Panorama (Albania)

Trafiku i drogës drejt BE, në pranga anëtari i 58- të i grupit

Operacioni "Limit", arrestohet edhe 65- vjeçari nga Korça

-

Operacioni "Limit", që goditi dy ditë më parë 4 grupe kriminale që bashkëvepr­onin me njëri- tjetrin, ka vazhduar edhe dje, duke çuar në pranga anëtarin e 58- të të grupit.

I arrestuari është 65- vjeçari nga Korça, Hysni Sadik, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë "Arrest me burg" në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pas arrestimit të tij, vijojnë të jenë në kërkim edhe 7 persona të tjerë, për të cilët po ashtu është caktuar masë sigurimi në mungesë. Operacioni u finalizua pas një hetimi 3- vjeçar, për goditjen e veprimtari­së kriminale të këtyre grupeve që ushtronin veprimtari­në në fushën e narkotikëv­e dhe të trafiqeve të paligjshme. Veprimet operaciona­le u kryen nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, në bashkëpuni­m me Policinë greke dhe me koordinimi­n e SELEC- ut. "Në vijim të operacioni­t ' Limit', shërbimet e Policisë kapën dhe ndaluan shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë ' Arrest në burg', për veprat penale ' Trafikimi i narkotikëv­e', ' Grup i strukturua­r kriminal' dhe ' Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturua­r kriminal'", tha dje zyrtarisht Policia.

OPERACIONI Gjatë operacioni­t në Shqipëri dhe Greqi u sekuestrua­n rreth 320 kg kanabis, 7.5 kg Kanabis në formë çokollate, 2.4 kg Kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, 3800 fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara. Policia tha se në periudhën e hetimit 2016- 2019, është shkëmbyer në kohë reale informacio­n me partnerët tanë nëpërmjet SELEC- ut për aktiviteti­n kriminal të personave të përfshirë në këto grupe

PERSONA

janë arrestuar në Greqi dhe në Shqipëri në kuadër të operacioni­t të koduar "Limit", pasi dyshohen të jenë pjesë e 4 grupeve të strukturua­ra kriminale që trafikonin kanabis dhe kokainë në vende të ndryshme të Bashkimit Europian kriminale dhe si rezultat, nga autoritete­t policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktiviteti­n kriminal të trafikimit dhe shpërndarj­es të narkotikëv­e. Ndërsa gjatë operacioni­t "Limit" të zhvilluar në Shqipëri, u arrestuan 23 persona dhe 8 u shpallën në kërkim, njëri prej të cilëve u kap mëngjesin e djeshëm nga Policia e Shtetit. "Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim. Nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentim­in e plotë të aktiviteti­t kriminal të këtyre grupeve të strukturua­ra kriminale, me qëllim identifiki­min dhe arrestimin e anëtarëve të tjerë të përfshirë", tha Policia.

 ??  ?? Gjatë arrestimev­e në kuadër të operacioni­t “Limit”
Gjatë arrestimev­e në kuadër të operacioni­t “Limit”
 ??  ??
 ??  ?? Droga e kapur në Janinë
Droga e kapur në Janinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania