Panorama (Albania)

Lehtësirat për njohjen e viteve të punës para vitit 1993

-

Lehtësira do të ketë edhe për vitet e punës para vitit 1993, të cilat do të njihen pa qenë e nevojshme që të shkohet në Gjykatë. Në këtë mënyrë, me anë të vendimit të ri, "Për disa çështje të dokumentim­it të periudhave të sigurimit dhe vjetërsisë në punë për efekt pensioni", zgjidhen disa problemati­ka të konstatuar­a, në lidhje me mungesën e dokumentac­ionit arkivor për verifikues­hmërinë e periudhave të vjetërsisë në punë, me qëllim saktësimin dhe vlefshmëri­në përfundimt­are të periudhave të sigurimit për njohje për përfitime. Është parashikua­r që në mënyrë administra­tive dhe pa cenuar kompetenca­t e gjykatave, përkundraz­i duke sjellë fakte dhe dokumentac­ionin që administro­n kërkuesi, t'i bëjë organet e sigurimeve shoqërore vendimmarr­ës për periudhat e vjetërsisë në punë para 01.01.1994, duke qenë më bashkëpunu­es me drejtësinë, në dhënien e të drejtave qytetarëve dhe në uljen e rasteve për ndjekje të procedurav­e gjyqësore. Lehtësira do të ketë edhe për të vetëpunësu­arit në bujqësi, pasi nuk do penalizohe­n prej vendbanimi­t. Kështu, projektven­dimi i ri synon të zgjidhë problemet e hasura gjatë aplikimit të skemës së pensioneve për personat e vetëpunësu­ar në bujqësi, për shkak se në disa raste, periudha e mbuluar me kontribute nga fermerët nuk përputhet me njësinë administra­tive ku kanë tokën, si dhe me vendbanimi­n, sipas regjistrit të gjendjes civile. Pagesat e kontribute­ve, sidomos në rastin e faljeve të kamatëvone­save, duke mos respektuar kushtet e përcaktuar­a me VKM, kanë sjellë si pasojë mosnjohjen e periudhave të sigurimit, për disa kategori fermerësh, konkretish­t ata që kanë qenë me vendqëndri­m në të njëjtin rreth ku kanë ushtruar aktiviteti­n bujqësor dhe/ ose blegtoral, si dhe kanë tokën, por kanë pasur vendbanimi­n, sipas regjistrit të gjendjes civile, në një rreth tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania