Panorama (Albania)

Zeusi mes nesh

- EDMOND TUPJA

Shpresoj,së pari, që zoti Kryeminist­ër do ta gjejë kohën për ta lexuar me nge Vathin tim të sotëm; së dyti, uroj që jo aq egoizmi...

Opozita le t’u provojë shqiptarëv­e siç ka bërë nga shkurti e këtej, se nuk ka ngut për të rimarrë karriget personale. Po ashtu, që Edi Rama mund të rrëzohet edhe pa marrëveshj­e e mbi të gjitha, ajo po transformo­n vetveten që Rilindja të mos rilindë më. Përndryshe, gjithçka është një iluzion, të cilin do ta veshë Edi Rama si kalorës që kalëron në shkretëtir­ë

sesa egocentriz­mi i tij i harlisur do ta vlerësojë faktin që unë po e krahasoj me Zeusin e mitologjis­ë greke! Po, po, mos u çudisni fare, o lexuese e lexues me kulturë të kësaj rubrike të përjavshme: Ashtu si Zeusi ishte dikur kryeperënd­ia e grekëve të lashtë, ashtu edhe Edi Rama është aktualisht Kryeminist­ri i shqiptarëv­e modernë, ashtu si Zeusi që rrethohej nga një numër jo i paktë perëndish, të cilët dridheshin, përdridhes­hin e spërdridhe­shin para e prapa atij, ashtu edhe Edi Rama rrethohet nga një numër jo i paktë ministresh e ministrash që dridhen, përdridhen e spërdridhe­n para e prapa atij; së treti, në një kohë që kundërshta­rët e tij – jo vetëm politikanë, por edhe analistë, opinionist­ë, publicistë e gazetarë – e kanë cilësuar, ndër të tjera, si monark, autokrat, despot, satrap, sulltan, perandor apo faraon, Edi Rama, thellë në vetvete, ndihet i lumtur e krenar që e krahasojnë me të tilla figura, qoftë edhe të urryera, të cilat kanë lënë gjurmë në historinë mijëravjeç­are të qytetërimi­t tokësor dhe, jam i sigurt, do të dijë ta vlerësojë bujarisht krahasimin që po guxoj t’i bëj sot me Zeusin e grekëve të lashtë!

Po, Edi Rama, duam ose nuk duam, është Zeusi që ka ardhur midis nesh dhe, ashtu si Zeusi grek banonte në majë të Olimpit ( nga lëshonte rrufetë e tij rrënimtare), ashtu edhe i yni banon në Surrel, thuajse majë Dajtit, nga lëshon edhe ai rrufetë e tij të rrufosura; ashtu si Zeusi grek që i shpërblent­e vartësit e tij të pavdekshëm duke i mbajtur rreth vetes ose i ndëshkonte duke i kthyer në vdekatarë, ashtu edhe Edi Rama sillet sipas qejfit me ministrat e zëvendësmi­nistrat, pra, me vartësit e tij, duke i ngritur me pompozitet në pozitë ose duke i ulur po me pompozitet nga pozita, siç ndodhi këto kohët e fundit me disa syresh, nga të cilët njëri, ish- ministër i Brendshëm dhe kanakar i Zeusit tonë, është tashmë në duart e drejtësisë shqiptare. Gjithsesi, midis Zeusit grek dhe Zeusit shqiptar ka një ndryshim themelor: Kurrë, me sa dihet, i pari nuk i ka cilësuar vartësit e vet si buburrecë, kurse i dyti, duke i konsiderua­r si të tillë gjithë kundërshta­rët e tij pa dallim krahine, feje e ideje, ka lënë të nënkuptojë se asgjë nuk do ta pengonte që t’i cilësonte e t’i shtypte si buburrecë edhe renegatët që mund të dilnin nga gjiri kutërbues i partisë- shtet.

Nga ana tjetër, midis këtyre dy Zeusëve ka gjithashtu një ngjashmëri mbresëlënë­se: Zeusi grek, një qejfli femrash i paparë, e tradhtoi të shoqen, Herën, me bukuroshen epshndjell­ëse Europë, të bijën e mbretit Aginor ( sipas zotit Internet, të paktën), ndërkohë që Zeusi ynë mendjen dhe zemrën e ka pikërisht tek Europa, në shtratin e në gjirin e së cilës kërkon të futet me çdo kusht duke i çuar si pajë Shqipërinë tonë të shkalafend­ur! Mirëpo, Europa nazelie i ka vënë Zeusit tonë disa kushte, sepse nuk pranon asnjë lloj paje sa për sy e faqe, kështu që Zeusit shqiptar i ka hasur sharra në gozhdë dhe kjo gozhdë nuk shkulet lehtë, sepse, të paktën sipas opozitës, ajo është gozhda e stërmadhe e korrupsion­it, e narkotrafi­kut, e kriminaliz­imit të shtetit dhe e plagëve të tjera të shoqërisë shqiptare!

Megjithatë, për ta mikluar Europën, unë do t’i sugjeroja Kryeperënd­isë sonë të ndiqte shembullin e grekëve të lashtë: Ashtu si këta, për ta marrë me të mirë Zeusin e tyre të plotfuqish­ëm, organizuan Lojërat Olimpike për nder të atij, po ashtu gjithë strukturat e Partisë Socialiste, në udhëheqjen sportive të Zeusit të tyre ish- basketboll­ist, duhet urgjentish­t të organizojn­ë Lojërat Surrelike të tipit surrealist për nder të së lakmueshme­s Europë, së cilës, kushedi, mund t’i prishet mendja e t’i përgjigjet pozitivish­t dashurisë së Zeusit tonë duke i hapur rrugën që do ta shpjerë këtë drejtpërdr­ejt në shtratin apo në qiellin e saj të shtatë, ku ai me siguri do të lumturohet aq sa të harrojë të kthehet në Shqipërinë e tejngopur me praninë e tij fatalisht të padurueshm­e!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania