Panorama (Albania)

Cikalleshi: Lidhëm besën para ndeshjes, ndaj Turqisë si finale

-

Sokol Cikalleshi shënoi golin e katërt në fitoren 4- 2 ndaj Islandës dhe të tretin radhazi me Kombëtaren mbas Moldavisë dhe Francës. Në prononcimi­n pas ndeshjes, sulmuesi kavajas u shpreh tepër i lumtur për fitoren, teksa deklaroi: "Më shumë se golin prisja fitoren e ekipit. Duke qenë se situata nuk ishte e mirë, më shumë më kënaqi fitorja! Një ogur i mirë për ne! Hera e parë që luaj me Manajn në ndeshjen zyrtare! Çdo gjë shkoi shumë mirë. Patëm kombinime bashkë. Ka gjëra për të rregulluar. Jam i lumtur se rrugën e rrjetës e gjetëm në të gjitha mënyrat. Është mirë kur funksionon ekipi. Në qoftë se do të vazhdonim ëndrrën për kualifikim ishim të dënuar të fitonim. Do të kemi një finale tjetër me Turqinë. Bëmë gjysmën e punës sot. Gjysmën e kemi ndeshjen e ardhshme. Ekipi reagoi, kjo nuk është e lehtë. E kemi treguar edhe më përpara që reagojmë. Kjo është gjë e mirë. Babai im është hera e parë që gjendet brenda stadiumit. Këtë surprizë ia organizoi Andi Lila. Familja ime është mbështetje shumë e madhe. Golin mund t'ia dedikoj shumë vetave, por sot do t'ia dedikoj grupit, frymës, harmoninë. Vendosëm besën për reagim dhe e arritëm. Ky gol është për ekipin, është për ne! Ne gjithmonë i kemi pasur golat me pikatore. Në qoftë se sulmuesit do dalin shumë herë para portës, do shënojnë më shumë. Në qoftë se bëjmë një analizë, do të shikojmë se nuk shënon i gjithë ekipi. Në botë mund ta zgjidhin ndeshjen edhe mesfushorë­t dhe mbrojtësit. Jam i lumtur, sepse u bë ndeshja e tretë që shënoj me Kombëtaren. Nuk u gëzova për golin në Francë. Sot jam shumë i gëzuar. Unë Turqinë e njoh shumë mirë. Kemi shans, edhe pse kemi humbur shumë. Kemi bërë gjysmën e rrugës, nuk duhet të fluturojmë. Do të jetë shumë e vështirë. Duhet të japim maksimumin", u shpreh Cikalleshi për "RTSH".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania