Panorama (Albania)

Denoncimi i punonjësit të SHISH: Oficeri është përfshirë në trafik droge

-

Emri i efektivit të Policisë është përmendur në shtator të vitit të kaluar në një denoncim të bërë nga ish- Kryeminist­ri, Sali Berisha. Bëhej fjalë për një mesazh të dërguar nga një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror, që akuzonte 34- vjeçarin dhe dy kolegë të tij për përfshirje në trafik droge dhe se kanë mbrojtjen e ish- kryetarit të PS- së në Shkodër, Martin Cubi, dhe deputetit Luan Harusha. “Jam një punonjës i Shërbimit Informativ në Shkodër. Po marr shkas të të shkruaj për një skandal që ka ndodhur me Policinë Kriminale Shkodër. Kemi disa kohë që informojmë drejtorin e Policisë Shkodër për një grup punonjësis­h Policie Kriminale, të cilët janë të përfshirë në korrupsion dhe shpërndarj­e droge. Ata janë Ylli Dardha, Mond Gera dhe Arbër Duli. Nga informacio­net që morëm dy ditë më parë në darkë, këta punonjës Policie ishin në zonën e Postribës, ku po bënin rojën dhe sigurimin e rrugës ku do kalonte një sasi 100 kg nga Dukagjini. Kryesori i grupit, polici Mond Gera, që ia kishte marrë përsipër ish- kryetarit të komunës, Martin Cubit, që të ulej droga e paprekur nga Policia. Ne si institucio­n ligjzbatue­s, pasi kontaktuam me drejtorin e Policisë Shkodër, u morën masa krejt korrekte nga Policia, pasi u kapën në flagrancë këta 3 policë të fshehur në disa shkurre, në vendin ku do të kalonte kjo sasi droge. Tani që po të shkruaj kanë kaluar dy ditë dhe asnjë masë dhe asgjë publike s’është bërë, pasi këta policë kanë mbështetje­n e ish- kryekomuna­rit socialist, Martin Cubi, ku nga informacio­net, atë natë që janë kapur policët ka telefonuar deputetin Luan Harusha që të mos bëhet publike si rast. Janë disa informacio­ne që kemi dhënë dhe asnjë masë nuk është marrë, pasi për këta punonjës Policie kemi dërguar të dhëna se janë pjesë mbështetës­e e disa grupeve kriminale në Shkodër, ku marrin rrogë mujore nga vrasësit në Shkodër”, thuhej në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania