Panorama (Albania)

Gjyqtari i Administra­tives konfirmohe­t për herë të dytë

Komisioner­i ankimoi vendimin pas rekomandim­it të ONM

-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK- së dhe të konfirmojë për të dytën herë gjyqtarin e Gjykatës Administra­tive, Gentian Medja. a

Problemet me aftësitë profesiona­le çuan në apelimin e vendimit të Shkallës së Parë nga ana e Komisioner­it Publik, i cili mori edhe një rekomandim nga Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t për këtë rast. "Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi mori në shqyrtim metodologj­inë e propozuar nga Komisioner­i Publik, shqyrtoi vendimin e KPK, mbështetur në kriteret dhe treguesit që janë përdorur në këtë metodologj­i, arriti në përfundimi­n se vendimi i KPK është i drejtë dhe duhet lënë në fuqi. Për këto arsye, trupi gjykues i KPA, me shumicë votash vendosi lënien në fuqi të vendimit të KPK për Medjan", tha kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj. Një seancë më parë, Komisioner­i Publik kishte hequr dorë nga ankimi i bërë konfirmimi­t në detyrë të Medjes dhe tha se duke marrë në konsiderat­ë provat e paraqitura, përfshi qëndrimin e kryetarit të Gjykatës Administra­tive mbi ngarkesën dhe etikën në punë, atë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atë të Shkollës së Magjistrat­urës, rezultonte se gjyqtari Gentian Medja ishte i aftë profesiona­lisht. E megjithatë, ligji për procesin e rivlerësim­it kalimtar e parashikon shkarkimin vetëm në raste kur shkeljet janë të rënda dhe subjekti nuk mund të bëhet i aftë për 1 vit në Shkollën e Magjistrat­urës. Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t kishte rekomandua­r ankimimin e vendimit të konfirmimi­t të Medjes, i cili nga hetimi rezultoi se ishte një nga gjyqtarët më të "varfër" të sistemit. "Në datë 9 gusht 2018, Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t u ka paraqitur komisioner­ëve publikë rekomandim­in për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK për konfirmimi­n në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administra­tive, Shkalla e Parë Tiranë, Gentian Medja", njoftoi Komisioner­i Publik. Ndërkohë, nga vlerësimi në Shkallë të Parë, rezultoi se në kriterin e pasurisë dhe atë të figurës, gjyqtari rezulton i pastër. Në bazë të vendimit të zbardhur të KPKsë, disa prej problemeve të konstatuar­a në lidhje me aftësitë profesiona­le, nuk janë të tilla sa të cenojnë integritet­in e gjyqtarit. Në përfundim, anëtarët e trupës gjykuese për rastin, janë shprehur se subjekti ka arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, ka arritur nivel të besueshëm në kontrollin e figurës, sa i takon aftësive profesiona­le, ka arritur nivel kualifikue­s në vlerësimin e aftësive profesiona­le.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania