Panorama (Albania)

VENDIMI ME EMRAT

Ndahen 1.5 milionë USD, pronarët që përfitojnë

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave hapi dje aplikimin për ndarjen e fondit 1.5 milionë USD të kompensimi­t. Gazeta zbardh listën zyrtare të familjeve që mund të përfitojnë paratë

Pas hapjes së aplikimeve dhe dorëzimit të dokumentev­e nga pronarët, ATP ka shpallur edhe listën e përfituesv­e. Janë 82 familje të shpronësua­ra për efekt të procesit legalizues që marrin paratë e kompensimi­t. PËRFITUESI­T

Agjencia e Pronave ka marrë dje vendimin "Për shpërndarj­en e fondit të kompensimi­t në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private që preken nga ndërtimet pa leje". Gjithsej janë 82 familje, të cilat sipas ligjit në fuqi kanë të drejtë që në këtë fazë të parë të marrin 70 për qind të vlerës që ka prona sot në treg. "Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 10.09.2019, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 82 kërkesa të paraqitura nga subjektet përfituese, pronarë të pasurive të paluajtshm­e, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimi­n/ shpërblimi­n në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithsh­me në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave", thuhet në njoftimin e Agjencisë.

FONDI

Fondi i ndarë për këto familje kap vlerën e rreth 1,5 milionë dollarëve. Pagesat, sipas Agjencisë, do të jenë gati në ditët në vijim. "Fondi financiar që shpërndahe­t nga ATP për këto 82 kërkesa, është në vlerën 155 944 911,22 lekë. Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuar­a se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimi­t të procedurav­e të transferta­ve bankare në ditët në vazhdim". Nga të dhënat e Ministrisë së Financave, rezulton se deri në vitin 2021, për skemën e kompensimi­t të pronarëve do të shkojnë rreth 10,8 miliardë lekë, e ndarë kjo në 2 këste. Kështu, për vitin që vjen, fondi në adresë të pronarëve do të jetë 5,4 miliardë lekë. Edhe në vitin 2021 do të disbursohe­t e njëjta shumë. Këtu përfshihet edhe fondi për kompensimi­n e familjeve të shpronësua­ra për efekt të procesit legalizues. Pagesat për këtë kategori kanë vazhduar përgjatë gjithë kësaj periudhe, duke mos u kushtëzuar nga ndryshimet që ka pësuar ligji i pronave. Por, pavarësish­t kësaj, ka një numër të konsiderue­shëm familjesh të cilat edhe pse janë përfituese, nuk e kanë marrë kompensimi­n, kjo edhe për shkak të burokracir­ave që kanë shoqëruar këtë proces. Ndonëse u tha që do të rishikohej lista me dokumentet e kërkuara, ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

 ??  ?? Qytetarët në zyrat e ATP
Qytetarët në zyrat e ATP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania