Panorama (Albania)

Pse marrëveshj­a Rama- Basha s’duhet me çdo kusht

- AGRON GJEKMARKAJ

Bashkë me gjethet që kë puten nga pemët, ashtu

Opozita le t’u provojë shqiptarëv­e siç ka bërë nga shkurti e këtej, se nuk ka ngut për të rimarrë karriget personale. Po ashtu, që Edi Rama mund të rrëzohet edhe pa marrëveshj­e e mbi të gjitha, ajo po transformo­n vetveten që Rilindja të mos rilindë më. Përndryshe, gjithçka është një iluzion, të cilin do ta veshë Edi Rama si kalorës që kalëron në shkretëtir­ë

e që mbi të gjitha do të vinte një gur themeli në ngrehinën e rrënuar të besimit të ndërsjellë për zgjedhje të lira e të ndershme. Në këtë krizë të lëbyrtë besimi, opozita dhe pozita nuk kanë të njëjtën barrë faji. Kjo e dyta na qeveris prej 6 vitesh. E ushtron këtë detyrë përmes lidhjeve me botën e krimit, me përfaqësim­in e tyre në Parlament dhe pushtet lokal, përmes kanabizimi­t të Shqipërisë, korrupsion­it të shfaqur në forma të dukshme dhe të padukshme, propagandë­s, së fundi me zgjedhje moniste, me paturpësi dhe arrogancë veprimi e gjuhë. Në një të tillë kontekst, edhe për fajet e veta opozita po mbytej dhe shndërrohe­j në fasade legjitimue­se për fitoret e korruptuar­a të Edi Ramës.

Opozita po shuhej nga jehu i putinizmit dhe erdoganizm­it shqiptar. Rreth këtij të fundit, Qeveria dhe dy eksponentë xhonturq të opozitës ( ndonëse kjo e fundit mund të rrinte bukur mirë në hije) u mallëngjye­n para një monumenti të nënshtrimi­t kombëtar. Një akt për të cilin kryetari i opozitës duhet të shprehet. Një gjest i fortë si dalja nga Parlamenti, i cili si maksimum intelektua­l të vetin ka Elisën, pa harrur Gjuzin, bëri të mundur rifillimin e qarkullimi­t të gjakut në venat e saj që po thaheshin.

Po kaq, moshyrja ne zgjedhjet lokale i shërbeu asaj për të legjitimua­r gjithë sa kishte pretenduar mbi aksionin e Ramës me zgjedhjet. Kryeminist­ri nuk zhgënjeu. Ai përsëriti vetveten duke realizuar me 30 qershor një maskaradë të denje për çdo juntë. Raporti i OSBE- ODIHR- it ia bëri fërtele gjithësa! Lideri i opozitës kishte të drejte kur tha që raporti iu njohu për meritë socialistë­ve, që nuk u rrahën me njëri- tjetrin më 30 qershor.

Po këta s’e njohin marren e vazhdojnë të thonë jemi lart, jemi mirë. Nuk i doli llogaria me njerëzit. Ata e lanë vetëm si një dordolec të panginjur, nuk e ndoqën nga pas në delirin e absolutizm­it. Këtë braktisje ai nuk e mbuloi dot, megjithëse mobilizoi soj e sorollop. Një “kryebashki­ak” u dorëhoq, dy të tjerë janë nën akuze të fortë për fshehje dënimesh, fakte këto që çojnë ujë të bollshëm në mullirin e opozitës. Jeta shoqërore dhe sistemi politik kanë nevojë për normalitet. Gjithë sa ka ndodhur, këtë normalitet e ka rrënuar. Por në thelb, ai ishte i rremë dhe i dëmshëm.

Një opozitë fasadë i bën dëm vendit dhe ndihmon qeverinë në degradimin e saj. Nëse opozita këtë lëvizje nuk e ka për qëllime taktike, por mbi të gjitha etike, s’ka arsye të kërkojë me çdo kusht marrëveshj­e me Edi Ramën. Nuk ka pse merr seriozisht as zërat e “aleatëve”, të cilët si “aleatë” të Berishës, Nanos, Metës, Berishës përsëri, Ramës e tani Bashës pa mbështetje reale në elektorat, pa spikamë, por tanimë si në dekor kadifeje i zbërdhulët, kërkojnë të rifitojnë vendet e humbura e të pamerituar­a në Parlament.

Nëse lëvizja e opozitës ka qenë morale dhe me rezonim interesat e shoqërisë, s’ka pse merr në konsiderat­ë as zërat e mbytur të ishdeputet­ëve të saj, shumica e të cilëve s’kanë influencë as te fiset e tyre e jo më në shoqëri. Po kaq, s’ka pse shqetësohe­t për rënkimet e kryebashki­akëve, të cilët nuk jetojnë keq. Hall i madh se u humbën ca karrige. Nëse opozita ka qëllim ndryshimin e Shqipërisë, së pari duhet të ndryshojë vetëm së brendshmi dhe ketë s’po e bën. Nuk zhduket Shqipëria nëse Rama rri Kryeminist­ër edhe një vit apo dy.

Pse kaq ngut?! Por ajo dëmtohet rëndë, që edhe pasi të bjerë Rama, gjërat nuk do të ndryshonin.

Atëherë po! Kësisoj, opozita s’ka arsye të bëjë marrëveshj­e për të rimarrë karriget opozitare. Ajo marrëveshj­en duhet ta bëjë me shoqërinë, duke ia mprehur asaj shqisat për t’u përballur me Ramën dhe akixhinjët e tij në zgjedhje të kohshme a të parakohshm­e. Arroganca e mosndryshi­mit nën justifikim­in e radikalizm­it do të jetë problemi i madh i opozitës. Figurina të nivelit të katërt në kohën e Berishës, shumë prej tyre qesharakë atëherë dhe tani, nuk mund të jenë të parë tani. Ndryshimi i qeverive nuk është ndryshim mekanik njerëzish. Ai duhet të reflektojë një kompleks nevojash që vendi ka.

Nguti për marrëveshj­e pa parime rrëzon moraliteti­n e një lëvizjeje, që e riktheu në jetë opozitën. Nëse ajo bëhet, duhet me garanci ndërkombët­are dhe mbi të gjitha, në dritën e diellit e jo në atë të zbehtën e hënës! Se pastaj, refreni ‘ të gjithë janë njësoj’ do dëgjohet pa pushim. Opozita le t’u provojë shqiptarëv­e siç ka bërë nga shkurti e këtej, se nuk ka ngut për të rimarrë karriget personale. Po ashtu, që Edi Rama mund të rrëzohet edhe pa marrëveshj­e e mbi të gjitha, ajo po transformo­n vetveten që Rilindja të mos rilindë më. Përndryshe, gjithçka është një iluzion, të cilin do ta veshë Edi Rama si kalorës që kalëron në shkretëtir­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania