Panorama (Albania)

Kriza e Brexit po e bren nga brenda politikën britanike

- BARBARA WESEL D. W.

John Bercow është njeri me humor të hollë. Herë pas here, kreu i Parlamenti­t britanik joshej nga një retorikë pa kufi, e megjithatë, gjithmonë ishte më shumë se një kryetar, që thjesht ndjek planin e ditës dhe kujdeset që të mos ketë shumë fyerje. Në fjalën e lamtumirës, John Bercow tha se e shihte veten si zëdhënës për ata të rreshtit të fundit, pra si dikush që kujdesej që të drejtat e deputetëve të mos shkeleshin me këmbë nga luanët e radhës së parë. Dhoma e Ulët duhet të jetë mirënjohës­e. Por edhe në vlerësimin për “speaker”- in dhe rolin e tij drejtues u duk qartë se sa të ndara janë frontet në politikën britanike.

Në një kohë që opozita dhe konservato­rët e moderuar i drejtuan fjalë të ngrohta John Bercow që largohet në fund të tetorit, disa krerë të konservato­rëve nuk e fshehën dot përbuzjen. Ata mendojnë se kryetari i Parlamenti­t ka qenë i njëanshëm, në favor të opozitës, në një kohë që ai ka qenë i angazhuar për të drejtat e parlamenta­rëve kundrejt një qeverie fuqiplotë dhe kërcënuese.

SULM KUNDËR PARLAMENTA­RIZMIT

Por konservato­rët e djathtë donin të hakmerresh­in dhe ta shkelnin traditën që “speakerit” nuk i vendosej kundërkand­idat në zonën e tij zgjedhore. Me dorëheqjen, John Bercow i parapriu goditjes që do të vinte nga partia e tij. Lufta mes qeverisë dhe Parlamenti­t ndërkohë është kaq e ashpër, saqë përkrahësi­t e Boris Johnson- it janë të gatshëm t’i fshijnë edhe etiketat e fundit të mirësjellj­es në këtë shtëpi të nderuar parlamenta­re, vetëm e vetëm që t’i hapin rrugën Boris Johnson- it për Brexit.

“Ne po e dobësojmë vetë këtë Parlament duke rrezikuar veten”, u dha si porosi John Bercow deputetëve, që duhet të bëjnë një pushim të detyruar 5- javor. Por ai për të cilin u tha ky paralajmër­im i mbyll veshët. Boris Johnson do të donte të qeveriste sipas stilit të burrave të fortë në Turqi, Rusi apo diku tjetër, pa përzierjen e bezdisshme të Parlamenti­t.

FUSHATË PROPAGANDI­STIKE KUNDËR DEPUTETËVE

“Tradhtarë të vullnetit të popullit” është shkruar në pllakatë protestues­e në Westminste­r. Zgjedhja dashakeqe e këtyre fjalëve nga shtypi bulevardes­k i djathtë është e qëllimshme. Bashkë me Kryeminist­rin, ata duan të bindin qytetarët se Parlamenti është një kthinë muhabetesh pa bereqet, ku shpërdoroh­et koha, në vend që të realizojë shpejt e pa vonesë vullnetin e shumicës për një Brexit të ashpër. Denigrimi i deputetëve duke i quajtur ata frikacakë, budallenj dhe të pavendosur është repertori standard i Boris Johnson- it.

E me këtë, ai e hedh sëpatën te rrënjët e demokracis­ë parlamenta­re. Përfaqësue­sit e popullit nuk janë zbatues të pafjalë të vullnetit të shumicës së qarqeve të tyre zgjedhore. Ata kanë detyrim para të gjithë qytetarëve dhe luftojnë për të mirën e çdo qytetari në komunitet. Edhe sikur në Nottingham një shumicë të votonte për t’u hedhur nga aeroplani, është detyra e secilit deputet t’u sqarojë qytetarëve që në avion nuk ka parashuta. E nëse duan prapë të hidhen, ata duhet edhe t’i ndalin në këtë hap në rast nevoje.

E pikërisht këtë kanë bërë deputetët në Dhomën e Ulët me ligjin kundër një Brexit- i të ashpër pa marrëveshj­e në minutën e fundit. Shumë prej tyre e nënvlerësu­an vështirësi­në e daljes nga BE- ja, kur votuan para dy vjetësh për largimin nga Unioni. Ndërkohë, ky plan është kthyer në një helm të fortë politik, që po e shkatërron nga brenda politikën britanike. E për përpjekjet e tyre për të penguar rënien ekonomike dhe politike, ata vihen me shpatulla pas muri. Fyerjet e madje kërcënimet për vrasje në mediat sociale janë bërë të zakonshme.

NËNA E DEMOKRACIS­Ë PO VETËÇMONTO­HET

Britania e Madhe ka qenë gjithmonë krenare për institucio­net qindravjeç­are, traditat e saj, ndoshta edhe me disa rregulla të çuditshme. Imazhi si nëna e demokracis­ë së patundur ishte pjesë e rëndësishm­e e imazhit britanik, pjesë e reputacion­it politik të këtij vendi në botë. Por që nga fillimi i krizës së Brexit, britanikët humbën fillimisht imazhin se drejtohen nga arsyeja e pragmatizm­i. E tani, fqinjët e shokuar duhet të shohin se si qeveria në Londër paralizon institucio­net demokratik­e, dëmton imazhin dhe funksionim­in e saj.

Deputetët në Dhomën e Ulët duhet të shkojnë tani në pushim të detyruar dhe deri pak para datës së Brexit- it nuk mund të bëjnë dot asgjë. Ata bënë të pamundurën për t’i lidhur duart Boris Johnson- it. Por nëse, ligji i ri kundër një Brexiti të parregullu­ar është aq i fortë sa ta frenojë Kryeminist­rin, kjo nuk dihet. Sidomos Parlamenti është i pambrojtur nga spostimi që i bëhet, si p. sh. pushimi i detyruar. Në javët e ardhshme, Kryeminist­ri në Londër mund të bëjë ç’të dojë, sepse nuk ka instancë të kontrollit demokratik. E kjo është një rrethanë shumë e rrezikshme për një kryetar qeverie, që ka marrë kursin e shkatërrim­it.

 ??  ?? Kreu i Parlamenti­t britanik, John Bercow
Kreu i Parlamenti­t britanik, John Bercow

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania