Legalizime­t, familjet që marrin tapinë në Tiranë

Kadastra: Duhet të paguajnë taksën e ndikimit në infrastruk­turë

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Agjencia e Kadastrës publikon emrat e familjeve që marrin lejen e legalizimi­t. Dokumentet që duhen paraqitur dhe si do merr et tapia pas pagesës

Drejtoria e Kadastrës Tirana Rurale ka publikuar listën e familjeve që kanë gati lejen e legalizimi­t, por për ta përfituar atë, duhet që të kryejnë më parë pagesën e taksës së ndikimit në infrastruk­turë.

Gazeta boton sot emrat e 180 familjarëv­e, të cilët duhet të paraqiten në sportelet e Agjencisë për të kryer pagesën. "Personat që gjejnë emrin në listë duhet të paraqiten pranë Zyrës së Marrëdhëni­eve me Publikun, për të tërhequr faturën e pagesës së taksës së ndikimit në infrastruk­turë. Drejtoria Tirana Rurale 1 do të bëjë emetimin e menjëhersh­ëm të lejes së legalizimi­t, pasi subjekti përfitues të depozitojë pranë zyrave tona vërtetimin përkatës që ka kryer pagesën në fjalë", thuhet në njoftim.

AFATET Me ndryshimet e bëra së fundmi, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka detyrimin që brenda dy muajve të përfun

FAMILJE

marrin lejen e legalizimi­t në kryeqytet. Sipas Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, qytetarët që kanë emrin në listë duhet të kryejnë më parë pagesën e taksës së ndikimit në infrastruk­turë dojë procedurat e legalizimi­t dhe të pajisë familjet me leje. Nga ana tjetër, ata të cilët duan ta mbyllin sa më shpejt këtë proces, kanë mundësi ta bëjnë këtë duke paguar një faturë shtesë. "ASHK, brenda 60 ditëve nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, legalizon ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për regjistrim­et pasurore martesore. Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë kryerjen e procedurav­e të legalizimi­t brenda 30 ditëve, kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë", thuhet në nenin 16 të draftit.

KUSHTET Në draftin e ri, që pritet të kalojë për miratim brenda këtij viti, janë rishikuar edhe kushtet që duhet të përmbushen për të kualifikua­r. Kështu, duhet që objekti të mos cenojë veprat kryesore të infrastruk­turës publike, akset rrugore dhe monumentet e kulturës. Një distancë e caktuar do të respektohe­t edhe përgjatë vijës bregdetare, çka do të thotë se jo të gjitha ndërtimet në bregdet do të legalizohe­n. Nga raporti i Agjencisë për vitin 2018, rezultojnë mbi 90 ndërtime të përjashtua­ra, pra që s'mund të legalizohe­n, duke qenë se bien ndesh me kriteret e kualifikim­it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.