Panorama (Albania)

Rrëfimi i ish- futbollist­it: Tentativa për të vrarë Lul Berishën

Ajeti tha se në Shqipëri erdhi për të punuar kamerier me Osman Korpuzin, por u kërcënuan me jetë që të vrisnin Lul Berishën

- Lulzim Berisha

Ahmet Ajeti, i dënuar pasi tentoi të vrasë Lul Berishën në vitin 2005, gjatë rigjykimit mohoi akuzën dhe pretendoi se erdhi në Shqipëri për të punuar.

Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi dje për më shumë se dy orë dëshminë e Ajetit, i cili pretendoi se nuk dinte asnjë emër të personave që i kanë kërkuar të kryente vrasjen, ndërsa Lul Berishën e kishte parë për herë të parë në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij. Kosovari pohoi se së bashku me Osman Korpuzin kanë ardhur në Shqipëri që të punonin për sezonin e verës dhe gjatë kërkimit, dy persona i kanë thënë se kishin punë për ta dhe më pas i kanë mbajtur mbyllur në një apartament dhe u kërkuan që të kryenin vrasjen, ose nuk do të largoheshi­n asnjëherë. “Unë kam kryer vetëplagos­je, në mënyrë që të shpëtonim nga kjo situatë. Nuk do ta bëja vrasjen, erdha për të punuar në Shqipëri”, tha i pandehuri. Ndër të tjera, në dëshminë e tij të parë para drejtësisë për këtë ngjarje, Ahmet Ajeti tregoi se ka qenë futbollist dhe në kohën e lirë punonte kamerier, punë që siç pretendon ai, kishte ardhur të bënte edhe në Shqipëri 14 vite më parë.

DËSHMIA E PLOTË E AHMET AJETIT

“Në vitin 2005, unë së bashku me Osmanin( Osman Korpuzi), kemi ardhur në Shqipëri, në Tiranë, për të punuar. Atë ditë kemi shkuar në një restorant, që ishte përballë një ndërtese të papërfundu­ar dhe aty kërkuam punë. Pritëm ca, disa orë më vonë na kanë ardhur dy persona, të cilëve iu prezantuam dhe iu kërkuam punë. Ata na thanë se mund të na punësonin në Durrës në një hotel. Po atë ditë, këta dy persona na morën në një makinë ‘ Jeep’, pas nesh ishin edhe disa makina të tjera dhe na kanë çuar në Durrës”.

KËRKESA DHE REFUZIMI

“Kur shkuam në qytetin e Durrësit, na kanë futur në një apartament dhe aty na kërkuan që të bënim një vepër penale, një vrasje. Duhet të kryeni një vrasje për ne, ndryshe nuk largoheni asnjëherë nga këtu, na thanë këta persona. Na kanë dhënë një pistoletë të vogël, me të cilën duhet të kryenim vrasjen dhe një foto të këtij personi. Kur i pyetëm se për çfarë arsyeje do bëhej kjo, ata na thanë se kjo nuk ishte puna jonë. Pasi janë larguar ata, Osmani ka dalë të blejë disa gjëra, cigare dhe për të ngrënë. Kur është kthyer në apartament, më tha se kishte parë personin që do vrisnin dhe ai kishte pasur mundësinë ta bënte vrasjen, por nuk e kishte bërë dot dhe se nuk donte ta bënte. Ai më tha mua se nuk do ta bënte vrasjen, edhe unë i kam thënë që një gjë të tillë nuk e bëj. Kështu vendosëm që ta linim armën në apartament dhe të mos e kishim me vete. Po mendonim për një zgjidhje si të dilnim nga kjo situatë dhe unë i thashë Osmanit që duhet të bënim diçka, qoftë edhe të plagosnim veten. Atyre nuk ua bëmë të ditur në lidhje me vendimin tonë për të mos kryer vrasjen, pasi kishim frikë se çfarë mund të na bënin, kishim frikë për jetën tonë. Në momentin që na e kërkuan, thjesht u thamë në rregull e nuk thamë më asnjë fjalë. Në lidhje me planin për të plagosur veten që të shpëtonim, Osmani nuk pranoi, ndërsa unë isha i bindur që diçka duhet ta bënim për të shpëtuar nga aty”.

VETËPLAGOS­JA

“Ditën e dytë që na kishin vendosur në atë apartament, Osmani del që të blejë gjëra dhe unë vendosa që të vetëplagos­em që të shpëtojmë, nuk doja ta lija Osmanin ta bënte, pasi ai kishte shumë plagë në trup. Osmani ishte invalid lufte. Mora armën që ishte te dhoma dhe dola poshtë në hyrjen e hotelit, aty qëllova një herë në drejtim të hyrjes, thashë që nëse më afroheshin, unë do t’i qëlloja dhe pas kësaj kam qëlluar veten në pjesën e barkut. Kam rënë pa vetëdije dhe jam zgjuar vetëm në momentin që isha në spital. Para se të kryeja vetëplagos­jen dola që të blija një telefon, me të cilin i kam nisur një mesazh vëllait tim që ai ishte numri im dhe pas vetëplagos­jes kam marrë Osmanin në telefon që t’i thosha se çfarë bëra”.

KËRCËNIMI

“Në spital më kanë operuar dhe mjekuar, ndërsa në Shqipëri erdhi edhe vëllai im, të cilin kur u zgjova, e kisha te koka në spital. Vëllai është shoqëruar në Polici ku është marrë në pyetje. Gjatë kësaj kohe që vëllai nuk ishte në spital, dy persona erdhën dhe pasi folën me policin, më takuan mua dhe më thanë se nëse dua ta shikoj vëllain tim, nuk duhet të tregoja asgjë në Polici. Unë nuk kam treguar, as vëllait, i cili edhe sot e kësaj dite nuk di gjë për këtë. Në Polici kam thënë se kishim sherr me disa persona dhe ata më plagosën. Policia më tregoi edhe foton që kishin gjetur në sendet e Osmanit, sepse foton e kishte ai. Pas deklarimev­e, unë jam larguar për në Kosovë”.

NJOHJA ME OSMAN KORPUZIN

“Osmanin e kam njohur që në vitin 2001, jemi takuar në luftën e Maqedonisë, pas kësaj kemi pas dy- tri kontakte të shkurtra me njëritjetr­in. Ka qenë ai që më ka thënë nëse doja të vija në Shqipëri për punë sezonale. Unë kam qenë futbollist dhe në kohën kur isha i lirë, punoja kamerier. Kam pasur familje dhe në atë kohë në Shqipëri erdha për të punuar, pasi të gjithë nga Kosova vijnë në bregdet dhe nuk kishte shumë punë andej. Nuk kishim njerëz që të na prisnin këtu, por kishim menduar që të shkonim direkt në Durrës dhe aty do të kërkonim ç’të ishte”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania