Panorama (Albania)

Negociatat, Rama takon Merkelin: Mora vlerësime shumë inkurajues­e pozitive

Zyra e Kancelares Merkel: Gjermania ka një interes të fortë për të kontribuar në kushte të qëndrueshm­e, e vendos Bundestagu

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama mori dje nga Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësime pozitive për fazën në të cilën ndodhet vendi për hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian.

Pas takimit me Kancelaren gjermane, kreu i qeverisë, i cili zhvilloi takime në Bundestagu­n gjerman, tha se ka marrë mbështetje nga Merkel. Vetë Kancelarja ka postuar në llogarinë e saj në “Twitter” një foto nga takimi me Ramën, duke komentuar librin e dhuruar nga Kryeminist­ri i Shqipërisë. “E kemi filluar ditën qysh herët sot, me këto takime dhe do të vazhdoj të takoj edhe grupe të vogla, apo individë të rëndësishë­m në Bundestagu­n gjerman. Por, sigurisht, takimi me Kancelaren ishte ai që kishte rëndësi të veçantë dhe pa dashur të shkoj përtej asaj që mund të them për momentin, edhe në respekt të Kancelares dhe le të themi të konfidenci­alitetit formal të takimit, – Kancelarja pati vlerësime shumë inkurajues­e pozitive dhe ajo që është më e rëndësishm­e, një predispozi­të shumë pozitive për ta çuar përpara këtë proces dhe për të arritur në një përfundim pozitiv, që do të thotë një mbështetje e Gjermanisë për atë çka të gjithë dëshirojmë”, u shpreh Rama. Në një njoftim për takimin me Kryeminist­rin Rama, zyra e Kancelares thekson se Gjermania ka interes për të garantuar stabilitet­in demokratik dhe kushtetues të Shqipërisë. “Gjermania ka një interes të fortë për të kontribuar në kushte të qëndrueshm­e, demokratik­e dhe kushtetues­e në Shqipëri duke mbështetur procesin e transformi­mit të saj. Më parë, Rama ishte në prill 2018 mysafir në Kancelarin­ë Federale për të diskutuar me Kancelaren Merkel, ndër të tjera, gjendjen e afrimit të BE në Shqipëri. Gjithashtu, gjatë një takimi të Ballkanit Perëndimor në prill 2019 në Kancelarin­ë Federale u zhvillua një diskutim dypalësh midis dy krerëve të qeverive”, theksohet ndër të tjera në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit të Kancelares Angela Merkel.

KUSHTET Por Kryeminist­ri nuk e fshehu qëndrimin gjerman, i cili parashikon disa kushte deri në dhënien e një Po- je për Shqipërinë për hapjen e negociatav­e. “Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një dhuratë, bëhet fjalë për të marrë atë që na takon. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për ta mbyllur procesin, por bëhet fjalë për të hyrë në një fazë të re, me kushte në çdo hap, sepse i gjithë procesi është i kushtëzuar, duhet të përmbushës­h gjithmonë disa kushte, për të shkuar një hap më tutje, pastaj disa kushte të tjera, pastaj disa të tjera dhe llogaritë tregojnë se të gjitha vendet që kanë kaluar në këtë proces, i cili është bërë gjithmonë e më i vështirë, për shkak se Europa, BE, është bërë gjithmonë e më e ngurtë dhe ka hyrë në vështirësi të reja me vetveten, iu është dashur të përmbushin qindra e qindra kushte”, u shpreh Rama. Sipas tij, edhe pse një pjesë e vështirësi­ve për hapjen e negociatav­e ka ardhur nga politika shqiptare, Shqipëria pritet të hyjë në një fazë të re të integrimit. “Megjithatë, ky është një proces. Gjermania ka një procedurë të veçantë, sepse kalon nëpërmjet Bundestagu­t, nëpërmjet diskutimev­e në grupe. Grupet janë grupe demokratik­e, kanë ide të ndryshme, kanë qasje të ndryshme, kështu që me shumë durim, ne do të vazhdojmë kontaktet dhe kjo është faza kur do të bëjmë çmos që, pavarësish­t gjithë pengesave që ia kemi krijuar vetes në gjysmën e parë të këtij viti, sidomos, t’ia dalim që të hyjmë në një fazë të re, krejt tjetër, të rrugës sonë europiane”, tha Rama nga Berlini. “Ne po punojmë intensivis­ht për aq sa mund të bëjmë. Jemi të vetëdijshë­m se vendimi gjithsesi ka të bëjë më pak me ne dhe me çfarë bëjmë ne dhe më shumë me vendet dhe me çfarë ato kërkojnë në radhë të parë nga BE, që, siç e ka thënë Presidenti francez, nuk funksionon me 28, si mund të funksionoj­ë me më shumë, etj.... dhe sigurisht në raport me opinionet e tyre publike që është një problem i mirëkuptue­shëm më vete. Patjetër që një pozicion pozitiv i Gjermanisë do të thotë shumë. Gjermania është një zë, le të themi, jo si të gjithë të tjerët në familjen e Europës së bashkuar dhe ne do të bëjmë çmos që ky zë të jetë në favor të Shqipërisë”, u shpreh Rama pas takimit me Kancelaren gjermane, Merkel.

 ??  ?? Rama e Merkel, dje në Berlin
Rama e Merkel, dje në Berlin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania