Panorama (Albania)

Super- Kosova, rekord edhe në ditën e humbjes VEDAT MURIQI

"Tre Luanëve" s’u kishte shënuar 3 gola asnjë ekip prej 2007

-

Anglia mund Kosovën, por "Dardanët" kthehen me kokën lart nga përballja me "Tre Luanët".

Pas 15 rezultatev­e pozitive, skuadra e Kosovës mundet 5- 3 nga Anglia në "St. Mary's Stadium", të Sauthhempt­onit. Shqiptarët e Kosovës duhet të qajnë një pjesë të parë skandaloze, ku edhe pse janë avantazh, pësojnë pesë gola. Për t'u shënuar edhe një rekord tjetër, atë të tre golave të shënuar në portën e Anglisë. Që prej 2012- ës, "Tre Luanët" nuk pësonin tre gola në një ndeshje dhe që nga 2007ta, Kosova është skuadra e parë që u shënon tre gola në shtëpi anglezëve.

Pjesa e parë është një çmenduri më vete, sepse vetëm pas 35 sekondash vjen goli i Kosovës. Një gabim në fazën mbrojtëse të "Tre Luanëve" dhe Vedat Muriqi shfrytëzon mirë epërsinë, duke pasuar te Valon Berisha, i cili me qetësi realizon golin e avantazhit. Çmenden anglezët që nisin menjëherë ofensivën dhe në minutën e tetë barazon Rahem Sterling, që shënoi me kokë nga afër për 1- 1, pas një mbulimi jo të mirë në zonë. Nuk vonoi shumë dhe Herri Kejn shënoi golin e avantazhit për Anglinë, pasi e dribloi bukur Vojvodën në minutën e 19- të të takimit. Skuadra e Shaland hyn në ankth dhe goli i tretë është një autogol me Mërgim Vojvodën, i cili shënon gabimisht në portën e tij, pas një gjuajtjeje tokazi nga Sanço. Kosovarët humbasin mendjen dhe gozhdohen sërish nga Sanço, madje dy herë, fillimisht në minutën e 41- të, më pas në minutën e 44- t, pas përgjumjes së gjithë krahut të majtë të Kosovës.

Pjesa e dytë është një përmbysje e kosovarëve. Valon Berisha, më i miri në fushë për "Dardanët", shënoi golin e dytë të Kosovës me një goditje të bukur nga brenda zonës në minutën e 49- të të takimit. Në minutën e 55- të, Muriqi fiton penallti, pasi Herri Meguajër e pengon nga

Vedat Muriqi pranoi në fund të takimit të humbur me Anglinë se Kosova ka skuadër cilësore. "Anglia kishte disa vite që nuk kish pësuar tre gola. Pjesa e parë nuk ishte e mirë, por në të dytën u zgjuam nga gjumi dhe shënuam dy herë. Ne kishim disa raste për gol në pjesën e dytë dhe shpresoj që të vazhdojë me lojë të mirë edhe ndaj Malit të Zi dhe ta sigurojmë kualifikim­in nga atje. Anglia ka lojtarë me shumë përvojë, por ne treguam se kemi cilësi të lartë. Ne erdhëm këtu për fituar dhe për ta sulmuar Anglinë, jam i lumtur për paraqitjen në pjesën e dytë", deklaroi sulmuesi i Fenerbahçe­s. prapa. Nga pika e bardhë ishte pikërisht Muriqi që shënoi për 5- 3 në minutën e 55- të. Anglia fiket, por nuk dorëzohet, ashtu si edhe Kosova. Një pengim i Amir Rrahmanit në zonë ndaj Barklejt bëri që gjyqtari të akordojë penallti. Kejn gjuajti nga pika e bardhë, por ishte Aro Muriq, që bllokoi në dy kohë topin. Ndeshja u hap plotësisht dhe Kosova kërkoi më shumë, por gola të tjerë nuk pati dhe Kosova pranoi humbjen, pas 15 rezultates­h pozitive. Skuadra është në vendin e tretë me tetë pikë, ndërsa Anglia ka 12 pikë në krye të Grupit A.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania