Trafik kokaine, kanabisi dhe laborator droge, 57 të arrestuar pas 3 vite hetim

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë: Hetimet nisën në vitin 2016, u arrestuan 57 persona, u shpallën në kërkim 8 të tjerë

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ETLEVA DELIA

Katër grupe kriminale me aktivitet kryesor trafikimin e lëndëve narkotike drejt vendeve të BE- së u goditën dje gjatë një operacioni të realizuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Rezultatet e këtij operacioni u prezantuan dje nga Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, dhe prokurori që ka drejtuar hetimet, Vladimir Mara, të shoqëruar nga drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Gjatë konferencë­s për shtyp, Ardi Veliu tha se është finalizuar operacioni policor i koduar "Limit", si rezultat i të cilit u shkatërrua­n 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëv­e. Në kuadër të operacioni­t janë arrestuar 57 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë. Sipas Veliut, gjatë operacioni­t janë sekuestrua­r sasi të ndryshme kanabisi, kokaine, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara. "Policia e Shtetit, në përmbushje të prioriteti­t kryesor, atë të parandalim­it, evidentimi­t dhe goditjes së veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e, ka vijuar operacione­t e pandërprer­a në bashkëpuni­m me agjencitë ligjzbatue­se brenda dhe jashtë vendit dhe me policitë homologe të vendeve të rajonit e më gjerë", tha Ardi Veliu.

OPERACIONI

Në funksion të një hetimi që ka nisur prej vitit 2016, Task Forca Speciale Qendrore në Departamen­tin e Policisë Kriminale në bashkëpuni­m me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastë­r, Korçë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operaciona­le dhe FNSH- në, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, finalizoi operacioni­n "Limit". Ky operacion ishte nisur më parë, në bashkëpuni­m dhe koordinim të plotë me strukturat e Policisë greke. Ky operacion u krye në funksion të procedimit penal të regjistrua­r në vitin 2016, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëv­e", kryer në bashkëpuni­m. Operacioni ka vijuar mëngjesin e djeshëm në disa qarqe të vendit, ku u angazhuan rreth 300 forca policore. Këtyre grupeve kriminale së fundmi i është sekuestrua­r rreth 120 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1.1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis, një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndriçim artificial, telefona celularë dhe disa automjete.

HETIMI

Gjatë periudhës së hetimit, 2016- 2019, është shkëmbyer në kohë reale informacio­n me partnerët e Policisë shqiptare nëpërmjet SELEC- ut për aktiviteti­n kriminal të personave të përfshirë në këto grupe kriminale dhe si rezultat, nga autoritete­t policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktiviteti­n kriminal të trafikimit dhe shpërndarj­es të narkotikëv­e. Policia greke, gjatë operacione­ve të kryera, ka sekuestrua­r rreth 200 kg kanabis, 3.5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1.3 kg kokainë. Gjatë hetimit u bë e mundur të dokumentoh­ej aktiviteti kriminal edhe i 31 personave të tjerë në Shqipëri, duke u finalizuar me ekzekutimi­n e masave të sigurisë për 23 prej tyre, ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivohes­hin. Lënda narkotike kanabis e prodhuar trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE- së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarj­es së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

Dje, gjatë konferencë­s

Ardi Veliu, dje gjatë konferencë­s për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.