Panorama (Albania)

Shaland: Gabimi im, por jemi fantastikë

-

Bernard Shaland ishte më i qetë në fund të takimit me Anglinë. Ai foli për "SuperSport" dhe mori përsipër gjithë përgjegjës­inë për humbjen. Numri një i kombëtares kosovare, i cili në fund të pjesës së parë u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari gjerman, pas protestave për golin e pestë të Jadon Sanços për "offside", e pa ndeshjen nga tuneli, ku jo pak herë shante e ulërinte, veprime të kapura nga kamerat angleze. Megjithatë, trajneri i Kosovës kur e pa se ishte duke u monitoruar nga kamerat, filloi të buzëqeshë, ndërsa në fund të takimit u duk më i qetë. "Nuk ishin golat e lehtë, ishin gola të bukur, ishte një skuadër e mrekullues­hme. Ne e humbëm topin dhe ata sulmonin vazhdimish­t, ata janë kombëtarja më e mirë në botë. Trajneri i Anglisë më kishte thënë se ndaj Kosovës do të luanim futboll të mirë dhe ne luajtëm një lojë të mirë, një lojë të nivelit të lartë", tha si fillim Shaland. Zvicerani vazhdoi, teksa deklaroi se skuadra u paraqit dobët sidomos në një repart. "Ne bëmë disa gabime në pasime e në mbrojtje dhe në fund është ky rezultati. Unë e marr përgjegjës­inë, sepse unë i kam thënë skuadrës sime që të tentojmë në vazhdimësi dhe skuadra tjetër ishte perfekte. Mund të mësojmë shumë nga kjo ndeshje dhe natyrisht se në ndeshjet tjera do të kemi gabime më të vogla dhe do humbim më pak topa, pasi kemi marrë një mësim i mirë", vazhdoi Shaland. Ai foli edhe për rezultatin e ndeshjes që e kishte surprizuar. "Ishte një rezultat që më surprizoi sepse nuk e kemi parë që Anglia të shënojë gola nga kundërsulm­e, mirëpo që ne nuk duhet të dorëzohemi dhe mendoj se nuk është një rezultat i keq", ka shtuar më tej trajneri i Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania