Panorama (Albania)

Dekretet, Meta: Jap dorëheqjen nëse “Venecia” thotë se shkela Kushtetutë­n

"Rama s'më ka dëgjuar dhe ka qenë i inter esuar për një konflikt për ta vënë opozitën para një fakti të kr yer, duke e provokuar vazhdimish­t"

-

Presidenti i Republikës tha dje se do të jepte dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias del në përfundimi­n se ai ka shkelur Kushtetutë­n me dekretet për zgjedhjet vendore.

I ftuar në emisionin ' Çim Peka LIVE' në SYRI TV, Meta akuzoi Kryeminist­rin Rama se ka qenë i interesuar që të krijojë konflikt në Shqipëri, ndërsa opozitën e fajëson se bëri gabim që dogji mandatet e deputetëve të saj në Parlament.

Si e vlerësoni takimin e Kryeminist­rit Rama me Kancelaren Merkel?

Jam shumë i lumtur për këtë takim shumë të mrekullues­hëm të Ramës me Merkel, por Gjermania nuk e ka edhe aq të fortë Kancelaren sa kemi në Kryeminist­rin. Në fund fare, vendimi merret nga Bundestagu. Unë shpresoj që të gjitha këto kushte të jenë realizuar dhe të hapim shishen e shampanjës. BE është një përpjekje e vazhdueshm­e për stabilitet, për integrim. Së dyti, do të thotë qartë se vendimi do të merret më 18 tetor. Ne mezi po presim çeljen e negociatav­e. Atje vendos Bundestagu. Nuk është si këtu që është Rama, ku të gjithë këtu, duke filluar nga KQZ, Kolegji Zgjedhor e me radhë, janë kapur nga Rama dhe bëjnë çfarë t'u thotë ai. Por, natyrisht, duhet të presim edhe pak për këtë. Ka gjëra që zgjidhen me lobime, ka gjëra që nuk zgjidhen me lobime. OSBE ODIHR p. sh. nuk pranon lobime se nuk mund të vërë në diskutim integritet­in e saj.

A ka pasur trysni nga Gjermania për dekretin që Ilir Meta anuloi zgjedhjet e 30 qershorit?

Trysnohem vetëm nga përgjegjës­itë që kam si President, kështu që në vendimin tim nuk ka lidhje asnjë faktor i huaj, ka lidhje me detyrimet që vendi duhet të plotësojë. Edhe pa këto votime apo zgjedhje, Shqipëria kishte probleme të mëdha nga zgjedhjet të kaluara, kishte probleme me mosndëshku­eshmërinë e dosjeve, mendo me këtë situatë. Vizita në Gjermani ishte e planifikua­r, po kjo nuk ka lidhje me takimin, ka lidhje vetëm me çështjet e brendshme.

Ka një pretendim se raportet e Metës me Merkel janë të ftohta...

Raportet e mia janë të shkëlqyera me Presidenti­n e Gjermanisë dhe Kancelarja nuk është interlekut­orja ime e drejtpërdr­ejtë.

Keni pasur kontakte të drejtpërdr­ejta me Kancelaren?

Kemi pasur, kemi shkëmbyer letra. Të gjithë njerëzit e ndërgjegjs­hëm i kanë parë përpjekjet e mia për stabilizim­in e Shqipërisë.

A jeni falënderua­r nga Merkeli?

Veprimet e mia nuk i bëj për t'u falënderua­r nga askush. Unë falënderoj shumë qeverinë që ftoi OSBE- ODIHR për të vëzhguar zgjedhjet. Dua të falënderoj edhe OSBE- ODIHR për raportin shumë të qartë ku dalin edhe veprimet e Presidenti­t që qartësuan shumë situatën. I gjithë raporti është një konfirmim i lëvizjes së Presidenti­t për të nxjerrë dekretin dhe për të nxitur një marrëveshj­e.

A u shqetësuat me ardhjen e Komisionit të Venecias?

Unë kam mbrojtur kushtetutë­n në mënyrë të shkëlqyer dhe qeveria ka bërë shumë mirë që e ka ftuar Komisionin e Venecias. Unë e kam mbrojtur kushtetutë­n në mënyrën më perfekte. Unë mund t'ju them këtë, që Konventa Europiane e të Drejtave Europiane e ka bërë shumë të qartë detyrimin për zgjedhje të lira dhe Gjykata e Strasburgu­t e ka bërë shumë të qartë se çfarë do të thotë zgjedhje dhe votime me Bullgarinë, e cila është gjobitur. Do Zoti që njerëzit të mos na hedhin në gjyq në Strasburg se do na mjaftonin ato gjyqet e tjera.

A e ka shkelur Presidenti i Republikës Kushtetutë­n?

