Panorama (Albania)

Lleshaj: Do rihapim dosjet e policëve të vrarë

"Për fat të keq, dhjetëra dosje flenë në sirtarët e drejtësisë"

- Kolë Ndreshaj

Ministria e Brendshme, në bashkëpuni­m me një fondacion të sapohapur, "Gjurmë", do të ndihmojë familjet e policëve të vrarë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, këtë nismë e prezantoi pas një vizite në qytetin e Shkodrës në familjen e policit të vrarë, Kolë Ndreshaj. Ministri i premtoi familjes Ndreshaj rikonstruk­sionin e plotë të shtëpisë së tyre të vjetruar dhe pa kushtet normale. Ai u njoh me vështirësi­të e familjes Ndreshaj, ndërsa kur në një moment preku murin e shtëpisë, suvatimi ra në tokë, çka tregoi amortizimi­n e banesës. Ministri Lleshaj u shpreh se të gjitha familjet e policëve të vrarë do të kenë një mbështetje, sepse problemati­kat që kanë, janë të mëdha dhe se deri tani nuk është bërë aq sa duhet. "Gjatë gjithë këtyre muajve që jam në detyrë, kam takuar familjarët e policëve të vrarë që kanë rënë në krye të detyrës, e në fakt në Shqipëri janë shumë, sepse janë 224 dhe e kuptoni se sa fëmijë kanë humbur babanë, ndaj sot e kemi ne për detyrë për të bërë babanë dhe për t'u kujdesur për ta. Nevoja për të ndihmuar familjet në nevojë mbetet ende e madhe dhe një prej tyre është familja e policit të vrarë Kolë Ndreshaj këtu në Shkodër. Pashë që jetojnë në kushte vërtetë të rënda dhe kemi menduar të ndërmarrim një hap të madh duke krijuar fondacioni­n ' Gjurmë', i përbërë nga fëmijë të policëve të vrarë. Përmes këtij fondacioni, do t'i bëjmë thirrje shoqërisë që të kontribuoj­në. Fillimisht janë vetë efektivët e Policisë që kanë mbledhur donacione për familjen Ndreshaj dhe kjo si një shembull për gjithë të tjerët", u shpreh Lleshaj. I pyetur mbi zbardhjen e ngjarjeve të policëve të vrarë, si në rastin e Kolë Ndreshaj, ku kanë kaluar thuajse 10 vite dhe ende nuk ka një autor, Lleshaj u shpreh se shpreson që me reformën në drejtësi dosjet të rihapen dhe autorët të vihen para përgjegjës­isë. "Për fat të keq, ka shumë krime të rënda me policë të vrarë që nuk janë zbardhur dhe ende flenë në sirtarët e drejtësisë sonë. Me dhjetëra e dhjetëra dosje që nuk mund të harrohen kurrë dhe ne kemi besim të plotë që me reformën e madhe në drejtësi edhe rihapja e dosjeve, që kurrë s'do t'i lëmë të vjetra, të bëhet nga institucio­net e reja që do krijohen. Policia e shtetit ka për të luajtur rolin e saj që dosjet e policëve të rënë në detyrë, për të cilat ende nuk janë zbardhur të gjejnë përgjigjen dhe një ditë ata që kanë hesape për të larë të japin llogari para drejtësisë", tha Lleshaj. Gjatë vizitës, ministri i Brendshëm shoqërohej nga drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, dhe nga fëmijët e policëve të vrarë që janë drejtues të fondacioni­t "Gjurmë", i cili do të ketë në fokus mbështetje­n e familjeve të policëve të vrarë në Shqipëri. s. n.

 ??  ?? Ministri Lleshaj, dje gjatë vizitës në familjen e policit të vrarë, Kolë Ndreshaj
Ministri Lleshaj, dje gjatë vizitës në familjen e policit të vrarë, Kolë Ndreshaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania