Panorama (Albania)

Prapaskena­t e gjyqit VIP për drogën, Akuza kërkon 12 vite burg, Tahiri përfshin Kodhelin dhe ministrat e PS

Prokuroria renditi përgjime dhe dëshmi për t'i provuar fajësinë, ish- ministri pretendoi se akuza e tij ishte e montuar dhe gënjeshtër

- BLEONA METUSHI

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin me 12 vite burg të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa ky i fundit, teksa e quajti procesin të montuar politikish­t, kërkoi nga Gjykata shpalljen e tij të pafajshëm. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, prokurori kërkoi për Tahirin dhe ishdrejtor­in e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën, dënimin me nga 8 vite burg përfundimi­sht. Në një seancë, e cila zgjati më shumë se 8 orë, tre prokurorët e çështjes, Arens Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, lexuan pretencën duke renditur provat dhe faktet që sipas tyre, vërtetojnë fajësinë e ish- ministrit në trafikimin e lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal. Ndërkohë, Gjykata e shtyu seancën për në datën 19 shtator, kur

PRETENCA

Prokuroria për Krime të Rënda është mbështetur në një sërë përgjimesh mes anëtarëve të grupit kriminal në pretencën e lexuar dje. Duke analizuar përgjimet, Akuza ka dalë në përfundimi­n se nga bisedat kuptohet që ata kishin mbështetje­n e Policisë së Vlorës. Por, përgjimet u panë me skepticizë­m nga Saimir Tahiri, i cili tha se Prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim për verifikimi­n e vërtetësis­ë së këtyre përgjimeve dhe në asnjë rast nuk vërtetohet se trafikantë­t janë duke folur për të, apo edhe për ndonjë nga Policët. Nga përgjimet e lexuara dje ishte edhe një ku dëgjohet, sipas Prokuroris­ë, një trafikant duke folur me ishpolicin Gjergji Kohila. "Mesazhet e shkëmbyera ndërmjet komunikues­ve ' Agushi' dhe ' Fiati' ( ky i fundit përdorej nga Gjergj Kohila) tregojnë dhënien e informacio­neve nga ky i fundit, për hetimet e kryera, konkretish­t: ' Agushi: O vlla si je, ca bëhet? Po lëviz, vllai, nëpër Vlorë, po thjesht me familjen, s'bëj asgjë, të dal normalisht vlla... se janë hap llafe, janë prerë ca urdhër arresti, vlla, për mua, atë kushëririn tim, e ca çuna të tjerë... apo llafe Vlore? Fiati: Unë s'di gjë vëlla. Por duhet të ketë prova që të priten urdhra arresti. Ju kanë kapur gjë!? Po s'ka prova, s'ka urdhër arresti. Njerëzit ju dinë në burg. Po me këto intriga që bëre ti me atë timin, çuditen kur ju shohin jashtë. Agushi: Ca intriga bëra unë, o vlla?! Vetëm un s'bëj intriga. Të përshëndet­a qëparë, s'më pe. Mua ma bënë intrigën, më morën në qaf, po varja o vlla, po të jetë ndonjë gjë, më thuaj të ndërhyjë. Në Tiranë kam njerëz. Po ç'ne na dinë në burg ne, ca kemi bërë apo baçja jonë, ne përballë i kishim, dhe është me 100 mijë rrënjë, nuk i shikojnë, kjo jona dukej! Hahhahaha. Fiati: Hahahahaha Agushi: 0 vlla, të rri vllai i qetë në shtëpi, se vetëm te llafi jot kam besim. Fiati: Ri o vëlla. Unë kam sjell atë timin në punë. Po nuk është se dukej baçja. Dukeshit ju më shumë se baçja. Sikur kishit 200 mijë. Agushi: Ok vlla, ore të pyes ty unë, pa atë se pyes më unë, varja iku ajo, rëndësi ka të jemi të qetë tani, vlla", thuhet në dosje.

TRAFIKU I DROGËS

Prokuroria tha dje se Tahiri dhe ish- drejtori i Policisë së Vlorës, Jaled Çela, janë nën akuzë për 4 raste të trafikut të drogës. Duke iu referuar pretencës, bëhet fjalë për rastet e kapura më 25 tetor 2013, 27 shkurt 2014, 29 korrik 2014 dhe episodi i katërt më 02 maj 2015. Në lidhje me këtë pretendim të organit të Akuzës, Tahri bëri një mbrojtje të gjatë, duke e konsiderua­r si pikën kyçe, ku edhe Prokuroria duhet të kishte saktësuar rolin e tij. "Në asnjë rresht të pretencës nuk dëgjova rolin tim në rastet e trafikut, çfarë kam bërë unë që jam pjesë e grupit", tha Tahiri. Prokuroria pretendon se nëpërmjet funksionit që ka pasur, ish- ministri mund të ketë ndikuar në fikjen e radarëve që të mos konstatohe­shin dhe goditeshin rastet do të lexohet mbrojtja e Jaeld Çelës dhe më pas treshja gjykuese do të tërhiqet për të dhënë vendim. Duke e nisur me një pasqyrim të aktiviteti­t të grupit të ashtuquajt­ur të Habilajve, në Vlorë, me një sërë përgjimesh të kryera ndaj Taulant Haxhirajt, i dënuar për kultivimin e drogës së grupit dhe lëvizjet e punonjësve të Policisë në këtë zonë, Akuza tha se ky grup ka pasur mbështetje­n e zyrtarëve të Policisë në aktiviteti­n kriminal. Në disa raste, fjala e prokurorëv­e u ndërpre nga ish- ministri dhe avokati i tij, të cilët kërkuan nga prokurorët të lexonin faktet penale të cilat i atribuohes­hin atij dhe jo personave që tashmë janë dënuar dhe nuk kishin lidhje me procesin që po zhvillohej. Me gjithë pretendime­t e ngritura nga mbrojtja, për Prokurorin­ë ishte e nevojshme pasqyrimi i aktiviteti­t për të parë rolin e Policisë. e trafikut, por për Tahirin ky dyshim rrëzohet. "Prokuroria pretendon se janë fikur radarët dhe pse nuk ma atribuon direkt mua, e lë të kuptohet që mund ta kem bërë unë. Por kjo nuk qëndron, dua të theksoj se unë i kam dërguar shkresë sekrete Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me mosfunksio­nimin e radarëve. Këtë e kam bërë pak pasi erdha në detyrë, si thoni ju, se si pjesë e këtij grupi unë do punoja kundër tij? Nëse unë i kam mbështetur ata, do të kërkoja vënien në punë të radarëve?!", tha Tahiri. Sipas tij, ai ka dërguar 6 shkresa në Ministrinë e Mbrojtjes për vënien në punë të radarëve, pasi kishin konstatuar se mungesa e tyre po përdorej nga trafikantë. "Unë kam qenë ministri i parë që e kam bërë një gjë të tillë", tha Tahiri. Ky i fundit shtoi se në datat kur rezulton se ka ndodhur episodi i tretë i trafikut, ka dërguar një nga shkresat, ku i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes që të vendoset një oficer i "Guarda di Finanza" në Qendrën e Monitorimi­t të Radarëve.

PAPREKSHMË­RIA

Prokuroria pretendon se grupi kriminal i Habilajve ishte i paprekshëm dhe se këtë paprekshmë­ri e kishin siguruar nga lidhjet që kanë pasur me ish- ministrin dhe funksionar­ët e Policisë lokale në Vlorë. "Nga hetimi ka rezultuar e provuar se anëtarët e grupit të strukturua­r kriminal, Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nezar Seiti, Armand Kocerri, Sabaudin Çelaj, Tigrens Mezuraj, Fatmir Minaj, Maridian Sulaj, Armando Sulaj, janë ndihmuar dhe mbështetur në aktiviteti­n e tyre kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, nga ana e funksionar­ëve të lartë të Policisë lokale Vlorë, si dhe të të pandehurit Saimir Tahiri me cilësinë e ministrit të Brendshëm", lexoi Prokuroria. Duke iu përgjigjur Prokuroris­ë, Saimir Tahiri, solli si provë, me qëllim për të vërtetuar se mbështetja që pretendohe­t se kishte ky grup nuk është e vërtetë, të paktën jo nga ai: "Në vitin 2013, kur unë kam qenë ministër i Brendshëm, Moisi dhe Florian Habilaj janë proceduar penalisht për ' Vetëgjyqës­i' dhe ' Heqje e lirisë pa të drejtë'. Edhe në vitin 2014, Florian Habilaj është proceduar sërish për akuzën e ' Vjedhjes' së një makine në vendet e Bash

"Nga hetimi ka rezultuar e provuar se anëtarët e grupit të strukturua­r kriminal të Habilajve janë ndihmuar dhe mbështetur në aktiviteti­n e tyre kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, nga ana e funksionar­ëve të lartë

kimit Evropian. Nëse do të kishin mbështetje­n e ministrit të Brendshëm, si ka mundësi që Polica në çdo rast ka bërë punën dhe referuar në Prokurori këta persona? Mendoni se po të kishte një mbështetje të tillë nga unë, do të referohej nga një polic i thjesht për një vepër të lehtë penale?!", tha Tahiri. Ndërsa kujtoi operacioni­n antikanabi­s në Lazarat, ai tha se në momentin kur rezulton se ky grup ka kryer dy raste të trafikut, ka qenë duke u zhvilluar ky operacion me mijëra Policë. "Ju thoni se në kohën që ne bënim ndërhyrjen me mijëra Policë në Lazarat, unë ndërkohë isha duke bërë edhe trafikim të lëndëve narkotike", tha Tahiri.

KONTROLLET

Duke vazhduar t'i përgjigjet akuzave të Prokuroris­ë se ai dhe zyrtarë të Policisë i kanë krijuar mbështetje Moisi Habilajt dhe grupit, ish- ministri pretendoi se në shumë raste kur kushëriri i tij futej në pika kufitare i është kërkuar nga punonjës Policie që të priste pasi do t'i kryhej një kontroll në vijën e dytë. "Kontrolli në vijën e dytë do të thotë se është një kontroll i imtësishëm. Nëse do të kishin mbështetje­n time, ju thoni se do kishte lirinë që një polic atje t'i bënte këtë lloj kontrolli?!", përfundoi Tahiri.

KUNDËRAKUZ­A

Ndërsa u akuzua se mbrojtja që Habilajt kishin nga ai dhe policët në Policinë e Vlorës, kishte bërë që ata të mos referohesh­in dhe viheshin nën hetim, ish- ministri Tahiri tha se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se edhe referimi për procedimin ku ai është marrë i pandehur, është referuar nga Jaeld Çela. "Në momentin që policët i kanë referuar këta persona në Prokurori, edhe në atë të Krimeve të Rënda, mos duhet të aludojë unë se prokurorët kanë bashkëpunu­ar me ta duke mos bërë punën e tyre". Tahiri pretendoi se janë 5 shkresa të firmosura nga Jaeld Çela për shkatërrim­in e parcelave që supozohet të ishin kultivuar nga Habiljat dhe në të 5 shkresat janë referuar këta persona me emra. Edhe referimi për këtë procedim, sipas Tahirit është bërë nga Policia e Vlorës. Gjatë seancës, ish- ministri zbardhi një email që polici Gjergji Kohila, që është i bashkëpand­ehur me të, i ka dërguar prokurorit Dritan

"Në momentin që policët i kanë referuar këta persona në Prokurori, edhe në atë të Krimeve të Rënda, mos duhet të aludoj unë se prokurorët kanë bashkëpunu­ar me ta duke mos bërë punën e tyre?" Tahiri pretendoi se janë 5 shkresa të firmosura nga Jaeld Çela për shkatërrim­in e parcelave, që supozohet të ishin kultivuar nga Habiljat

 ??  ?? MIMI KODHELI ( MAJTAS) TAHIRI, DJE NE GJYKATE
MIMI KODHELI ( MAJTAS) TAHIRI, DJE NE GJYKATE
 ??  ?? SAIMIR TAHIRI, DJE NE GJYKATE
SAIMIR TAHIRI, DJE NE GJYKATE
 ??  ?? Tre prokurorët e dosjes “Tahiri”
Tre prokurorët e dosjes “Tahiri”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania