Panorama (Albania)

Vrasja e Nardit të Bujtinave, ekstradohe­t i dyshuari

Interpoli kthen nga Danimarka 27- vjeçarin Kristjan Sula

- SENAD NIKSHIQI Nard Polia

Autori i dyshuar i vrasjes së Nard Polisë, i njohur si Nardi i bujtinave, shtetasi Kristjan Sula ( Martini), është kapur nga Policia e Danimarkës dhe është ekstraduar dje në vendin tonë.

I dyshuari, 27- vjeçari Sula, ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Tirana, për shkak se Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Vrasja me dashje në bashkëpuni­m". Pas arrestimit të tij në Danimarkë, në bashkëpuni­m me specialist­ët e Interpol Tirana është bërë i mundur ekstradimi i Kristjan Sulës, i njohur edhe me mbiemrin Martini nga Kopenhagen­i drejt Shqipërisë, kjo edhe në bazë të bashkëpuni­mit që kanë Policitë e dy shteteve. Kristjan Sula, sipas Policisë është autori kryesor i dyshuar për vrasjen e Nard Polisë, ngjarje e ndodhur më 20 mars të këtij viti, në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë në njësinë Rrethina. Policia e Shkodrës më përpara ka arrestuar edhe 3 shtetas të tjerë, Alfred Martinin, vëllamë e Kristjan Martinit dhe dy vëllezërit, Gilberto Toma dhe Kleandro Toma, tre të dyshuar si bashkëpunë­torë në vrasjen e 34- vjeçarit Nard Polia. NGJARJA Ditën e ngjarjes, viktima, Nard Polisë, sapo kishte marrë makinën e tij nga servisi për ta provuar dhe papritur pasditen e 20 marsit një person i veshur krejtësish­t me të zeza dhe me një motor i ka dalë para duke e qëlluar dhe duke e lënë të vdekur në vend. Motori i autorit pak minuta pas vrasjes u gjet duke u djegur tek ura e Mesit në Postribë. Disa ditë pas vrasjes, Policia e Shkodrës arriti që ta zbardhë këtë ngjarje të rëndë duke arrestuar 3 shtetas dhe duke shpallur në kërkim autorin kryesor të dyshuar, Kristjan Sula ( Martini), duke qenë se ky i fundit ishte larguar nga Shkodra drejt Malit të Zi derisa u kap pas 6 muajsh në Danimarkë. Sipas hetimeve, autori i dyshuar dhe tre bashkëpunë­torët e tij dyshohet se e kanë ndjekur viktimën një ditë më përpara gjatë gjithë ditës, duke ruajtur lëvizjet e tij dhe një ditë më pas dyshohet se kanë organizuar vrasjen. Tre personat e arrestuar më parë kanë mohuar akuzat ndaj tyre si bashkëpunë­torë në vrasjen e Nard Polisë. Viktima para 8 vitesh është liruar para kohe nga një burg në Itali, ndërsa kishte marrë dënim bashkë me disa të tjerë për trafik të lëndëve narkotike. Vrasja, sipas Policisë, lidhet me lirimin e tij nga burgu, ndërsa në hetim janë edhe pista të tjera.

 ??  ?? Makina ku u ekzekutua Nard Polia
Makina ku u ekzekutua Nard Polia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania