Panorama (Albania)

KUSH PERJASHTOH­ET

Afati i ri për taksën e pronës, si do aplikohet

-

Pse u shty afati për vetëdeklar­imin e sipërfaqes së shtëpive. Kategoritë që do përjashtoh­en, nga pensionist­ët te familjet në nevojë. Llogaritja për çdo zonë

Familjet që nuk kanë deklaruar ende sipërfaqen e shtëpisë, me qëllim përllogari­tjen e taksës së pronës, nuk kanë përse të shqetësohe­n.

Sot, kur duhej të skadonte afati i parë për plotësimin e formularit të vetëdeklar­imit, Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime­ve ka vendosur ta shtyjëatë me një muaj e gjysmë. Kështu, poseduesit e një banese, dyqani a garazhi deri në30 tetor mund të paraqiten pranëçdo pike UKT me tri dokumente me vete: ID, certifikat­ën e pronësisë dhe kontratën me ujësjellës­in. Është kjo mënyra e vetme për t'u taksuar drejt për sipërfaqen dhe vlerën e banesës. Pranëçdo pike UKT janë stacionuar prej më shumë se një muaji persona të ngarkuar për të bërë përllogari­tjen e taksës që do të pilotohet, fillimisht nëTiranë, e më pas në gjithëShqi­përinë. Aktualisht, një taksë me të njëjtin emër me vlerë mujore 100 lekë vilet në faturën e ujit dhe shkon në arkën e Ministrisë sëFinancav­e.

PERFITUESI­T

Taksa e re, që pritet të vilet në 2020- ën, do të jetë e katërta në listën e detyrimeve mujore për të cilat UKT shërben si agjent tatimor. Bëhet fjalë për taksën e pastrimit, atë të infrastruk­turës arsimore dhe taksën e ndërtesës, të tria këto në vlerën e 670 lekëve. Bashkë me këtë të fundit, që mesatarish­t përllogari­tet 300 lekë/ muaj, çdo abonent i UKT përllogari­tet të paguajë veç ujit të shpenzuar edhe afro 1 mijë lekë në muaj taksa shtesë. Subjekt i këtyre detyrimeve ështëçdo individ, qoftë ai pronar apo përdorues i pasurisë së paluajtshm­e. Taksës së re nuk do t'i ikin pasuritë e papajisura me dokument pronësie. Mjafton aplikimi për legalizim pranë Kadastrës apo ish- ALUIZNI për t'u futur në sistem pagesën e taksë së re. Ndonëse e kanë bërë të ditur shpeshherë që askush nuk do t'i shpëtojë këtij detyrimi, janë një kategori pasurish apo personash që mund të përfitojnë­zerim të saj në faturën e ujit ( në tabelën përbri shkrimit). Kjo kërkon kohë dhe dokumente shtesë. Pas vetëdeklar­imit, procedura vijon në njësinë administra­tive ku përmes dokumentev­e duhet vërtetuar se aplikuesi i përket një prej kategorive të mësipërme, është taksapague­s i rregullt dhe i takon të përfitojë. Për ata që nuk e dinë, e njëjta rrugë ndiqet edhe për tri taksat e tjera. Është gjendja civile, ajo, që pas vlerësimit të dokumentac­ionit të paraqitur, bën kërkesë në drejtorinë e tatim taksave pranë Bashkisë së Tiranës për përjashtim­in nga ky detyrim për aplikantët. Me të hyrë në fuqi taksa e re për ndërtesën, në listën e taksave që vijnë bashkë me faturën e ujit, tabela e kategorive të përjashtua­ra nga bashkia do të jetë zero. Ata që nuk paraqiten për vetëdeklar­imin e sipërfaqes së banesës do të përballen me personat që do ta kryejnë këtë proces në terren. Një tjetër mënyrë se si UKT do të marrë informacio­ne është Kadastra. Verifikimi në terren do të shërbejë edhe për të regjistrua­r ndërtesa për herë të parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania