Panorama (Albania)

Negociatat me BE, Rama takon Merkel: Mora vlerësime inkurajues­e pozitive

“Çelja e negociatav­e do të ndihmonte edhe për sa i përket dialogut mes palëve”

- ARISTIR LUMEZI

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i kërkoi maxhorancë­s dhe opozitës që të përdorin Reformën Zgjedhore për të nisur dialogun mes tyre.

Në një deklaratë për mediat dje, pas nënshkrimi­t të Marrëveshj­es Financiare IPA 2018 mes Shqipërisë dhe Komisionit Europian, ku 42 milionë euro jepen për Reformën në Drejtësi, Soreca tha se palët duhet të kenë diçka specifike për të nisur dialogun. “Dialogu qeveri- opozitë të nisë me Reformën Zgjedhore”, tha Soreca. Ky është apeli i ambasadori­t të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, për palët politike për të kapërcyer krizën që ndodhet vendi prej shkurtit të këtij vitit kur opozita PD- LSI dogji mandatet duke dalë në protesta, ndërsa bojkotoi edhe zgjedhjet. Soreca tha se BE- ja ka bërë disa herë thirrje për dialog, ndërsa tani duhet të nisë me diçka specifike, që është pikërisht kjo reformë. “Mendoj se është shumë e rëndësishm­e dhe e nevojshme. Palët politike duhet të kuptojnë se 91% e shqiptarëv­e që duan të bëhen pjesë e BE, që do të thotë se të gjithë palët duhet të dialogojnë. Ju e dini që ne u kemi kërkuar të gjitha partive që të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në dialog. Këtë e kemi bërë nga hera, janë të shumta thirrjet që kemi bërë për dialog. Më lejoni që të them se dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike dhe kjo mund të jetë Reforma Zgjedhore, që është shumë e rëndësishm­e dhe e nevojshme, pasi do të sillte një gjë shumë të rëndësishm­e për shqiptarët. Kjo të bëhet në një mënyrë të drejtë dhe me standardet ndërkombët­are. Çelja e negociatav­e do të ndihmonte edhe për sa i përket dialogut”, tha ambasadori i BE- së në Tiranë, teksa Lulzim Basha dha sinjale pozitive për dialog pas ftesës së Kryeminist­rit Edi Rama. Shqipëria është në pritje të vendimit për hapjen e negociatav­e në mes të tetorit.

NEGOCIATAT Për Sorecën, tani është momenti që vendet anëtare të BE- së të thonë ‘ PO’. Duke komentuar takimin e Kryeminist­rit shqiptar, Edi Rama, në Berlin, ai tha se është i bindur se Kancelarja do të japë një motivim shtesë për institucio­net shqiptare, që është çelja e negociatav­e. “Janë përfaqësue­sit e shteteve anëtare të BE- së që do të vendosin. Gjermania është shprehur qartë, por edhe shtete të tjera, se tani ka ardhur koha të çelen negociatat me Shqipërinë. Edhe ne besojmë që ka ardhur koha dhe duhet të jetë tetori momenti. Ka shtete që po reflektojn­ë dhe autoritet shqiptare duhet të bëjnë të pamundurën që deri në tetor të kenë gjithçka në rregull për këtë vendim. Kontaktet duhet të vijojnë në pesë javët në vijim dhe këto gjëra po ndodhin. Rama ndodhet në Gjermani për një takim shumë të rëndësishë­m me Merkel dhe jemi të bindur se do të jepet një motivim shtesë për institucio­net shqiptare. Çelja e negociatav­e nuk do të jetë fundi i fillimit, por fillimi i një procesi që do të na çojë përpara, që në tetor të çojë në dhënien e dritës jeshile”, tha ai. Me gjithë ftesat dhe deklaratat e vazhdueshm­e, shenjat për dialog mes forcave politike shqiptare ende nuk shihen dhe opozita ka paralajmër­uar një rifillim të protestave në kërkim të zgjedhjeve të parakohshm­e me një qeveri tranzitore.

 ??  ??
 ??  ?? RAMA I DHURON MERKEL LIBRIN E TIJ ME SKICA
RAMA I DHURON MERKEL LIBRIN E TIJ ME SKICA
 ??  ?? Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania