Panorama (Albania)

“E mo qukapiku i babit”, zbardhen përgjimet e katër grupeve që trafikonin drogë

Zbardhen përgjimet e anëtarëve të 4 grupeve kriminale: "Nikshi" do takonte "Pinokun" për këtë muhabet apo do merrte ndonjë gjë?

-

Përgjimi i bisedave telefonike mes anëtarëve të 4 grupeve kriminale, që u goditën gjatë operacioni­t "Limit", ka zbardhur rolet e secilit prej të arrestuarv­e në Greqi e Shqipëri, por edhe vendet ku sigurohej droga, si trafikohej dhe si merreshin paratë. Gazeta "Panorama" ka siguruar dosjen e plotë të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, prej 60 faqesh, ku renditen provat dhe përgjimet që implikojnë në trafikun ndërkombët­ar të drogës 58 personat e identifiku­ar, por edhe të tjerë që nuk janë identifiku­ar ende. Në vijim të përgjimeve, Prokuroria ka zbardhur transkript­et e trafikantë­ve, të cilët bisedojnë për çështje të ndryshme dhe ku, natyrisht mburrja, teksa bisedojnë për pazaret dhe interesat mes tyre. Në dosje theksohet se drejtuesi i grupit kriminal është shtetasi Nikolin Kapurani, i cili është arrestuar më 11 dhjetor të vitit të kaluar në Selanik të Greqisë, bashkë me 30 shtetas të tjerë shqiptarë. Gjithashtu, në dosje renditen bisedat e Olger Bamllarit, i cili vazhdon të jetë person në kërkim dhe që në shumicën e përgjimeve del si personi që bën lidhjet me anëtarët e tjerë të grupit, për të marrë drogën, por edhe për të dorëzuar paratë.

PERGJIMET Më 11 dhjetor 2018, në Selanik janë arrestuar 31 shqiptarë dhe një i huaj, ndër të cilët Nikolin Kapurani, si drejtues i grupit kriminal, i cili kishte rolin e shpërndarj­es së drogës. Lënda narkotike trafikohej nga Shqipëria në Greqi nga shtetasi Olger Bamllari dhe Aleksandër Pepi ( Bani). Mes Olgerit, Aleksandri­t, i njohur edhe me emrin "Veshua" dhe shtetasit me emrin "Bledi" rezident në Greqi, ende i paidentifi­kuar është zhvilluar një bisedë telefonike: Olgeri: E mo, vëlla! Aleksandri: E mo, vëlla! Olgeri: E mo! Aleksandri: Më hyr pak andeja. Olgeri: E mo! Aleksadnri: Hyr me pak andej Olgeri: Mirë, o mirë. Më pas është përgjuar edhe një bisedë mes shtetasve Olger Bamllari dhe shtetasit Erion Demolli Erioni: E vëlla Olgeri: Çar po bën o? Erioni: Hiç, ja Olgeri: Po ikën rrugës? Erioni: Po Olgeri: Futu ca andej Erioni: Hë? Olgeri: Futu një çikë andej se po të shkruaj. Më pas biseda mes tyre vazhdon me kode. Olgeri shprehet se ndodhet në Fier, ku dyshohet se ndodhet lënda narkotike e llojit kokainë dhe Erioni ndodhet në Përmet dhe dyshohet se ka lëvizur deri në Gjirokastë­r, Skrapar për gjetjen e lënës kanabis sativa. Erioni: E mo vëlla Olgeri: E mo qukapiku i babit Erioni: Po ku hyn ti s'hyn drita o burrë i dheut Olgeri: Hë? Erioni: Ku hyn ti, s'hyn drita Olgeri: Nuk të mora vesh Erioni: Ku hy unë s'hyn drita o burri i dheut, po them Olgeri: E mo. Po lërë mo ku hyn ti, po unë, unë që e kisha. Të thashë që në fillim pa ashtu. Erioni: Ku vete unë? Olgeri: Të thashë unë që në fillim, ore, s'ashtu Erioni: Më the Olgeri: Po hë bre vari ka... gabimi qe i imi... Ç'ar po bën ti? Erioni: Hë? Ja po ja, një çikë bukë Olgeri: Ku po ha bukë o? Erioni: Në Përmet Olgeri: Në Përmet? Mirë o Erioni: Ç'të bëj. Një supkë Olgeri: Hiç, unë në Fier do jem... Olger Bamllari dhe një shtetas i paidentifi­kuar që ndodhet në Greqi, flasin për një person që e thërrasin Nikshi dhe është shtetasi Nikolin Kapurani. Olgeri i kërkon personit të shkojë të takojë "Pinokun", t'i marrë "letrat" që nënkupton lekët dhe t'ia dërgojë në Korçë. Olgeri: Vajtët aty në ay o? Pinoku? Personi i paidentifi­kuar: Ku o? Olgeri: Pinoku Personi i paidentifi­kuar: Jo Olgeri: Hë? Personi i paidentifi­kuar: Jo Olgeri: Po merre mo Nikshin se ia dërguam Nikshit numrin Personi i paidentifi­kuar: Mirë o, ja t'i them Nikshit Olgeri: Edhe shiko, dëgjo, ku je ti? Personi i paidentifi­kuar: Unë jam këtu në Kamara Olgeri: Po ik o, takoje një çikë, ja të dërgoj një numër unë e takoje Pinokun edhe merri ca letra edhe m'i dërgo në... direkt atje.

Olgeri: Diskutoje, diskutoje një çikë me Nikshin se mos ia ka marrë Nikshi edhe ta dërgoj numrin unë, edhe shko merrja e m'i dërgo direkt

Personi i paidentifi­kuar: Tashi Nikshi do takonte Pinokun për këtë muhabet apo do merrte ndonjë gjë?

Olgeri: Po vetëm për këtë, do merrte këto Nikshi. Thuaj i ka marrë apo s'i ka marrë. Po qe se i ka marrë, mirë edhe t'i dërgojë aty. Personi i paidentifi­kuar: Mirë, mirë. Mirë o vëlla Olgeri: Edhe po qe se na dërguat juve ndonjë gjë mirë do bëni...

Në një tjetër bisedë të zhvilluar mes Olger Bamllarit dhe një shtetasi të paidentifi­kuar, i cili ndodhet në Greqi dhe identifiko­het si "Pinoku" dhe ka lidhje me bisedën e mësipërme, që i thotë Olgerit se i ka dhënë personit që ka shkuar e ka takuar dhe duhet të jetë personi tjetër i paidentifi­kuar që fliste Olgeri, i ka dhënë 2.5, që nënkupton 2500 euro. Ky person konfirmon se e ka takuar "Pinokun" dhe i ka marrë "ato". Olgeri i thotë që të bëjë dhe ai të vetat dhe t'ia nisë. Personi i konfirmon se do t'i nisë 3.6, që do të thotë 3600 euro, e konkretish­t: Personi i paidentifi­kuar: E vëlla Olgeri: I more o? Personi i paidentifi­kuar: I mora. Dëgjon o? Olgeri: Hë? Personi i paidentifi­kuar: Ia dërgova edhe numrin tënd këtij se më tha nëma numrin e Gerit.

Olgeri: Po mo, po, se më tha që joooo, kam hall se ishte apo s'ishte aty. Ishte i vogël tha, s'ishte ay tjetri tha. Personi i paidentifi­kuar: Ç'thotë? Hë hë hë... Olgeri: E shiko të keqen vëllai, shikoni edhe ndonjë gjë juve ç'do më bëni se jam... Personi i paidentifi­kuar: Po de Olgeri: Mirë? Personi i paidentifi­kuar: 3.6 është Olgeri: M'i nis direkt. Mirë? Personi i paidentifi­kuar: Ja, mo, tani sa të vete në shtëpi të marr ato dhe do iki. Mirë?

Olgeri: Mirë

Në një tjetër bisedë të zhvilluar mes Olger Bamllarit dhe një shtetasi të paidentifi­kuar, i cili ndodhet në Greqi dhe identifiko­het si "Pinoku" dhe ka lidhje me bisedën e mësipërme, që i thotë Olgerit se i ka dhënë personit që ka shkuar e ka takuar dhe duhet të jetë personi tjetër i paidentifi­kuar që fliste Olgeri, i ka dhënë 2.5, që nënkupton 2500 euro. Ky person konfirmon se e ka takuar "Pinokun" dhe i ka marrë "ato". Olgeri i thotë që të bëjë dhe ai të vetat dhe t'ia nisë. Personi i konfirmon se do t'i nisë 3.6, që do të thotë 3600 euro

 ??  ?? Ardi Veliu, gjatë konferencë­s për operacioni­n
Ardi Veliu, gjatë konferencë­s për operacioni­n
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e dosjes së Prokuroris­ë
Faksimile e dosjes së Prokuroris­ë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania