Panorama (Albania)

Pasuria shkarkon gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Gjovalin Përnocën. Gjatë seancës dëgjimore, KPK- ja konstatoi një sërë problemesh me pasuritë e Përnocës, i cili nga ana tjetër bëri një mbrojtje të gjatë duke kërkuar në fund konfirmimi­n në detyrë. Gjatë ditës së djeshme, KPK- ja bëri të ditur se gjyqtari nuk kishte arritur nivelin e besueshëm në kriterin e pasurisë e për këtë është vendosur shkarkimi i tij nga detyra. "Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it njofton se, pas shqyrtimit të dokumentac­ionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësim­it, z. Gjovalin Përnoca, bazuar në ligj vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësim­it, Gjovalin Përnoca, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, z. Olsi Komici relator, znj. Suela Zhegu anëtare, do t'u njoftohet subjektit të rivlerësim­it, komisioner­ëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombët­arë brenda 30 ditëve", njoftoi Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. Gjovalin Përnoca e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmëspro­kuror dhe prokuror në qytetin e Kukësit dhe në Mirditë. Në vitin 2003, ai është zgjedhur gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, detyrë të cilën e ushtron tashmë prej 15 vitesh. Përnoca u përball për herë të dytë në seancë dëgjimore me KPK- në, pasi më 30 korrik, ai kërkoi më shumë kohë për të siguruar 7 prova, që i cilësoi vendimtare për procesin. Por, seanca e së martës la pas sërish probleme me pasurinë. Ndërkohë, në seancën dëgjimore, relatori Olsi Komici tha në fillim të seancës se gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda kishte marrë një raport negativ nga ILDKPKI, i cili konstatont­e deklarime të pasakta dhe mungesë burimesh të ligjshme për pasurinë. Gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it shkuan në të njëjtën linjë me raportin e ILDKPKI- së. Komisioni ngriti pikëpyetje­t për blerjen dhe shitjen e disa pronave të paluajtshm­e. Problemet e ngritura nga KPK- ja, duket se kreu i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda nuk arriti t'i sheshonte edhe pas sigurimit të provave të reja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania