Kongoli e Muçi para gazetarëve

Panorama (Albania) - - KULTURE -

Por nuk ishte vetëm kaq. Tirana ishte e pranishme dhe përmes bisedave me shkrimtarë, arkitektë dhe regjisorë filmash të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Një program shumë i pasur i shtri përgjatë ditëve të festivalit. Në datën 6 shtator, arkitektja e Shtëpisë me Gjethe dhe Shtëpisë- Studio "Kadare", Elisabetta Terragni, në një bisedë me Giovanni Fraziano, do të rrëfente për memorien e vendeve të Tiranës.

Në Casa del Mantegna Pino Costalunga dhe Virgjil Muçi do të rrëfenin "Përrallat e mbrëmjes", ndërsa Elina Duni do t'i shtonte pak aromë Shqipërie përmes muzikës. Në datën 7 shtator, Conservato­rio di musica "Campiani" shkrimtari Fatos Kongoli dhe gazetari Bruno Gambarotta do të ndanin me publikun "Vetmi prej guri". Ndërsa kuratori Luca Scarlini do të zbulonte "Kryeqyteti­n e ëndrrave". Për t'u mbyllur ditën e diel me një bisedë mes Virgjil Muçi dhe Massimo Cirri mbi memorien kolektive të një kombi në "Na ishte njëherë në Shqipëri".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.