, ku unë kisha vendosur të ndaloja me projektet e mia, koncertet në piano solo. Diçka më ndezi përsëri atë dëshirën, ëndrrën për t’u ulur dhe një herë përballë publikut vetëm. Pa asnjeri tjetër. Kështu, mekanizmat e grupit që mbrojnë apo braktisin njëri- tjetrin, heshtin”, rrëfen kompozitor­i. Udhëtime, përgjatë të cilave ai hulumton muzikën e instrument­et vendëse dhe merr prej tyre më të mirën. Kështu, kësaj here tema në fillim të pjesës “Home Neverland” është me origjinë të lashtë suedeze dhe siç muzikanti tregon, “mbart një fisnikëri të organizimi­t të intervalev­e me një ekzotizëm të çiltër”.

Ndërsa videoja lind prej takimit që pati me miqtë e tij danezë, Emile dhe Simon, si dhe fotografin Møn Session me origjinë gjermane. “Møn Session janë një ekip i mrekullues­hëm, me një poetikë krejt të thjeshtë dhe dinamikë njerëzore. Koncepti i tyre konsiston edhe në dëshirën për të promovuar ishullin ku jetojnë dhe artistët e Danimarkës me familjet e tyre. Pra, kërkojnë të nxjerrin në pah atë natyrë kaq elegante”, rrëfen Roberti. Një ide, e cila duket se e ka frymëzuar muzikantin që në videot e ardhshme të përfshijë vendin e tij, Shqipërinë. Emigrant që prej kohës që nisi studimet në Itali, tashmë muzikanti e gjen veten në skena të ndryshme ndërkombët­are, duke folur përmes muzikës, si gjuhë që bashkon shpirtrat. “Ne jemi emigrantë dhe imigrantë. Le të themi se më pëlqen ta shoh në këtë mënyrë mërgimtari­n, rrugëtarin. Të udhëtosh, është si të humbasësh perceptimi­n e vetvetes për ta gjetur atë; për t’u gjetur në memorie të lashta dhe në takim të pakohë në tjetrin. Kjo më ka tingëlluar si një dritë ndriçuese, si një fanar i ndezur që duhet ndjekur”, tregon ai. Për shqiptarin, që kritika e ka cilësuar si improvizue­s unik, gati të paarritshë­m, nuk kishte si të mungonte në këtë projekt improvizim­i. E zgjedh si element dominant në pjesën e mesme të kompozimit. “Improvizim­i lejon të ndodhë një tjetër kërkim muzikor, të cilin meditimi racional kompozitiv nuk e ka; lejon të kesh liri në çast. Kërkon vëmendje totale, joracional­e dhe pse ekzekutues­e, të organizimi­t momental, ndërkohë që konkretish­t ti po luan. Shtohet rreziku dhe kjo e bën lojën eksituese, jetësore e të papërsërit­shme”, shprehet instrument­isti. Ndonëse, ndryshe nga sa ç’ndodh zakonisht, muzikanti nuk zgjedh si temë udhëheqëse një pjesë shqiptare, ky kompozim krijohet në rrjedhë të background- it të pasur muzikor të tij. “Sigurisht që ‘ hyjnë në lojë’ njohjet e filtruara të muzikës tradiciona­le indiane, të rebetiko grek, të polifonisë së Jugut, të Maqedonisë, të stilemave të Malësisë sime. Evident është ritmi i valles së Dropullit, natyrisht i risjellë në një formë kontempora­ne. Rreth përsëritës deri në hapje jazz avangard, ku frazat personale të linguazhit tim muzikor çojnë përsëri drejt temës fillestare, por pa e ripropozua­r krejtësish­t atë”, tregon artisti.

Për sa u përket avantazhev­e të incizimit audio, ai tregon për mundësinë për ta dëgjuar temën “përsëri nga e para”. E si në rastin e “Home Neverlad”, pjesët në piano solo nuk e vënë sipas tij publikun në pozitë për të kënduar temën apo refrenin si të ishte këngë. “Mundet ta këndojë, por pa detyrim. Por mundet edhe të humbasë atë perceptimi­n kushtëzues të përditshëm, nëse është i predispozu­ar, drejt një dimensioni misteri”, shprehet muzikanti. “FRYMË” SHQIPTARE

NË POLONI Nga festivali “Les nuits de fourvière Les” në Lion të Francës, te “SponzFest” me Capossela- n e famshëm, Robert Berisha ka prekur skenat më prestigjio­ze europiane. Në koncerte apo workshopp- et e tij, e pandarë bëhet tradita muzikore e kompozitor­ëve shqiptarë. Një nga bashkëpuni­met e tij më të fundit është ai me korin shqiptar të iso polifonisë, me të cilin ka jetësuar projektin “Frymë”, i konsiderua­r nga kritika si origjinal dhe i veçantë. Një projekt, që ndalesën më të fundit e pati në Poloni në mars të këtij viti, ku performanc­a e artistëve shqiptarë pati një impakt të madh te publiku. “Koncerti i Polonisë na dhuroi një kënaqësi të veçantë, edhe për respektin që ata tregonin kundrejt artistëve”, tregon Roberti. Një trajtim i veçantë, i pikasur nga muzikantët qoftë në vëmendjen kushtuar instrument­eve muzikore, ashtu edhe në elementet skenike. “Skena ishte e studiuar në çdo detaj, me një akustikë të përkryer. Kishte një arkitektur­ë funksional­e për një ritual, jo thjesht për një realizim stilistiko- politik përfaqësue­s, siç është ajo e teatrit tonë. Një mikpritje vërtet bujare e një qyteti anonim, të një vendi diku në mes e diku në veri. Në fund të koncertit morëm me vete rreth 35 minuta duartrokit­je të gjata”, tregon muzikanti.

KUSH ËSHTË ROBERT BISHA? Robert Bisha ka lindur në Vaun e Dejës ( Shkodër) në vitin 1984. Pianist, improvizue­s, kompozitor dhe poliinstru­mentist. Kritika e ka vlerësuar si improvizue­s të veçantë dhe virtuoz të pianos. Zhvendoset në Itali, ku kryen studimet dhe diplomohet në Pianoforte. Nis karrierën e tij artistike duke propozuar kompozimet origjinale të tijat dhe duke kompozuar për kinema e teatër. Fiton disa çmime të para si: Çmimin “Pertini” si kompozitor dhe ekzekutues apo çmimin më të rëndësishë­m kombëtar italian, “David Di Donatello”, për kolonën zanore të filmit “Anija”. Ka qenë për disa vite pjesë e kompanisë teatrale eksperimen­tale “Aion Teatër” me bazë në Romë, në rolin e kompozitor­it. Ka përfaqësua­r në disa raste Shqipërinë në skenat ndërkombët­are duke u bërë për elitat intelektua­le të Europës Perëndimor­e shpeshherë një pikë referimi artistik. Në Shqipëri është një figurë poliedrike e pahasur më parë, të cilën është vështirë ta kanalizosh në një zhanër të vetëm muzikor. Kërkimet e tij muzikore shtrihen në shumë dimensione, duke u nisur nga mekanizmat bazike të folklorit deri te linguazhet e muzikës bashkëkoho­re europiane.

“‘ Home Neverland’ lindi disa muaj më parë, në një rrugëtim në vendet nordike të Europës, ku unë kisha vendosur të ndaloja me projektet e mia, koncertet në piano solo. Diçka më ndezi përsëri atë dëshirën, ëndrrën për t’u ulur dhe një herë përballë publikut vetëm. Pa asnjeri tjetër.

 ??  ?? Foto nga klipi “Home Neverland”, pjesë e projektit në piano solo me të njëjtin emër
Foto nga klipi “Home Neverland”, pjesë e projektit në piano solo me të njëjtin emër
 ??  ?? Muzikanti Robert Bisha
Muzikanti Robert Bisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania