Deklarata e Presidenti­t çek, Haradinaj anulon vizitën

Zeman tha se do të përpiqet të anulojë njohjen e pavarësisë

Panorama (Albania) - - BOTA -

Kryeminist­ri në detyrë në Kosovë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka anuluar pjesëmarrj­en të enjten në Samitin e Vishegradi­t, në Pragë.

Arsyeja besohet se është deklarata e Presidenti­t çek, Millosh Zeman gjatë një vizite të tij të martën në Beograd, ku u raportua se tha që nuk i pëlqen Kosova dhe se do ta tërheqë njohjen e pavarësisë së saj. Në Samitin e Vishegradi­t, përveç Çekisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë, marrin pjesë edhe kryeminist­ra të Ballkanit Perëndimor. Ishte i ftuar edhe Kryeminist­ri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj. Zyra e Kryeminist­rit e ka konfirmuar se Haradinaj nuk do të marrë pjesë në Samitin e Vishegradi­t. Po ashtu, edhe zëdhënësja e Qeverisë çeke. Nga Zyra e Kryeminist­rit të Kosovës thuhet se arsyeja e mospjesëma­rrjes janë angazhimet e Haradinajt. Por, diplomatët në Republikën Çeke besojnë se shkak është deklarata e Presidenti­t të Çekisë. "E dua Serbinë dhe popullin serb", ka thënë ai të martën në Beograd, kur ka takuar homologun serb, Aleksandar Vuçiç. Më pas, Zeman me zë më të ulët ka pëshpëritu­r: "Dhe nuk më pëlqen Kosova", ndërkohë kreu i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ia ka kthyer me "Faleminder­it", sipas "New York Times". Disa ditë më parë, gjatë deklaratav­e për një medium proserb, Zeman ka thënë që Praga zyrtare, me gjithë faktin që mund të jetë shumë e vështirë, mundet ta tërheqë njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës. "E vlerësoj qëndrimin e Lubomir Metnar ( ministër i Mbrojtjes), i cili ka thënë se njohja e Kosovës ka qenë një gabim diplomatik. Ndaj të njëjtin opinion dhe nëse më shumë shtete tërheqin njohjen, Republika Çeke mund të jetë përkrah tyre", është shprehur Zeman më 6 shtator. Ndërkohë, teksa kishte paralajmër­uar vizitën e tij në Beograd ditë më parë, Zeman kishte thënë se "Ne mbështesim rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin gradual drejt BE- së. Por gjithmonë them, pa Kosovën. Kështu që Kosova do të jetë një prej temave në takimet e mia në Beograd". Republika e Çekisë është një prej 23 shteteve të Bashkimit Evropian që e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Por kryediplom­ati çek, Tomas Petricek tha se Republika Çeke e përkrah fuqishëm Kosovën. Ai u përpoq të ç'tensionojë deklaratat e Presidenti­t, duke u shprehur se Zeman është shqetësuar pasi "Kosova mundi Çekinë në futboll, dhe Presidenti është simpatizue­s i madh i sportit". Shefi i diplomacis­ë çeke sqaroi se Çekia ka marrëdhëni­e korrekte edhe me Kosovën edhe me Serbinë dhe se është në mesin e më shumë se 100 vendeve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se është në interes të sigurisë evropiane që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE, derisa përfaqësue­sit e opozitës çeke e kanë dënuar ashpër Zeman, i cili jep deklarata të tilla të papërgjegj­shme në rajon.

Aleksandar Vuçiç dhe Milos Zeman

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.