Panorama (Albania)

Prof. dr. Petrit Bara dekorohet me titullin ‘ Mjeshtër i Madh’

Presidenti Meta, në Konferencë­n Shkencore: Hartues i suksesshëm i një sërë tekstesh universita­re dhe traktatesh në fushën e mjekësisë

-

Vleratnjer­ëzore çmohen nga njerëzit e mençur”. Kjo sentencë, bashkudhët­are e historisë së njerëzimit, gjeti mishërim të plotë edhe sot ( 13 shtator 2019) në Konferencë­n Shkencore...

Edhe pas titujve “Qytetar Nderi” i Dibrës, Bulqizës e Tetovës, që i kanë dhënë atij bashkitë e qyteteve respektive, dekorimi nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me titullin “Mjeshtër i Madh”, është vlerësim i meritave dhe kontributi­t të intelektua­lit, demokratit dhe kuadrit shembullor Petrit Bara

“110 Vjet Kongresi i Dibrës – Ngjarje Historike për Kombin Shqiptar”, që u mbajt nga Shoqata Bashkësia Dibrane në Tiranë, në sallën e Konferenca­ve të Akademisë së Shkencave. Në këtë event të rëndësishë­m ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, SHT Ilir Meta. Nëpërmjet fjalëve përshëndet­ëse, referateve e kumtesave të mbajtura nga prof. dr. Bujar Kapexhiu, kryetar i Shoqata Bashkësia Dibrane, nga sekretari i përgjithsh­ëm i kësaj shoqate, dr. Saimir Shatku e kryetari i Komunës Dibër e Madhe, z. Hekuran Duka, si dhe nga profesorët e akademikët e mirënjohur: Beqir Meta, Bajram Xhafa, Adem Bunguri, Gafur Zoto, Tefik Jegeni, Roland Hysa etj., u evidentua kontributi i personalit­eteve dibrane në shtetformi­min e kombit shqiptar. Qindra pjesëmarrë­sit në këtë konferencë shkencore ndoqën me interes të jashtëzako­nshëm edhe dokumentar­in “110- Vjetori i Kongresit të Dibrës ( 1909- 2019)”.

Prof. dr. Bujar Kapexhiu tha se Shoqata Bashkësia Dibrane e quan një ngjarje tepër të çmuar të përkujtojë këtë eveniment historik, në këtë jubile të 110- vjetorit të Kongresit, si dhe në 110- vjetorin e lindjes së saj. Kjo, sipas tij, për faktin se Kongresi i Dibrës i vitit 1909 shërbeu për t’i dhënë jehonë mençurisë dhe trimërisë së patriotëve dibranë, për ta kthyer këtë Kongres në një lëvizje patriotike, me një platformë dhe program tërësisht shqiptar. “Është fakt me shumë rëndësi, që të gjithë përfaqësue­sit e këtij Kongresi mbrojtën interesin kombëtar mbi identiteti­n ideologjik e atë kulturor. Është fakt që Kongresi i Dibrës iu dha dritë edhe lëvizjeve të mëvonshme kombëtare”, tha prof. dr. Bujar Kapexhiu.

Në këtë event historik, kreu i shtetit, Ilir Meta, në vlerësim të aktiviteti­t dhe rolit që ka luajtur, dekoroi Shoqatën Bashkësia Dibrane me Titullin: “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeu­t”, me motivacion­in: ” Për kontributi­n e shquar dhe patriotik, si vazhdimësi historikë e klubit ‘ Bashkimi Dibran’ të 1908, për ruajtjen, kultivimin, promovimin dhe mbajtjen gjallë të traditës dibrane, përmes vlerave të trashëgimi­së kulturore, atdhetare, artistike, në respekt të vlerave të Dibrës së Madhe dhe komuniteti­t tradiciona­l dibran në Tiranë. Shoqatë, e cila mbledh, organizon dhe nxit bashkëjete­sën mes komunitete­ve të tjera tradiciona­le në Tiranë, përmes vlerave civilizues­e, bashkëpunu­ese dhe qytetare të saj”.

Po ashtu, duke konsiderua­r propozimin e kryesisë së kësaj Shoqate, Presidenti i Republikës i akordoi prof. dr. Petrit Bara titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacion­in: ” Në vlerësim të kontributi­t të shquar në fushën e mjekësisë dhe në atë të jetës akademike e universita­re. I dalluar për nivelin e lartë profesiona­l, përkushtim­in dhe cilësitë njerë

zore. Hartues i suksesshëm i një sërë tekstesh universita­re dhe traktatesh në fushën e mjekësisë”.

Ky dekorim u bë në një ceremoni mbresëlënë­se me praninë e dhjetëra akademikëv­e e profesorëv­e të njohur, të cilët nderuan kolegun e tyre, Petrit Bara, profesorin e mirënjohur që demonstron një model të ri sjelljeje dhe përkushtim­i ndaj bashkëqyte­tarëve.

Petrit Bara u lind më 11.01.1952 në Peshkopi. Përveç diplomimit si mjek në Universite­tin e Tiranës, më 1977, me rezultate të shkëlqyera, kreu specializi­met jashtë shtetit për terapi intensive koronare dhe ekokardiog­rafi në Turqi ( Ankara), Trafik Hastanesi, 6 muaj ( korrik – dhjetor 1992); emergjenca kardiovask­ulare, terapi intensive, ekzaminime joinvazive ( Holter, Ekokardiog­rafi, Provë ushtrimore) në – Itali ( Bari), Policlinic­o di Bari ( Përgjegjës – Prof. Ritzon), 3 muaj ( korrik – tetor 2001) dhe sërish – Itali ( Romë), Ospedale Sandro Pertini, shtator 2004. Si njohës i tri gjuhëve të huaja ( anglisht, gjermanish­t dhe rusisht), prof. dr. Petrit Bara do të udhëheqë ndër vite titujt e projekteve: Hipertensi­oni arterial dhe komplikaci­onet e tij – më 1998, si dhe infarkti akut i miokardit dhe rehabiliti­mi i tij më 2001. Ai njihet në rrethet akademike e shkencore si botues i disa teksteve me vlera të pallogarit­shme shkencore, si: “Trajtimi farmakolog­jik i urgjencave kardiovask­ulare”, “Sëmundjet e brendshme”, “Trajtimi i urgjencave hipertensi­ve” ( monografi), Statistika – tekst për shkollat e larta të infermieri­së, Shëndeti Publik – Manual për shkollat e larta të Infermieri­së, “Sëmundjet e brendshme”, “Fakulteti i Infermieri­së dhe Fiziologji­a patologjik­e. Po ashtu, prof. dr. Petrit Bara, si një nga personalit­etet më në zë të kardiologj­isë, njihet si kryeredakt­or i revistës “Infermieri­a dhe mjekësia bashkëkoho­re” dhe si pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë në Universite­tin Shtetëror të Tetovës, që nga viti 2003 për lëndën e fizio- patologjis­ë. Në këtë profil punoi me devotshmër­i e përkushtim si mjek kardiolog, shef i pavijonit të kardiologj­isë në Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë Tereza” të Tiranës, si pedagog, themelues dhe dekan për një dekadë i Fakultetit të Infermieri­së. Personalit­eti dhe karakteri i tij në asnjë rast nuk devijoi, por u shpalos dinjitoz për më shumë se tri dekada në funksion të zhvillimit dhe modernizim­it të shkencave mjekësore. Ishte nga të parët që i fali shpirtin dhe zemrën ëndrrës së dëshiruar në vite. Në këtë përditshmë­ri mbetet një nga figurat më interesant­e si përfaqësue­s i elitës intelektua­le shqiptare. Ndaj, edhe pas titujve “Qytetar Nderi” i Dibrës, Bulqizës e Tetovës, që i kanë dhënë atij bashkitë e qyteteve respektive, dekorimi i djeshëm nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me titullin “Mjeshtër i Madh”, është vlerësim i meritave dhe kontributi­t të intelektua­lit, demokratit dhe kuadrit shembullor Petrit Bara. Ai, para së gjithash, vlerësohet për kontributi­n e çmuar dhe fisnik në progresin e diturive shkencore në lëmin e mjekësisë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, sot në 110- vjetorin e Kongresit historik të Dibrës, dekoroi gjithashtu prof. dr. Luan Hajdaraga ( pas vdekjes) me titullin: “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeu­t”, me motivacion­in: ” Në vlerësim të kontributi­t të tij tepër të spikatur, në fushën e shkencave psikosocia­le, si punonjës shkencor i dalluar, profesor dhe doktor i shkencave psikologji­ke, drejtues i vyer i Institutit për Studime Pedagogjik­ë. Ministër i Shtetit Shqiptar, në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe zëvendësmi­nistër i Punëve të Jashtme. Kontribuue­s i rëndësishë­m në jetën politike shqiptare gjatë viteve 1992- 2018".

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, dekoroi gjithashtu një nga përfaqësue­sit e denjë të komuniteti­t dibran në Tiranë si dhe biznesmeni­n e suksesshëm dibran, Faik Bruçi, me titullin: “Mjeshtër i Madh”, me motivacion­in: ” Në vlerësim të kontributi­t të çmuar në ndërtimin e Hidrocentr­alit të Fierzës, Komanit, si dhe në ndërtimin e linjave të tensionit të lartë në mbarë vendin. I dalluar si humanist dhe kontribuue­s në veprimtari social- kulturore. Promovues i vlerave patriotike e historike kombëtare. Një nga përfaqësue­sit e denjë të komuniteti­t dibran në Tiranë”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekoroi sot edhe z. FAIK SHATKU ( DIBRA) me titullin: “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeu­t”, me motivacion­in: “Në vlerësim të kontributi­t të shquar për drejtimin me vendosmëri dhe angazhim të një sërë detyrash dhe dikasteres­h publike në shtetin e sapoformua­r shqiptar. Kryetar i Kryqit të Kuq Shqiptar, deputet, anëtar i Komisionit për Kodifikimi­n e Ligjeve, nënkryetar i Këshillit të Shtetit, ministër i Arsimit Kombëtar dhe zëvendëskr­yeministër e ministër i Drejtësisë, gjatë periudhës së Republikës dhe Mbretërisë Shqiptare. Kontribuue­s në dekadat e para të shek. XX, i cili punoi në institucio­net e larta shtetërore për ndërtimin e shtetit të ri Shqiptar. Një ndër themeluesi­t e klubit patriotik “Djelmënia Dibrane”. PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania