Panorama (Albania)

Bundestagu, debatet mes të majtëve dhe të djathtëve

PSD dhe të gjelbrit mbështesin hapjen e negociatav­e

-

“Deutsche Welles” shkruante dje se për socialdemo­kratët dhe të gjelbrit, të cilët e kanë shprehur qysh herët qëndrimin e tyre pro çeljes së negociatav­e, audienca e Edi Ramës në Bundestag nuk solli ndonjë ndryshim në opinion. Deputeti socialdemo­krat, Christian Petry, i tha “Deutsche Welles”, se partia e tij është duke finalizuar kompromisi­n me kristiande­mokratët dhe kristianso­cialët. Sipas Petryt, “po shtohen gjasat që në datat 26 ose 27 shtator të votojmë për një Po, me kushte”. Shefi i komisionit parlamenta­r për çështje të BEsë, Günter Krichbaum, CDU, një nga politikanë­t më skeptikë deri tani për çeljen e negociatav­e me Shqipërinë, nuk u prononcua pas dëgjimit të Ramës në Bundestag. Por një ditë më parë, në një intervistë me DW, ai kishte deklaruar se nuk e përjashton mundësinë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ecin në rrugë të ndryshme drejt BE- së. “Siç thashë, në Bundestagu­n gjerman jemi duke u këshilluar edhe për Shqipërinë, dhe sa i përket pyetjes suaj për ndarje, mund të them se që prej raundit të fundit të zgjerimit të BE, me 10 plus 2 shtete, më 2004 dhe 2007 është parë se është më mirë që vendet të vlerësohen sipas përparimev­e që bëjnë vetë, me të ashtuquajt­urën “principle of own merit”. Prandaj, vendet duhen gjykuar për përpjekjet që bëjnë. Për mua është e qartë se mund të bëhet shkëputja e dy vendeve, e megjithatë në fund mund të ndodhë që bisedimet të fillojnë në të njëjtën kohë për të dyja vendet. Nuk po flasim për fillimin e bisedimeve për kapitujt e pranimit, se ky është hapi i dytë. Ky principle of own merit është një princip i BE dhe secili vend vlerësohet për sukseset e veta”, është shprehur Krichbaum.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania