Abuzimi me pronat, nis verifikimi për Hipotekën

Dosja e një prone në Jalë, indicie për Kontrollin e Lartë të Shtetit për të kontrollua­r dosjet që janë marrë në shqyrtim

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Tjetërsimi i pronave, Kontrolli i Lartë i Shtetit nis verifikimi­n e dosjeve në Kadastrën e Vlorës.

Pas largimit të drejtorit Florian Almadhi dhe dy zv. drejtorëve, Klodian Troci dhe Ardian Musta, katër juristë të Kadastrës në Vlorë janë shkarkuar me urdhër direkt nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Tiranë. Ndërkohë, 19 punonjës të tjerë kanë marrë paralajmër­im për largim nga puna. Shkak për largimet masive është bërë një çështje pronësie në Jalë, ku qytetarit, edhe pse kishte vendim të Gjykatës së Lartë, nuk i njihej e drejta e pronës. Gjithashtu, konfirmohe­t nga burime të Policisë së Vlorës se janë 23 punonjës të tjerë të këtij institucio­ni, të cilët janë nën hetim jo vetëm për dosjen numër "246", por edhe mbi dosje të tjera që janë duke u shqyrtuar apo që kanë zvarritje në zyrat e Kadastrës. Në vend të drejtorit të larguar është emëruar Aleto Nazëraj, kurse në vend të Ardian Mustës, që ka mbajtur më parë dhe pozicionin e drejtorit të ALUIZNI- t, është emëruar Elona Hodaj. Kjo e fundit, deri dje ka mbajtur postin e drejtores së Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetëso­r në Vlorë.

Referuar situatës në Kadastër, pas mbërritjes në këtë institucio­n të hetuesve të Policisë për Krimin Ekonomik, mësohet se të tjera largime do të pasohen nga shkeljet e konstatuar­a gjatë verifikimi­t të rasteve të denoncuara prej qytetarëve.

Që prej mesit të muajit gusht, në këtë institucio­n ndodhen zyrtarë të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilët kanë marrë në sitë dosjet e shqyrtuara gjatë katër viteve të fundit. Jo vetëm dosja numër "246", për të cilën është krijuar situata me largimet, por KLSH- ja është duke kontrollua­r dhe një sërë dosjesh të tjera të dyshuara për tjetërsim pronash. Ndërkohë është zbardhur dhe letra që ishdrejtor­i Almadhi ka përpiluar për ngritjen e grupit të punës me juristë të Kadastrës për shqyrtimin e dosjes numër "246", për një pronë në zonën e Jalës, dosje për të cilën ka nisur e gjithë situata kaotike. Dyshohet se kjo dosje është bërë shkak për largimet masive nga puna. Letra e Almadhit, që në fakt është një urdhër i brendshëm, mban datën 26 qershor dhe ia delegon dosjen një grupi juristësh. Rasti në fjalë ka lidhje me një çështje, të cilën qytetari denoncues e kishte fituar në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor, por sërish drejtuesit e Kadastrës kishin refuzuar t'i regjistron­in pronën, duke mos e marrë në shqyrtim. Mësohet se dosja me numër "246" bën fjalë për një objekt shumëkatës­h në ndërtim në afërsi të bregdetit, për të cilin ka pasur pretendime pronësie mes disa personave, por gjyqi është fituar nga vetëm njëri prej tyre me vendim të Gjykatës së Lartë. Qarku i Vlorës mbetet një nga më problemati­kët sa i takon fenomenit të tjetërsimi­t të pronës. Kryesisht, këto abuzime kanë ndodhur për zona të lakmuara në bregdet, pasuria e të cilave arrin në miliona euro. Qytetarë të shumtë kanë denoncuar raste skandaloze me regjistrim­in e pronave, ndërkohë që shumë qytetarë të thjeshtë, edhe pse disponojnë dokumentac­ion apo vendim gjykate, nuk u jepet e drejta e njohjes së pronësisë.

Sazan Meminaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.