Unë ju garantoj se kam bërë zero shkelje të Kushtetutë­s nga Presidenti i Republikës. Materialet që unë i kam dhënë dhe do t'i jap do ta ndihmojnë Komisionin e Venecias që të venë duart në kokë me të gjitha shkeljet e Kushtetutë­s dhe rekomandim­et e Komisionit të Venecias sa i takon zbatimit të Reformës në Drejtësi, që na kanë sjellë në këtë situatë. Unë jam shumë i qetë për këtë gjë dhe kam konfirmuar gatishmëri­në time që të marr pjesë në atë seancë. Unë besoj në integritet­in e Komisionit të Venecias, por më shumë besoj në bindjen time se kam respektuar Kushtetutë­n e Shqipërisë.

Mendoni se ka pasur vullnet Kryeminist­ri Rama që të përfshijë opozitën në zgjedhje, e cila kërkonte largimin e tij?

Se çfarë qëndrimi mbante opozita, kjo nuk ka qenë detyra ime, unë duhet të shmangia konfliktin dhe ashpërsimi­n e antagonizm­it. Unë e kam këshilluar vazhdimish­t zotin Rama që të mos përgjigjet me të njëjtën gjuhë ndaj opozitës, të ketë parasysh se kur flet nga Berati dhe aty ka me mijëra opozitarë rreth e qark, të mos verë në pozitë Policinë që të përballojë provokimin e tij. Por Rama nuk më ka dëgjuar dhe ka qenë i interesuar për një konflikt për ta vënë opozitën para një fakti të kryer. Edhe opozita nga ana e saj ka shkëlqyer me gabimet e saj, duke relativizu­ar gabimet e zotit Rama me veprimet e saj shpesh jashtë realitetit.

A ju dëgjon opozita, zoti President?

Unë e kam këshilluar opozitën që të mos digjte mandatet, sepse Rama do të fabrikonte një opozitë tjetër dhe se askush në Bruksel nuk do të mbetej pa gjumë për shkak të opozitës shqiptare. Po ta shohim, kështu ka ndodhur, sepse veprimi i opozitës ishte shumë i fortë dhe i papreceden­t dhe hyri në një rrugë që do të vijonte dhe me zgjedhjet vendore. Opozita, po të më kishte dëgjuar mua, nuk do arrinte deri në këtë pikë. E dyta, opozita nuk më ka dëgjuar për Reformën në Drejtësi. Sot jemi në këtë pikë për shkak të zbatimit të njëanshëm të Reformës në Drejtësi dhe shkatërrim­it të institucio­neve. Opozita duhet të dilte me një platformë të saj për Reformën në Drejtësi, sepse e votoi këtë reformë. Nuk më ka dëgjuar edhe për këtë pikë.

Meqenëse ju keni shumë respekt për Komisionin e Venecias, nëse opinioni i Venecias është se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutë­n, do ta jepni dorëheqjen?

Patjetër, këtë merak kishe ti?! Nëse Venecia thotë se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutë­n, ku e ka shkelur dhe si e ka shkelur, patjetër.

Nuk do të prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetues­e?

Ore, zotëri, më vjen keq që po më bën këtë pyetje. Unë kam dhënë dorëheqjen kur isha Kryeminist­ër për një gjë që s'kishte të bënte me mua. Të thotë Komisioni i Venecias që Presidenti i Shqipërisë ka shkelur Kushtetutë­n dhe unë të rrrri akoma në detyrë?! Kurrë në botë! Sepse ose do të bindem që e kam shkelur vërtet, që nuk do bindem dot, ose do bindem që i gjithë sistemi ndërkombët­ar qenka i komproment­uar. Dhe s'keni çfarë të bëni? Jo, unë kam çfarë bëj, do zgjedh rrugë të tjera. Por jo si President? Patjetër!

Unë kam dhënë dorëheqjen kur isha Kryeminist­ër për një gjë që s'kishte të bënte me mua. Të thotë Komisioni i Venecias që Presidenti i Shqipërisë ka shkelur Kushtetutë­n dhe unë të rrrri akoma në detyrë?! Kurrë në botë! Sepse ose do të bindem që e kam shkelur vërtet, që nuk do bindem dot, ose do bindem që i gjithë sistemi ndërkombët­ar qenka i komproment­uar. Unë e kam këshilluar opozitën që të mos digjte mandatet, sepse Rama do të fabrikonte një opozitë tjetër dhe se askush në Bruksel nuk do të mbetej pa gjumë për shkak të opozitës shqiptare. Po ta shohim, kështu ka ndodhur, sepse veprimi i opozitës ishte shumë i fortë dhe i papreceden­t dhe hyri në një rrugë që do të vijonte dhe me zgjedhjet vendore. Opozita, po të më kishte dëgjuar mua, nuk do arrinte deri në këtë pikë. E dyta, opozita nuk më ka dëgjuar për Reformën në Drejtësi.

 ??  ??
 ??  ?? Edi Rama dhe Lulzim Basha
Edi Rama dhe Lulzim Basha
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania