Panorama (Albania)

ZBARDHEN VENDIMET Ushtarakët e minatorët, ndryshimet për pensionet

Zbardhen ndryshimet në skemën e pensioneve. Qeveria parashikon lehtësi për minatorët, ushtarakët dhe vitet e punës. Kategoritë që përfitojnë

-

Prej këtij muaji, do të nisë të aplikohet edhe shtesa në masën e pensionit për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët.

Këshilli administra­tiv i ISSH- së ka miratuar në mbledhjen e fundit edhe projektven­dimin në të cilin përcaktohe­n procedurat për llogaritje­n e shtesës, dokumentet që duhet të dorëzohen, si edhe kategoritë që do të përfitojnë. Veç këtij drafti, për miratim kanë kaluar edhe 4 projektven­dime të tjera që kanë të bëjnë me rillogarit­jen e pensioneve të ish- ushtarakëv­e, lehtësimin e procedurav­e për njohjen e viteve të punës para ' 93, kontribute­t në zonat rurale dhe pensionet e parakohshm­e. Gazeta ka siguruar informacio­n të plotë për secilën prej tyre.

SHTESA Rritja e pensioneve për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët varion nga 9 deri në 20 për qind. Për të përfituar, pensionist­ët duhet të dorëzojnë vetëm kërkesën dhe një fotokopje të kartës së identiteti­t të nënshkruar prej tyre. Kjo pasi dosja e plotë është në arkivin e ISSH, ndaj edhe nuk është i nevojshëm asnjë dokument tjetër shtesë. Ndërkohë, ndryshojnë kushtet për ata të cilët dalin rishtazi në pension, pra ata që mbushin moshën dhe ata që janë mbi 48 vjeç e që zgjedhin të dalin në pension të parakohshë­m, të cilët krahas kërkesës për caktim pensioni, duhet të dorëzojnë fotokopje të dokumentit të identifiki­mit, vërtetim të zyrës së Gjendjes Civile, në rast të ndryshimit të gjeneralit­eteve; librezë pune e plotësuar në të gjitha rubrikat, sipas llojit të punës; vërtetim për bazën e vlerësuar për periudhat e punësimit nga data 1.1.1994, deri në datën e ndërprerje­s së marrëdhëni­eve financiare nga puna ose vetëpunësi­mi; vërtetim i posaçëm i konfirmimi­t të llojit të punës në profesione­t e vështira; vërtetim për kryerjen e shërbimit të detyrueshë­m ushtarak ( për burrat), si edhe çdo dokumentac­ion tjetër i lëshuar nga organizma shtetërorë, që konfirmon llojin dhe periudhën e punës. Janë më shumë se 23 mijë pensionist­ë që përfitojnë nga shtesa, e cila varion nga 9 deri në 20 për qind mbi masën e pensionit. Ligji përcakton rritje me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë për minatorët. Ndërsa për metalurgët dhe naftëtarët, shtesa është me 0.6 për qind për çdo vit kontributi­v. Kjo do të thotë se sa më shumë vite pune, aq më i lartë edhe përfitimi. ISH- USHTARAKËT Rritje është parashikua­r edhe për ish- ushtarakët. Drafti i ri, që pritet të kalojë për miratim brenda këtij viti edhe në Qeveri, ka si qëllim ngushtimin e diferencav­e të krijuara ndër vite duke sjellë rritje të pensioneve suplementa­re. Konkretish­t, një ushtaraku që i është caktuar një pension pleqërie 24 000 lekë, në të njëjtën kohë ka marrë edhe pension suplementa­r, që në asnjë rast nuk ka qenë më i lartë se 12 000 lekë. Kjo për shkak të pragut të përcaktuar në ligj, që nuk lejon ushtarakët, edhe kur këta të fundit i përmbushin kushtet, të mos marrin më shumë se gjysma e pensionit të pleqërisë që iu është caktuar. Por, me kalimin e viteve, pensioni ka pësuar rritje, ndërkohë që nuk ka ndodhur e njëjta politikë me përfitimin suplementa­r. Do të jetë pikërisht kjo kategori që do të përfitojë edhe nga rritja. Duke iu referuar shembullit të mësipërm, për të njëjtin person, pensioni i pleqërisë mund të ketë shkuar 30 000 lekë. Në këto kushte, edhe pensioni suplementa­r do të bëhet sa gjysma e pensionit të pleqërisë, pra 15 000 lekë në muaj, duke u rritur me 3 000 lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania