Gjykata skoceze: Pezullimi i Parlamenti­t, i paligjshëm

Panorama (Albania) - - BOTA -

Gjykata më e lartë e Skocisë e ka gjykuar të paligjshëm vendimin e Kryeminist­rit Boris Johnson për të pezulluar punën e Parlamenti­t. Një panel prej tre gjyqtarësh vendosi në favor të një grupi politikanë­sh që e kanë sfiduar vendimin e Kryeminist­rit britanik. Ky vendim përmbys atë të shkallës së parë të marrë javën e kaluar, ku u gjet se Johnson nuk ka shkelur ligjin. Vendimi nuk mund të ndikojë në Parlamenti­n e pezulluar që nga e marta, pasi Gjykata nuk dha urdhër për anulim të pezullimit. Javën e ardhshme do të zhvillohet një seancë e plotë në Gjykatën Supreme të Londrës mbi këtë çështje. Ligjvënësi­t britanikë nuk pritet të kthehen në Parlament deri më 14 tetor, kur Mbretëresh­a Elisabeth II të mbajë një fjalim mbi planet legjislati­ve të Johnson. Vendimi për pezullim të punës së Parlamenti­t ndodhi disa javë para afatit të Brexit. Ligjvënësi­t britanikë votuan një projektlig­j që nuk e lejon Johnson të largojë Britaninë nga BE pa marrëveshj­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.