Panorama (Albania)

Shqipëria përfiton 91 milionë euro nga Bashkimi Europian

-

Ambasadori i BE- së firmosi dje marrëveshj­en financiare IPA 2018 me qeverinë shqiptare, duke akorduar 94 milionë euro që do të investohen në disa fusha, teksa kryesorja dhe ku do të shkojë pjesa më e madhe është drejtësia dhe institucio­net e reja që po ngrihen. “94 mln euro që i akordohen Shqipërisë për luftën kundër korrupsion­it, krimit dhe Reformën në Drejtësi. Reforma në Drejtësi dhe lufta kundër korrupsion­it janë përparësi. Ne po ecim drejt një momenti shumë të rëndësishë­m, e kam thënë edhe më parë në lidhje me Reformën në Drejtësi, sesi shumë pak vende kanë kryer një reformë të tillë kaq të thellë dhe Shqipëria është ndoshta i vetmi vend që po kalon këtë proces. Merita, së pari, është e qytetarëve që e dëshironin dhe e kërkuan këtë ndryshim dhe institucio­neve që e morën këtë sfidë. Duhet të vijojë zbatimi, reforma është e pakthyeshm­e”, tha ambasadori Soreca gjatë ceremonisë së djeshme në Ministrinë e Jashtme. “Ne po vendosim në dispozicio­n të reformës 42 mln euro për t’u siguruar që do të vijojë dhe se është e ardhmja. 34 mln euro i jepet një kontribut i drejtpërdr­ejtë buxhetit të Shqipërisë. Sa më shumë zbatohet kjo strategji, aq më shumë para do të kalojnë. Duhet të përmbushen angazhimet e kësaj strategjie për të dhënë rezultate të plota. Mbështetja mbulon të gjitha fushat e sistemit të drejtësisë dhe vjen në një moment shumë të rëndësishë­m për të siguruar ngritjen e shpejtë të institucio­neve të reja, që me padurim e presim”, tha ambasadori. Sipas tij, BE do të financojë dhe luftën kundër krimit. “Javët dhe muajt në vijim do të jetë kyçe, pasi jemi afër krijimit të SPAK dhe BKH dhe po diskutojnë si mund të ndihmohet lufta kundër krimit dhe korrupsion­it. Qytetarët e Shqipërisë kanë shpresa shumë të mëdha dhe Reforma në Drejtësi do të ketë një ndikim të drejtpërdr­ejtë në jetën e tyre, 20 mln euro në dispozicio­n të Prokuroris­ë dhe agjencive të zbatimit të ligjit për të goditur rrjetet kriminale, menaxhimin e kufirit, akademisë së sigurisë, por edhe bashkive për zbatimin e alternativ­ave ekonomike”, tha Soreca.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania